Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Çfarë ndodhi? Ramush Haradinaj dhe i vëllai Dauti në probleme me Drejtësinë, akuzohen se kanë...

Çfarë ndodhi? Ramush Haradinaj dhe i vëllai Dauti në

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe i vëllai i tij Dauti akuzohen se kanë rrahur një ish-punëtor të tyre. Fillimisht policia tregon se rasti ishte iniciuar si “lëndim i lehtë trupor”, teksa nga ana e saj ishte intervistuar viktima dhe më pas është njoftuar prokurori.

“Lidhur me interesimin tuaj, iu njoftojmë se: Më, 22.06.2020 policia  është njoftuar se në rrugën “Dëshmorit e Kombit” në Prishtinë ka ndodhur rasti  ,, Lëndim i lehtë trupor’’ . Ankuesi në këtë rast, është intervistuar nga ana e policisë, është  njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore- Departamenti i Përgjithshëm i cili ka sugjeruar që rasti të iniciohet për veprën penalë si më lartë”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për lajmi.net.

Sidoqoftë, gati një muaj më pas, viktima i cili dyshohet se është rrahur nga vëllezërit Haradinaj, kishte shkuar në polici, nga ku kishte dhënë deklaratë vullnetare që lënda të mbyllet. Megjithatë, policia shpjegon, se për këtë rast janë intervistuar pesë dëshmitarë.

“Në koordinim me prokurorin janë ndërmarrë veprimet si në vijim: Janë intervistuar pesë(5) dëshmitarë. Më 16.07.2020  në polici është vet-paraqitur ankuesi dhe ka dhënë deklaratë vullnetare i cili ka kërkuar që lënda të mbyllet. Për te gjitha veprimet hetimore të lartcekura, më 21.07.2020 është konsultuar Prokurori i  Shtetit i cili ka kërkuar që lënda të skanohet dhe t’i dërgohet në adresë elektronike”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Megjithëse viktima kishte kërkuar që rasti të mbyllet, të gjitha shkresat e lëndës tashmë janë në prokurori, dhe me të njëjtat është duke u marrë ky organ ndjekës.

“Më datë 22.07.2020 të gjitha shkresat e lëndës janë skanuar dhe për mesë adresës elektronike janë dërguar  Prokurorit të Shtetit, po ashtu nga Prokurori i Shtetit është kërkuar udhëzim për veprime të mëtutjeshme. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, në bazë të udhëzimeve  të tij, do të veprohet lidhur me rastin”, ka thënë Policia e Kosovës.

Në lidhje me rastin ndërkaq nuk është deklaruar ende as Ramush e as Daut Haradinaj.

Më të lexuarat