BREAKING NEWS

Fatos Klosi dhe Petro Koçi: DASH goditje nën brez armiqve të reformës në drejtësi, Meta-Berisha dyshja më e shqetësuar

Fatos Klosi dhe Petro Koçi: DASH goditje nën brez armiqve të
x

Politike

Çfarë ndodhi? Ministrja Olta Xhaçka merret në pyetje nga SPAK

Çfarë ndodhi? Ministrja Olta Xhaçka merret në pyetje nga

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka dhënë deklarime në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, në lidhje me hetimin e nisur lidhur me dy procedura tenderimi për nevoja të ushtrisë gjatë pandemisë COVID-19.

Burime pranë SPAK, bënë të ditur se dëshmia e ish-ministrja e Mbrojtjes është marrë gati një muaj më parë, dhjetorin e vitit të kaluar.

Xhaçka është pyetur mbi procedurën tenderuese të blerjes së 100 mijë maskave dhe faktit se përse fillimisht tenderi ka qenë për 300 mijë e më pas është rinegociuar shifra.

Njëkohësisht Prokuroria e Posaçme po zhvillon hetime sa i përket tenderit të blerjes së ushqimeve për familjet në nevojë. Ky tender u fitua nga një kompani nga Maqedonia e Veriut, që nuk kishte eksperiencë në këtë fushë.

Hetimi në fjalë nisi pas një kallëzimi të Partisë Demokratike në SPAK në prill 2020.

Më të lexuarat