BREAKING NEWS

E rëndë në Peshkopi, plagoset me armë zjarri 16-vjeçarja, zbardhen detajet e para

E rëndë në Peshkopi, plagoset me armë zjarri
x
BREAKING NEWS

Partia Socialiste mbledh Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

Partia Socialiste mbledh Kryesinë, çfarë pritet të
x
BREAKING NEWS

“Fluturojnë” rastet e reja, Ministria e Shëndetësisë zbardh bilancin e 24 orëve të fundit: Shënohet një humbje jete nga COVID

“Fluturojnë” rastet e reja, Ministria e
x
BREAKING NEWS

“FOTO HISTORIKE”/ Kreshnik Spahiu publikon foton e rrallë të Fatos Nanos: Këtu për herë të parë u...

“FOTO HISTORIKE”/ Kreshnik Spahiu publikon foton e rrallë
x
BREAKING NEWS

“PD do shpallet...”, paralajmërimi i fortë i Ngjelës për protestën e 7 korrikut: Berisha do destabilizim, do që të jetë sundues! Me katër bomba...

“PD do shpallet...”, paralajmërimi i fortë i Ngjelës
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të ndodhë në 7 korrik? Spartak Ngjela nxjerr zbuluar planin e Berishës dhe paralajmëron: Presion ndaj...

Çfarë pritet të ndodhë në 7 korrik? Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

Maks Haxhia i përgjigjet 'flakë për flakë' Edi Ramës

Maks Haxhia i përgjigjet 'flakë për flakë' Edi
x
BREAKING NEWS

"Si takohesh me burrin biznesmen?"/ 'Çoroditet' Edi Rama, nuk e mbajnë nervat gjatë konferencës, merr vendimin drastik për gazetarin

"Si takohesh me burrin biznesmen?"/ 'Çoroditet' Edi
x

Politike

Çfarë po gatuhet? McAllister i marrëveshjes së 17 majit sërish në Tiranë, kërkon më shumë luftë ndaj korrupsionit dhe përshëndet arrestimin e Kokës dhe Tahirit

Çfarë po gatuhet? McAllister i marrëveshjes së 17 majit

Kryetari i Komitetit për Punën e Jashtme në Parlamentin Europian David McAllister, ka zhvilluar dje një vizitë në Tiranë. Ai ka zhvilluar takime me deputet e Partisë Demorkatike dhe zyrtarë të lartë të shtetit, duke leshura disa mesazhe të forta, ndërkohë që ka injoruar “Foltoren dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Kreu i Komitetit për Punën e Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister, cili mbahet mend si :kumbari” që uli në një tryezë Edi Ramën dhe Lulzim Bashën më 17 maj të vitit 2017, u pyet gjatë konferencës së tij në Tiranë në lidhje me arrestimin e dy ish-ministrave në vend, Saimir Tahirin dhe Lefter Kokën. Ai tha se kjo tregon se lufta ndaj korrupsionit është marrë seriozisht nga autoritetet në vend. Sipas tij, duhet që të bëhet akoma më shumë dhe duhet më tepër angazhim në luftën kundër korrupsionit.“Kjo tregon se autoritetet në Shqipëria e kanë marrë seriozisht luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Këto kanë qenë zhvillime spektakolare. Na tregon se autoritete ligjore janë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Mcallister. Ndër të tjera, David Mcallister, tha se po ndjekin me vëmendje, zhvillimet politike brenda Partisë Demokratike. I pyetur nëse do të bashkëpunojë me Sali Berishën, i shpallur non grata, Mcallister, nuk u prononcua, por tha se javën e ardhshme do të ketë një konferencë në Roterdam dhe mbledhje të asamblesë së partisë, ku pritet të diskutohet edhe për këtë çështje.“Jam këtu si kreu i delegacionit për çështjet e jashtme. Nuk është vendi këtu për të komentuar për zhvillimet e brendshme të Partisë Demokratike. Do të kemi javën që vjen një konference në Roterdam javën që vjen, jam i sigurt se do të bisedojmë dhe për çështjet me Shqipërinë.”, tha kryetari i  Komitetit të Jashtëm te parlamentit evropian”, tha ai.

Mcallister: Shqipëria ka përmbushur kushtet

Ndërkohë, kreu i Komitetit për Punën e Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister në vizitën e tij në Tiranë në kuadër të integrimit të vendit në BE, tha se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet. Mcallister, i bëri thirrje opozitës që të jetë bashkëpunuese pasi gjuha e përçarjes dhe urrejtjes ndikon në integrimin e vendit.“Kemi pasur disa takime. Kishim takim me Metën, Ramën dhe Jorida Tabakun, e cila është edhe kryetarja e komunitetit për integrimin e BE-së. Shqipëria është një anëtare e vlerësuar dhe e vlefshme e familje sonë Evropiane, një aleate që ka kryer një rol kyç për çështjen e sigurisë së Europën. Falenderoj Shqipërinë për angazhimin e saj të fortë për integritetin atlantik sa i përket sanksioneve në luftën në Ukrainë. Së pari BE nuk ka kohë për të humbur për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi të dyja vendet kanë përmbushur kushtet e nevojshme. Të gjitha përpjekjet diplomatike po bëhen për ta kryer procesin. Shqipëria nuk ka kohë për të humbur për të vijuar reformat në të mirë të qytetarëve. Duhet bashkëpunim konstruktiv politik dhe konkurrencë, zgjedhje me garë të plotë. Retorika përçarëse dhe gjuha e urrejtjes do të ngecë procesin. Palët politike të angazhohen në mënyrë konstruktive”, tha Mcallister.