
Mjekësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re doktoresha e njohur (Emri)

Çfarë ndodhi? Reagon ashpër ish ministri i Shëndetësisë: Kryeministri duhet të kërkojë falje urgjente!

Shkruar nga SOT.COM.AL 24 Nëntor 2020
Bardh Spahia, ish-zv. ministër i Shëndetësisë thotë se realiteti në Shqipëri në luftën ndaj COVID-19 është ndryshe nga se e paraqet qeveria.
Për sa i takon debatit dhe akuzave më të fundit të opozitës për fshehje të numrit të viktimave të shkaktuara nga koronavirus, Spahia tha se akuza nuk i drejtohet mjekëve por Ministrisë së Shëndetësisë dhe kryeministrit.
“Ulja e numrit të vërtetë të viktimave nga COVID me urdhër politik ka qenë një turp i madh i kësaj qeverie dhe kryeministri që minimalisht duhet të kërkojë falje urgjente. Që në momentin e parë të bërjes publike të këtij fakti, organet kompetente duhet të kërkonin dokumentacionin e nevojshëm pranë morgut”, deklaroi zyrtari i PD-së.
Sipas Spahisë në të gjitha rastet qoftë kur një person është i dyshuar apo i konfirmuar shkaku i vdekjes duhet përcaktuar nga COVID. Përjashtim bëjnë vetëm rastet kur është e përcaktuar në mënyrë evidente e kundërta si në raste e traumave apo aksidenteve.
Ish-deputeti i PD-së theksoi se pavarësisht se mjekët mund ta shënojnë vdekjen si të dyshuar nga COVID-19, ajo nuk raportohet nga Ministria e Shëndetësisë në listën që bën publike çdo ditë me qëllim për të ulur numrin e viktimave.
“Nuk fajësojmë mjekët, përkundrazi e kemi vlerësuar sakrificën dhe punë e madhe të tyre dhe dënojmë me forcë tendencën për të përfshirë në këtë debat mjekët që nuk kanë lidhje me këtë çështje. Ata janë korrekt me punën e tyre, ka tendencë për të ushtruar presion politik mbi mjekët. E kemi dënuar me forcë përfshirjen e mjekëve”, tha ai.
Më të lexuarat


Spartak Ngjela del me mesazhin e fuqishëm: Përgjithmonë do të...

Nuk do ketë qendra votimi në fshatrat e “zbrazur”, kreu i KQZ zbulon ndryshimet

Të hënën seancë plenare, Gramoz Ruçi jep njoftimin e rëndësishëm: Në sallë nuk do të lejohet të hyjnë...

Temperaturat e ulëta nuk janë pengesë për Yuri Kim, ambasadorja shfaqet në rrugët e Tiranës si kurrë më parë (FOTOT)

Grida Duma flet hapur, tregon çfarë mendimin ka për Linda Ramën, Monika Kryemadhin dhe Aurela Bashën

Manastirliu ndan lajmin fantastik

‘Është fake’/ Pas reagimit të fortë të Jozefina Topallit, kryeministri Rama nuk ndalet dhe nxjerr një tjetër video që po ‘çmend’ rrjetin

Ylli Manjani i bën kërkesën urgjente Komitetit të Ekspertëve

Veliaj mesazh Bashës: Harroje, sa të jem unë kryetar bashkie! Fal një nga vilat që ke, pastaj eja apliko për vilën e 5-të!

PD doli kundër kandidimit të tij në listën e PS, vjen reagimi i fortë zyrtarit të njohur
