BREAKING NEWS

“Kjo është një ditë që kam dashur të vijë prej kohësh”/ Emocionohet kryeministri Rama, nderon në Kosovë akademikun shumë të njohur me “Yllin e Medaljes”: Zotni burrë, vetëdija e tij është tipar dallues!

“Kjo është një ditë që kam dashur të
x
BREAKING NEWS

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për çfarë kanë rënë dakord me Albin Kurtin: Do ndodhë në javën e fundit të nëntorit

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për
x
BREAKING NEWS

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama mban qëndrimin e prerë për tensionet në Veri dhe jep mesazhin e fortë: E drejta është me...(VIDEO-LIVE)

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama
x
BREAKING NEWS

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët, kryeministri i Kosovës mesazh të fuqishëm

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët,
x
BREAKING NEWS

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë Berishën drejt SPAK, gjenerali zbërthehet te amerikanët për aferën e Gërdecit

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë
x
BREAKING NEWS

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan Hoxhës në ambasadën amerikane dhe akuzat ndaj Shkëlzen Berishës

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan
x
BREAKING NEWS

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas epokës Merkel, ja rezultati paraprak i zgjedhjeve në Gjermani

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas
x

Politike

Çfarë e pret politikanin e njohur shqiptar? ‘Zëri i Amerikës’ shkruan për lëvizjen e fortë të SPAK

Çfarë e pret politikanin e njohur shqiptar? ‘Zëri i

Në Shqipëri Prokuroria Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar ankimoi sot vendimin e Gjykatës së posaçme të Shkallës së parë e cila nuk pranoi kërkesën për për rihapjen e procesit gjyqësor ndaj ish Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, lidhur me shpërthimin e ndodhur 13 vite me parë në një depo ushtarake në Gërdec

SPAK e paralajmëroi këtë lëvizje menjëherë pas vendimit të Gjykatës, duke e cilësuar atë si “të pabazuar në ligj”.

Prokuroria e Posaçme këmbëngul se për shkak të ndryshimeve ligjore të cilat hoqën imunitetin si pengesë për ndjekjen penale të deputetëve, nuk ekziston më motivi që çoi Gjykatën e Lartë në vitin 2009, që të pushonte çështjen ndaj ish ministrit të Mbrojtjes.

FIllimisht kërkesa e SPAK u shqyrtua nga vetë Gjykata e Lartë e cila ja kaloi si kompetencë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.

Kjo e fundit, më 27 Korrik shpjegoi se organi i akuzës, kishte patur mundësi që pas vendimit të Gjykatës së Lartë në vitin 2009 të kërkonte sërish autorizimin e parlamentit për ndjekjen penale të zotit Mediu, por dhe pas vitit 2012 kur pengesa e imunitetit u hoq.

Gjykata vërejti gjithashtu se vepra penale për të cilën është ngritur akuzë ndaj zoti Mediu, tanimë është parashkruar, duke qenë se kanë kaluar mbi dhjetë vjet.

Ndërsa një numër i madh personash u vunë nën akuzë, ish ministri i Mbrojtjes, ishte i vetmi që i shpëtoi gjykimit për ngjarjen në të cilën humbën jetën 26 persona, mes të cilëve dhe fëmijë./VOA

Më të lexuarat