BREAKING NEWS

“Vangjush Dako ishte lidhje direkte e Ramës”/ Artan Hoxha zbardh detaje të reja nga arrestimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit: Janë bërë tentativa që...

“Vangjush Dako ishte lidhje direkte e Ramës”/ Artan Hoxha
x
BREAKING NEWS

“Fletë-arresti për Dakon u pre të premten”, Artan Hoxha zbulon detaje të reja: Ja pse nuk u zbatua menjëherë urdhri i SPAK

“Fletë-arresti për Dakon u pre të premten”, Artan
x
BREAKING NEWS

Plagosi bashkëshorten në Korçë, vetëdorëzohet autori

Plagosi bashkëshorten në Korçë, vetëdorëzohet
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama takim me ambasadoren Yuri Kim pas arrestimi i Dakos nga SPAK (Detajet)

Kryeministri Rama takim me ambasadoren Yuri Kim pas arrestimi i Dakos nga SPAK
x
BREAKING NEWS

“Është i gatshëm të ballafaqohet me drejtësinë”/ Avokati zbulon ku ndodhej Vangjush Dako në momentin që doli urdhër-arresti

“Është i gatshëm të ballafaqohet me
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i Vangjush Dakos, analisti i njohur zbulon skenarin: Një situatë e tillë i intereson kryeministrit apo po detyrohet...

Arrestimi i Vangjush Dakos, analisti i njohur zbulon skenarin: Një
x
BREAKING NEWS

“SPAK nën trysnin e ndërkombëtarëve”/ Arrestimi i Vangjush Dakos, reagon avokati i tij: Ja për çfarë akuzohet

“SPAK nën trysnin e ndërkombëtarëve”/ Arrestimi
x
BREAKING NEWS

Avokati Hazizaj zbardh detaje nga arrestimi i Vangjush Dakos me urdhër të SPAK: Masa e sigurimit me burg nuk është e duhura, ja çfarë rrezikon ish-kryebashkiaku

Avokati Hazizaj zbardh detaje nga arrestimi i Vangjush Dakos me urdhër
x

Politike

Çfarë po paralajmërohet? Nga revoltat në rrugë e tek institucionet, Berisha del me thirrjen e fortë

Çfarë po paralajmërohet? Nga revoltat në rrugë e tek

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një mbledhjeje në selinë blu me kryetarët e degëve të PD në gjithë vendin, paralajmëroi të tjera protesta, përveç asaj të 11 shkurtit.

Berisha deklaroi se do gërshetojnë dhe kombinojnë gjithë format e përpjekjeve në betejën e tyre, teksa ka përmendur revoltat në sheshe, rrugë, institucione, qëndresën në parlament dhe hetimin parlamentar.

“Ne do gërshetojmë dhe kombinojmë të gjitha format e përpjekjeve në këtë betejë. Revoltat në sheshe, rrugë, institucione e kudo, qëndresën në parlament, hetimin parlamentar, koha thërret popullin opozitar të gjendet në orën e tij. Ora më e rëndësishme në misionin tonë, ndërkohë ne nuk shmangim përkundrazi, bëjmë çdo përpjekje për 14 majin si një ditë fitoreje për kandidatët tanë të lirisë.

Shqiptarët duhet ta dinë se parlamenti është më I shëmtuar se kurrë, më i cunguar se kurrë, është një parlament ku shkelet kushtetuta çdo ditë, vendoset me urdhrat banditeske të Ramës çdo ditë. Dhunohet çdo ditë e drejta e të zgjedhurve nga shqiptarët. Ne jemi të vendosur të mos e braktisim atë kurrë, por ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që zëri i shqiptarëve të dëgjohet. Duhet të jemi të gatshëm në çdo kohë për protesta të fuqishme para parlamentit, ai është i qytetarëve. Siç e shihni ata sillen si një bandë, bllokojnë komisionet hetimore, nuk ndodh në asnjë vend të botës. Bllokimit të tyre do t’i përgjigjemi me një qëndresë të fortë. Protesta para parlamentit duhet të jetë e gatshme në çdo kohë! Parlamenti nuk mund të funksionojë si një klub i Edi Ramës, jashtë rregullave. Qytetarët do jenë në çdo kohë të gatshëm për të protestuar aty, deputetët janë përfaqësues të qytetarëve, as të Ramës, as të Lindës që nuk ka princip por zbaton verbërisht urdhrat e tij”, u shpreh Berisha.