BREAKING NEWS

"Unë kryeministër e ai president", pas deklaratës së bujshme të Bashës, reagon Rama

"Unë kryeministër e ai president", pas deklaratës
x

Politike

Çfarë do bëhet nesër me Reformën Zgjedhore? Spartak Ngjela zbulon ‘asin nën mëngë’ të ambasadores Yuri Kim

Çfarë do bëhet nesër me Reformën Zgjedhore? Spartak

Avokati Spartak Ngjela është i mendimit se, opozita është thyer përballë ndërkombëtarëve dhe nesër pritet të shikohet nëse do të arrihet në konsensus për reformën zgjedhore. Sipas avokatit të njohur, çdo ligj elektoral nuk ka fuqi të plotë pa përfundimin e reformës në drejtësi, pasi sipas tij i rëndësishëm nuk është vetëm ligji por edhe arbitri.

“Nuk kam besim te reforma zgjedhore, pa pushtet gjyqësor të pavarur nuk ka zgjedhje të lira. Këta kanë forca ekstra ligjore, të dyja partitë. Zgjedhje të lira nuk ka pa përfunduar reforma në drejtësi. Ndërkombëtarët ngulin këmbë tek ligji elektoral sepse mendojnë se reforma në drejtësi do të shkojë deri në fund shpreh  Ngjela.Fakti që opozita kërkon nesër mbledhjen dhe ka pasur një takim sot (takimi i ambasadorëve me Bashën), do të thotë se është kërcënuar. Takimi i sotëm kishte një nivel të lartë. Gjithçka merret me kërcënim dhe kjo është turp për shqiptarët”, tha avokati në një intervistë për ‘Ilva Now’.

Ngjela shprehur kritika për të dy liderët e partive kryesore, duke thënë se, me lista të hapura do të merrnin goditje nga votuesit në rang kombëtar. “E pe në Kosovë, se çfarë ndodhi me Isa Mustafën. Edhe këtu kështu do të ndodhe. Kështu do të ndodhi dhe me Ramën dhe Bashën. Bëhet normë për të rrëzuar kryetarët që nuk votohen. Basha është kryetar artificial. Po të ishte kaq i fortë Rama, bënte Kongres, por nuk bën. Ndërsa ky tjetri bën kongres por me Saliun”, tha avokati.

Sipas Ngjelës, ndërkombëtarët u kanë bërë presion liderëve të politikës nisur nga informacioni që kanë për shkeljet ligjore që kanë kryer. “Dje krizën e shkaktoi opozita me kërkesa të reja. Do ta shikojnë nesër, nëse ka reformë dhe pranohen ato që ka thënë Yuri Kim. Po të dali ambasadorja dhe të nxjerri ato që ka, këto rrëzohen, por ajo nuk i nxjerr po i përdor në këto raste. I ruajnë për në tavolinë. Ti si mendo se i thonë Saliut, ti je njeri i madh? Si e mendon? I kanë nxjerr. Dhe është politike në të gjithë botën kështu veprohet prandaj nuk shkelet ligji. Ndaj çdo person që bën shkelje në politikë nuk është më i pavarur dhe kur këto”, përfundoi Ngjela.