BREAKING NEWS

Përballet për herë të parë me zërat kritikë ndaj tij, zbulohen 2 lëvizjet e rëndësishme të Lulzim Bashës ditën e sotme

Përballet për herë të parë me zërat kritikë
x

Politike

Çfarë pret SHBA nga zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri? Ambasadorja Yuri Kim i jep përgjigjen e prerë gazetarit

Çfarë pret SHBA nga zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri?

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ishte sot e ftuar në emisionin “Përball” të gazetarit Lutfi Dervishi ku foli rreth qëndrimit të SHBA për 25 Prillin.

Ajo u shpreh se SHBA është duke u angazhuar se do të ndëshkoj këdo që tenton të prish zgjedhjet në Shqipëri.

Pjesë nga intervista:

Lutfi Dervishi:  Zonja ambasadore, duke folur për shpresat dhe pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit, keni luajtur një rol madhor duke u siguruar që partitë politike të bëhen bashkë, të arrijnë një marrëveshje dhe të sigurojnë që do të kemi infrastrukturën ligjore për zgjedhjet. Në një mënyrë, keni qenë garante e marrëveshjes së 5 qershorit. A jeni garante edhe e zbatimit të kësaj marrëveshjeje?

Ambasadorja Kim: Mendoj se garancitë në çdo demokraci për një marrëveshje si kjo janë institucionet, por janë edhe përgjegjësi e udhëheqësve politikë, sidomos atyre që janë të zgjedhur por edhe atyre që dëshirojnë të zgjidhen. Nëse jepni fjalën se do të bëni këtë dhe atë, atëherë duhet ta bësh dhe sigurisht që këtë e garantojnë institucionet dhe, për shembull, në këtë rast, janë komisionerët e KQZ që do të kenë përgjegjësinë për t’u siguruar që marrëveshja do të zbatohet ndaj aty duhet të shohim. Megjithatë, në fund, garantët e vërtetë në çdo demokraci janë populli dhe, përsëris, vota juaj më 25 prill është pushteti juaj themelor.

 

Më të lexuarat