BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x
BREAKING NEWS

“Zgjohet” Ilir Meta dhe i dërgon mesazhin e fortë opozitës: Mos më detyroni të bëj punën tuaj

“Zgjohet” Ilir Meta dhe i dërgon mesazhin e fortë
x

Politike

Çfarë plani ka opozita për në shtator? Deputetja e PD komenton raporti i OSBE/ODIHR dhe paralajmëron zhvillime të reja

Çfarë plani ka opozita për në shtator? Deputetja e PD

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike Albana Vokshi duke komentuar raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, tha se gjetjet e raportit ulërasin dhe bërtasin dhe se janë gjetje të njëjta me shqetësimet që Partia Demokratike ka ngritur.

“Raporti është shumë i qartë, i rëndësishëm sepse akomodon të gjitha shqetësimet e opozitës. I jep përgjigje shumë të qartë shqetësismeve të shqiptarëve. Në raport bazohet edhe rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE-së. Situata e demomkracisë reflektohet në gjetjet e raportit të cilat janë të njëjta me të Partisë Demokratike, një raport i cili ulëret dhe bërtet. Raporti thekson qartë se ka pas blerje votash. Çdo shqetësim i ngritur nga opozita është pjesë e raportit të OSBE/ ODIHR. Nuk kam parë në asnjë prej raporteve të OSBE/ODIHR nuk përmendet togfjallëshi “Parti-Shtet” përveçse në raportin për Shqipërinë. Punësimet elektorale, legalizimet, vjedhja e të dhënave personale janë disa nga çështjet që  përmenden në raport”- u shpreh ajo.

Vokshi e ka konsideruar një problem madhor vjedhjen e të dhënave personale dhe ka akuzuar SPAK se hesht duke mos vepruar me kallzimet që PD ka dërguar në gjykatë.

“Vjedhja e të dhënave është  krimi më i madh elektoral që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri. Secilii prej nesh e ka pasur në shtëpi në patronazhist duke raportuar në shtabet elektorale. Nëse kishte nevojë për legalizim, vend punë hapte vende Ogerta Manastirliu ose shkontee në mes të natës dhe u jepte legalizimet.  Për fat të keq SPAK nuk ka vepruar 185 kallzime në SPAK, nëse do të kishte vepruar nuk do të ishim në këtë situatë. Ka rënë demokracia në Shqipëri. Jemi në regjim. Raporti duhet të shërbejë si një paln pune dhe pikë reference edhe për faktorët ndërkombëtarë”-shtoi më tej Vokshi.

E pyetur se çfarë plani ka opozita për në shtator, Vokshi u shpreh se opozita do të luftojë për  të rikthyer demokracinë duke zbardhur masakrën zgjedhore të 25 prillit.  Ajo tha se PD do të bashkëpunojë me të gjithë faktorët  e tjerë dhe do të shfrytëzojë çdo hapsirë demokratike.

“Hapi i parë i PD është transparenca për masakrën zgjedhore të 25 prillit, deri ku ka shkaur Edi Rama dhe PD është e vendosur ta zbardhë këtë masakër zgjedhore.. Ambasadat dhe BE kanë reaguar. Ne si opozitë do të luftojmë për të kthyer demokracinë. Asnjë qytetar shqiptar sot nuk është i lirë të zgjedhë qeverinë e vet. PD do të bashkëpunojë me të gjithë faktorët për të pasur paktin për demokracinë. PD do të shfrytëzoje tyë gjitha hapsirat demokratike. Opozita ka shumë për të bërë për të çmontuar sistemin e patronazhistëve. Patronzhisti është nënpunës civil, drejtor shkolle, drejtues insituticionii nuk është anëtar i PS. Ata kanë shfrytëzuar postin e tyre.  Nëse nuk zhbëhet skema e patronazhistëve nuk kemi për të pasur zgjedhje të lira asnjëherë. Unë vetë kam çuar 3 denoncime për Manastirliun, Ulsi Manjën, Veliajn dhe SPAK Ka heshtur deri tani. Unë nuk kisha përballë kandidatë të një partie politike, por kisha një shtet përballë.Ne do të vazhdojmë të bëjmë betejën tonë për të zbardhur masakrën elektorale Nëse OSBE/ODIHR ka rekomanduar ndryshimet ligjore lë të fillojnë urgjentisht në konsultim me çdo grup dhe jo në shkelje të satdarteve ndërkombëtare”- u shpreh Vokshi.

Më të lexuarat