BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Çfarë ndodhi? Bislim Ahmetaj njofton vendimin e papritur

Çfarë ndodhi? Bislim Ahmetaj njofton vendimin e papritur

Bislim Ahmetaj është dorëhequr nga posti i kryetarit të Grupimit të Dhjetorit ’90.

Lajmin Ahmetaj e ndau nga selia e PD, atje ku ky grupim po mban një takim në kuadër të bashkërendimit të aksionit politik të rezistencës opozitare dhe mbi zgjedhjet lokale.

Ai tha se do të dorëhiqej për t’i hapur rrugë të rinjve, duke iu bërë thirrje anëtarëve që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë që të përfshihen në zgjedhjet për kryetar në qarqe, për në senat, kryesi dhe kreun e kësaj organizate dinjitoze.

Deklaratë e kryetarit të grupimit “Dhjetor 90” Bislim Ahmetaj

Në emër të Grupimit “DHJETOR ‘90” në këtë dalje të parë publike për 2023-in, gjej rastin t’ju uroj një vit të mbarë dhe të suksesshëm të gjithë shqiptarëve dhe në mënyrë të veçantë anëtarëve dhe përkrahësve të Grupimit tonë kudo ku ata ndodhen.

Një vit ndryshimesh pozitive dhe fitoreje në zgjedhjet e 14 Majit i uroj anëtarëve të Partisë Demokratike dhe mbështetësve të saj.

Urime dhe mbarësi për ju gazetarë dhe operatorë të përkushtuar e të palodhur të medias që përcillni lajmet nga kampi opozitar.

Si organizatë partnere e Partisë Demokratike pranuar me këtë status në Kuvendin e 11 Dhjetorit të vitit 2021 kemi vendosur që të kalojmë në një proces zgjedhor të hapur dhe të ndershëm për të gjitha strukturat tona që nga kryetarët e qarqeve deri tek kryesia dhe Kryetari i Grupimit “Dhjetor ‘90” në përputhje me statutin dhe dokumentet që rregullojnë jetën organizative të Grupimit tonë.

Qëllimi i kësaj mbledhje kryesie në prani të mediave është pikërisht shpallja e fushatës zgjedhore në 12 qarqet e vendit për ta kurorëzuar këtë fushatë me 20 Shkurt 2023, ditë kur shumica jonë 32 vite më parë ishim të ngujuar në grevën e parë legale të urisë, me betimin sublim; Ta çlirojmë vendin nga mitet e diktaturës dhe bustet e diktatorit.

Për kujtesë të brezit të sotëm; edhe pse ishte pranuar dhe miratuar formalisht pluralizmi politik qysh me 12 Dhjetor 1990, akoma ideologjia marksisto-enveriste dhe simbolet e saj nxinin cdo shesh dhe zyrë të shtetit shqiptar.

Fatkeqësisht edhe sot po jetojmë në të njëjtat kushte, 90% të pushteteve janë moniste dhe kontrollohen rreptësisht nga Edi Rama, njëlloj siç i kontrollonte diktatori i fundit komunist në janar të vitit 1991.

Njëlloj si atëherë edhe tani ka shpresë, është rritur besimi tek opozita e vendit, tashmë ajo ekziston, është rikthyer më demokratike se asnjëherë tjetër, ka institucionalizuar voten e lirë brenda vetës së saj, si kusht dhe garanci për ta mbrojtur votën e popullit në zgjedhjet lokale dhe ato të përgjithshme.

Partia Demokratike sot është më e vendosur, më e qartë më demokratike se kurrë më parë në këtë dekadë të sundimit të sektit të rilindjes, është pikërisht ky besim që edhe tek ne qëndrestarët dhe idealistët e Grupimit “Dhjetor 90” ka shtuar optimizmin dhe shpresën që do të mund t’ja dalim.

Unë e kam drejtuar me përkushtim dhe dinjitet prej vitesh këtë bashkësi idealistësh.

Së bashku kemi organizuar qindra aktivitete, protesta, takime përkujtimore, në të katër anët e vendit, në cdo cep të kombit, në kohë plumbash dhe në kohë paqeje.

Kurrë s’kemi bërë kompromis me të keqen, kjo ka qënë forca jonë, ky ka qënë misioni ynë. Ky duhet dhe do të mbetet vizioni dhe aksioni ynë i përhershëm.

Deri sot ja kemi dalë t’i mbajmë të pastra kristal idealet e Lëvizjes Studentore, idealet për të cilat u vra Lideri i Lëvizjes Studentore Azem Hajdari, Arben Broci, Avdyl Matoshi dhe shumë e shumë të tjerë.

Asnjë ditë s’kemi reshtur së luftuari dhe vepruari që liria, demokracia dhe shteti ligjor të jenë trinia e shenjtë e zhvillimit të vendit tonë.

Është e vërtetë që s’ja kemi dalë, shpeshherë kemi rënë edhe në greminë, por është po kaq e vertetë që kurrë s’jemi dorëzuar aq më pak  ndalur dhe kurrë s’do të tërhiqemi nga kjo trini e shenjtë.

Unë kam vendosur të dorëhiqem dhe të mos kandidoj më për Kryetar të Grupimit “Dhjetor 90”.

Këtë vendim nuk e kam marrë për asnjë arsye personale, pasi kjo përiudhë është një prej kohëve të mia që më bën krenar, që më jep dinjitet dhe forcë, është një kohë që më ka njohur me njerëz dhe veprimtarë të jashtëzakonshëm për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë. Vendimi im është marrë që t’i hapë rrugën një gare dhe sfide të re.

Dua që miqtë dhe bashkëpunëtorët e mi ndër vite të shpalosin vizionin e tyre për ta cuar më tej veprimtarinë e Grupimit “Dhjetor 90” kësaj organizate që bën krenar këdo që ka kontribuar qoftë edhe një ditë të vetme për të.

Ndaj i ftoj të gjithë anëtarët e Grupimit Dhjetor 90 që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë saj  të përfshihen në zgjedhjet për kryetar nëpër qarqe, për në senat, kryesi dhe kreun e kësaj organizate dinjitare.

Jam besimplotë që do të kemi një garë të vërtetë dhe njerëzore.

Më të lexuarat