BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x
BREAKING NEWS

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek
x
BREAKING NEWS

Në përgjimet e “SKY ECC” dalin gazetarë të njohur që bashkëpunojnë me krimin dhe politikanë që kanë porositur vrasje, gati të fundoset një ministër, ja prapaskenat e bujshme, flet Anduena Llabani

Në përgjimet e “SKY ECC” dalin gazetarë të
x
BREAKING NEWS

Provokon doktori i Bllokut Sali Berisha dhe sulmon ashpër LANÇ: Dita e Çlirimit dita më e zezë për shqiptarët, nuk ranë 28 mijë dëshmorë dhe pati vëllavrasje, janë shpikur beteja dhe janë trilluar histori mbi partizanët

Provokon doktori i Bllokut Sali Berisha dhe sulmon ashpër LANÇ: Dita
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja pse Sali Berisha nuk e pranon 29 Nëntorin si ditën e Çlirimit, është rreshtuar krah ballistëve dhe nazifashistëve, faktet rrëzojnë pretendimet e tij

Muharrem Xhafa: Ja pse Sali Berisha nuk e pranon 29 Nëntorin si ditën
x

Politike

Çfarë ndodhi në SHBA midis Yuri Kim dhe Edi Ramës, pse kryeministri shqiptar censuroi takimin me ish-ambasadoren amerikane?

Çfarë ndodhi në SHBA midis Yuri Kim dhe Edi Ramës, pse

Kryeministri Edi Rama prej ditësh qëndrim në New York nuk zhvilloi asnjë takim të nivelit të lartë. Presidenti Begaj, por edhe Vjosa Osmani takuan presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa lideri shqiptar nuk u përfill fare nga amerikanët. I vetmi takim i tij i rëndësishëm ishte me ish-ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila ka marrë një pozicion të lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit. Joe Biden e ka emëruar atë në krye të hetimit dhe përndjekjes të personave që rrezikojnë sigurinë e SHBA, ku në fokus është edhe Ballkani. Por ky takim është pasqyruar vetëm nga ish-diplomatja e SHBA në Shqipëri, ndërsa nga ana e kryeministrit shqiptar nuk ka patur asnjë reagim. Është e çuditshme, pasi Rama nuk i humb të tilla raste ku prej dy vitesh izolim total nga SHBA, ky takim do të shitej në mediat e tij, por edhe në rrjetet sociale si arritje e madhe duke parë rolin e rëndësishëm të Yuri Kim në DASH. Rama ka postuar çdo zhvillim dhe takim nga OKB, madje dhe takimet me fondacionin e Bill Clinton. Heshtja e Ramës dhe mungesa e deklaratës nga ai për Yuri Kim, të çojnë të paktën te një qëndrim pak më i matur dhe jo aq mbështetës ndaj tij. Por çfarë mund të ketë ndodhur gjatë këtij takimi që bëri Ramën të “kyçë” gojën? Çfarë mesazhesh dhe porosish ka lënë Yuri Kim për liderin shqiptar? Dritë mund të hedhe ajo se çfarë ka ndodhur gjatë tre viteve prezencë të ish-ambasadores së SHBA në Shqipëri? Kujtojmë se ajo i tregoi vendin treshes që po mbretëron në Shqipëri, Rama-Meta-Berisha duke i lënë pa mburojën e tyre të fuqishme që i ka shpëtuar nga skandalet gjithë këto vite në skenën e politikës shqiptare. Deri më tani, çdo çështje ndaj “Trekëndëshit të Bermudës” është mbyllur. Ata kanë qenë të paprekshëm. Me presionet e tyre në prapaskenë kanë arritur të marrin çdo gjë që kanë dashur, por Yuri Kim me ndihmën e SHBA ka ndërhyrë fuqishëm duke i goditur deri në “rrënjë”. Në fund Kim u la si dhuratë shqiptarëve një drejtësi të pavarur dhe që do të godasë të gjithë të paprekshmit që kanë grabitur popullin vite me radhë.

Rama “në rrethin e kuq” amerikan

Izolimi i tij dhe heshtja për takimin me Yuri Kim tregon shumë, pasi pothuajse prej dy vitesh, Rama është lënë mënjanë nga SHBA. Edhe pse me skepticizëm, liderët amerikanë i dhanë një mundësi dhe mbështetje që të ndryshonte vendin dhe Shqipëria të kishte demokraci, sot kreu i qeverisë është totalisht i izoluar. Ndonëse për hir të diplomacisë raportet e ndërkombëtarëve me kryeministrin doemos janë zyrtare, por në SHBA siç e tregoi dhe vizita e tij disa ditore në Neë York, Rama nuk po shkel më si politikan që jep shpresë, përkundrazi në çdo takim edhe pse rend pas më të mëdhenjve refuzohet, shmanget dhe i lënë të kuptojë se është i padëshiruar. Amerikanët me ndihmën që po iu ofrojnë SPAK e kanë bërë të qartë se nuk pyesin për emra. Ishte Yuri Kim me amerikanët nga pas që la pa gjumë dhe vazhdon të lërë politikanët shqiptarë dhe zyrtarët e lartë të korruptuar. Kjo e ka terrorizuar dhe Ramën. Kryeministri sot që flasim e ka kthyer vendin një ngjyrësh, ku pushteti vendor dhe qendror është përqendruar i gjithi në duart e tij. Ai i mbështetur nga Meta dhe Berisha u investua në shkatërrimin e opozitës, por të gjitha këto zhvillime do të bëjnë që Rama tani të përmbushë me përpikëri mesazhet “përvëluese” që ndoshta Yuri Kim i ka dhënë në tavolinë. U bënë 10 dhjetë vjet që Rama drejton Shqipërinë. 10 vjet të mbushura me skandale dhe afera të rënda. Duke qenë se kohët e fundit ka dalë kundër SHBA dhe BE, ai tashmë është vënë në syrin e “ciklonit” për linjën pro-ruse, serbe dhe turke që po ndjek. Ajo që i vuri vulën, ose ndryshe mund të jetë fillimi, ishin takimet e shpeshta të një kryeministri me ish-zyrtarin e FBI që nuk ka asnjë lidhje me politikën shqiptare, ekzekutivin apo me çfarëdolloj institucioni që i përket këtij shteti. Këto takime janë një pikë e errët për një personazh që drejton shtetin shqiptar, i cili e fut drejtimin e shtetit në hulli spiunësh, personazhesh të dyshimtë apo dhe pazaresh të rëndomta. Ditën e djeshme McGonigal pranoi fajin dhe terrori për Ramën sapo ka filluar.

Më të lexuarat