BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit
x
BREAKING NEWS

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e rëndësishëm dhe tregon çfarë pritet: Kemi frikë nga…

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e
x
BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x

Politike

“Fantazma e Millosheviçit në PD”, Frrok Çupi nxjerr të dhënat ‘bombë’ për Berishën dhe zbardh çfarë do të ndodhë në selinë blu: Ka vdek....

“Fantazma e Millosheviçit në PD”, Frrok Çupi

Fantazma e Millosheviçit në PD

Frrok Çupi

Në Partinë Demokratike ka rënë bomba, por këta po bëhen gati për zgjedhje. Njësoj si në përrallën ballkanike ku tregohet se si kishte ‘ngordhur kali’.

Përralla:

Vëllai vinte nga ushtria dhe takon të vëllanë:

-Ka ngordhur kali, vëlla!- i tha ky që e priste.

-Ça thua?!, kali i bardhë?… Po ça ndodhi?

-Kur u dogj shtëpia, vëlla, zjarri e zuri kalin në haur.

-Ça thua, edhe shtëpia është djegur?

-Po vëlla, u dogj. Dikush ia vuri flakën ditën kur po varrosnin babën..

-Po ça thua!?… Edhe baba ka vdekë?

– Po vëlla.

Realiteti, jashtë përrallës:

Në Partinë Demokratike ‘ka vdek baba’ Berisha, por këta po bëhen gati për zgjedhje. Edhe pse Berisha ‘ka rënë’ nën sulmet e Amerikës, këta bëjnë sikur nuk ka ndodhur kurrgjë. Të njëjtën gjë bënë në vitin 2006 bijtë e Saddam Hussein- Uday Hussein, Raghad Hussein, Qusay Hussein, Rana Hussein, Hala Hussein…. Këta, edhe pse babai ishte fshehur në një shpellë, dëshmonin luks dhe rezistencë kundër Amerikës.

Pasnesër Partia Demokratike thotë se do të zgjedhë kryetarin; por në fakt ‘do të martohet me gruan që kishte’. Kryetar do të jetë prapë ai që ishte, Lul Basha; ndërsa tre të tjetër do të jenë armiq.

Salla dhe zemrat e anëtarëve të PD do të mbulohen nga fantazma e Berishës. Ai e çoi PD- në nga një aspiratë për demokraci, drejt greminave të minuara të Demokracisë, tani PD është një neveri. Lufta që ka shpallur kundër Amerikës është lufta e fundit që ka zhvilluar kundër njeriut, kundër pronës, kundër ligjit, kundër të drejtës dhe shtetit.

Edhe ‘kasapi’ tjetër i Ballkanit, Millosheviç, para dhe pas vdekjes e mbuloi Partinë Socialiste të Serbisë me hijen e tij. I akuzuar për ‘krime kundër njerëzimit’, guxoi të lëshojë hije; por më shumë guxuan ata të Partisë së tij Socialiste që të mbulohen ‘me krenari’ nga hija e tij. Kështu është, njësoj, në PD: Të katër kandidatët, inkludë Basha, betohen për Berishën. Jo se të gjithë e duan me shpirt, por se askush nuk fiton në PD nëse nuk do ‘Millosheviçin’ e Tiranës. Edhe Berisha ka kryer krime kundër njerëzimit dhe e pret Haga, por këta janë të dominuar nga hija.

Diktatori Millosheviç, kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë, u dorëzua në 9 qershor 1999, por edhe në zgjedhjet e vitit 2019 mbetet ikonë e Partisë së tij për fitore, partia e tij mendonte se duke mbajtur tabelat me fytyrën e ‘kasapit’ do të fitonin më shumë në votime.

Këta të Tiranës, anëtarë të PD, ish- ministra, hajdutë, të korruptuar, gazetarë…,  janë vënë në radhë sulmi kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Arsyeja: Sepse Amerika ka zbuluar dhe denoncuar krimin e Berishës kundër popullit të vet dhe kundër stabilitetit në rajon. Sa herë Berisha sulmon Amerikën, Amerika lëshon edhe një urdhër ekzekutiv: Një herë për ta izoluar, një herë tjetër për ta gjykuar, hera e fundit për të sekuestruar pasurinë e tij me të cilën rrezikon Shqipërinë dhe Ballkanin. Ndërsa skllevërit ‘demokratë’ duan babën para Amerikës dhe para kombit.

Këta po ngrenë krye e po thonë se ‘ligji është mbi të gjitha, Berisha nuk është i dënuar’. E si mund të dënohen tiranët sa janë gjallë? Kjo hije e mbulon PD-në. PD do të mbrojë Berishën dhe Bashën dhe do të shkojë poshtë e më poshtë. Edhe Millosheviç iku nga kjo botë pa u dënuar. Ai vdiq në Hagë para se të jepej dënimi. Por pyeteni një fëmijë qoftë edhe në Afrikë, a ishte Millosheviç një kasap?…

‘Jo!’, do të thotë vetëm Lul Basha dhe miqtë e tij. Po na e lënë nderin e kombit nëpër zvarranikët alias Milloshevic dhe Berishë.

Lul Basha është njësoj si nipi i Millosheviç, 17 vjeçari Marko. Markon e ftoi Partia Socialiste Serbe në kongresin e saj, e ftoi si një ‘i nderit’. E di pse e ftuan? Për të fituar vota- menduan. Mirëpo humbën e humbën. Tani Milloshevic është i padënuar, por edhe ai që mbeti simboli i dhunës në Ballkan.

Në Tiranë, apologjetët po e mbajnë në duar Berishën si hajmali të ‘nderit’ dhe te ‘fitores’.

Me Berishën ka ndryshim- sepse Millosheviç qëndroi në pushtet vetëm 18 vjet, ndërsa Berisha 30 vjet. Millosheviç dhunoi shqiptarë- dmth., njerëz të kombësisë tjetër; ndërsa Berisha dhunoi shqiptarët, njerëzit e etnisë së tij… 30 vjet, pa pushim.

Po PD, çfarë do të bëjë?, Prapë dhunë?. Apo do të ngrihet përmes luftës kundër Amerikës? Ka vetëm dy rrugë: O me Amerikën dhe popullin e Shqipërisë, o me Berishën…

Në PD ‘lum kush të rrojë’ pas kalit të përrallës.

Selinë e Partisë së Millosheviç në Beograd e vizitojnë shumë turistë. Selia është një pallat shumë katesh, por selia si tub i shpuar me bombat e NATO-s nga lart. Shikojeni.