BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Çfarë krimi mund të kryente Adriatik Lapaj? Astrit Patozi: Përgjigjja e pafajshme e aktivistit tregoi që politika në këtë vend është monopol i dy partive

Çfarë krimi mund të kryente Adriatik Lapaj? Astrit Patozi:

Ish-deputeti, Astrit Patozi në një postimi në Facebook shkruan për “krimin” që mud të bënte avokati, Adriatik Lapaj.

Postimi i plotë:

PËR "KRIMIN" QË MUND TË KRYENTE AKTIVISTI LAPAJ

Adriatik Lapaj është një aktivist simpatik i asaj që ka mbetur nga shoqëria jonë civile. Me sa e kam ndjekur, ai i bashkohet kauzave të drejta, por mbi të gjitha bën përpjekje serioze për të ndjekur logjikën dhe argumentet, një dukuri kjo jo fort e shpeshtë në debatin tonë publik.

Sot pashë një reagim të tij, ku i shpjegonte disa të tjerëve, se, ndryshe nga sa thuhej, nuk ishte e vërtetë që ai po përgatitej të krijonte një parti politike.

Të shqetësuarit nga Adriatiku, me sa kuptova, i referoheshin kryesisht një emisioni, ku ai kishte qenë i ftuar së bashku me kryeministrin Rama, të cilin unë nuk e kam parë.

Por më bëri përshtypje përgjigja e aktivistit, i cili bënte shumë kujdes t’i qetësonte ata të tjerët, se ai nuk do ta kryente kurrë atë për të cilën ata po e “akuzonin”. A thua se bëhej fjalë për ndonjë turp shumë të madh, për të mos thënë një krim.

Kjo përgjigje e pafajshme deri në naivitet, në fakt, është treguesi i një mendësie mbytëse se politika në këtë vend është monopol i dy partive, pavarësisht se sa keq i qeverisin apo i përfaqësojnë ato shqiptarët. Se njerëzit as që duhet ta mendojnë, e jo më të zgjedhin dikë tjetër përveç Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, edhe sikur të hanë realisht bar, e jo nga ai i metaforës së zonjës Kim. Maksimumi që mund të lejohet, nëse je i djathtë, është që të bëhesh ushtar apo fan i Lulit ose i Berishës, por edhe kjo deri kur të vijnë zgjedhjet politike. Por deri këtu, sepse për të tjerë nuk ka vend

Është pikërisht kjo arsyeja që e ka detyruar aktivistin Lapaj të reagojë si ta kishte pickuar gjarpri, nga “meraku” i gojëve të liga se ai mund të guxonte të mos e pranonte monopolin e “tokës së xanun” në politikë.

Natyrisht, që ai dhe kushdo tjetër personazh publik i marrin vetë vendimet e tyre se çfarë do të bëjnë me të sotmen dhe me të ardhmen e tyre.

Por, sipas meje, në rast se një ditë do t’u shkojë mendja të merren me politikë, për t’i shërbyer vendit, duhet ta bëjnë këtë pikërisht nën siglën e një force tjetër politike dhe jo brenda kënetës së qelbur të 3 bandave të Fatos Lubonjës.

Sepse po u shfaqën në njërën prej frëngjive të kryetarokratëve të famshëm, nuk kanë nevojë fare të shpjegohen, sepse e kuptojnë të gjithë se edhe ata kanë pranuar t’i shërbejnë si gjithë mercenarët e tjerë këtij sistemi të kapur dhe të kalbur politik.

Më të lexuarat