BREAKING NEWS

Humb kontrollin dhe shpërthen në akuza në studio tek Arjan Çani, Ilir Meta del "zbuluar", i përplasen skandalet e rënda: I ke ditët e numëruara...

Humb kontrollin dhe shpërthen në akuza në studio tek Arjan
x

Politike

Çfarë po bëhet me riatdhesimin e grave dhe fëmijëve të mbetur në Siri? Vjen përgjigjja e Metës

Çfarë po bëhet me riatdhesimin e grave dhe fëmijëve

Gazetari Muhamed Veliu ka pyetur presidentin Ilir Meta lidhur me fëmijët dhe gratë e mbetura në kampin Al Hol në Siri. Gjatë konferencën me gazetarët, Veliu i është drejtuar Metës me pyetjen”: Meqenëse ju, si Kreu i Shtetit keni burime informacioni të shumëfishta, në dijeninë tuaj, në cilën fazë janë përpjekjet për t’i riatdhesuar këto gra dhe fëmijë nga Siria?”. Meta i është përgjigjur duke thënë se është çështje që nuk mund të trajtohet në publik.

Postimi i Veliut

Kjo është pyetja dhe përgjigja që mora nga presidenti Ilir Meta në lidhje me fëmijët dhe gratë e mbetura në kampin Al Hol në Siri.

Pyetje: I nderuar zoti President, ne si gazetarë më 14 shtator pasqyruam protestën e familjarëve, të fëmijëve dhe grave që kanë mbetur në kampin “Al-Hol” në Siri. Meqenëse ju, si Kreu i Shtetit keni burime informacioni të shumëfishta, në dijeninë tuaj, në cilën fazë janë përpjekjet për t’i riatdhesuar këto gra dhe fëmijë nga Siria?

Presidenti Meta: Mendoj që kjo është një çështje mjaft sensitive, e cila për shkak të vetë specifikave që ka, nuk mund të trajtohet në publik. Ky është një shqetësim i madh, ka qenë shqetësim i madh për mua edhe më parë. Pata kënaqësinë të prisja para pak kohës këtu, Alvin Berishën dhe babain e tij, që për fat të mirë iu rikthye djali dhe shpresojmë që të gjithëve t’iu rikthehen të afërmit e tyre, por, kuptohet kjo nuk është një punë që mund të shpjegohet në publik.