BREAKING NEWS

VIDEO/ Banorët në rrezik? Artan Hoxha plas deklatratën ‘bombë’: Kompania që ka dhënë ekskluzivitetin kërkoi mbylljen e ‘Big Brother VIP’

VIDEO/ Banorët në rrezik? Artan Hoxha plas deklatratën
x
BREAKING NEWS

“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”/ Dha dorëheqjen nga gara për kryetar Bashkie në Korçë, Gjata zbardh prapaskenat e forta

“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”/ Dha
x
BREAKING NEWS

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113
x
BREAKING NEWS

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha thirrje policisë: Shkoni te bandat, te ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë makinat janë vjedhur në të njëjtin qytet

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha
x
BREAKING NEWS

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top Channel kanë ndjerë rrezik, ata e dinë se nga vjen sulmi

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Bombën ia ka vënë Berisha

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e
x

Politike

Çfarë pritet të ndodhë nesër në Ohër? Sali Berisha zbardh skenarin e Presidentit Vuçiç

Çfarë pritet të ndodhë nesër në Ohër? Sali

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në takim që do të mbahet në Ohër do mundohet të përdorë si pretekst Asociacionin dhe nuk do të firmosë.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Berisha shkruan se ai nuk pranon pas i është dhënë urdhër nga Rusia, pasi sipas kryedemokratit në qoftë se pranohet marrëveshja franko-gjermane Serbisë i duhet të vendosë sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.

“Çfarë pritet nesër në Ohër!

Të dashur miq, nesër në Ohër zhvillohet një takim shumë i rëndësishëm për Kosovën, Serbinë dhe rajonin, midis kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe përfaqësuesve të lartë të BE-së dhe SHBA-së.

Në këtë takim parashikohet të firmoset marrëveshja franko-gjermane. Kryeministri i Kosovës deklaroi në Bruksel se ai ishte i gatshëm të firmoste marrëveshjen kurse presidenti i Serbisë, Vuçiç u shpreh se ai e pranon marrëveshjen, por nuk e firmos. Si pretekst ai nxori Asociacioni Etnonacionalist suprakushtetues të cilin ai e di mirë se nuk mund të pranohet.

Në të vërtetë ai po përdor si pretekst Asociacionin, por arsye kryesore që ai ndofta nesër nuk firmos është urdhri nga Kremlini që ai të mos pranojë marrëveshjen franko-gjermane. Kjo sepse kjo marrëveshje kërkon harmonizimin e politikës së jashtme të të dy vendeve me politikën e jashtme të BE-së, ç'ka do të thotë se Serbia duhet të zbatojë sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.

Por nesër është një rast shumë i veçantë që Serbia të largohet nga ombrella ruse e cila i ka sjellë vetëm disfata dhe të rreshtohet në anën e duhur dhe të drejtë të historisë. Duke patur parasysh se çfarë përfaqëson Aleksandër Vuçiç dhe e shkuara e tij vështirë se ai do arrijë të marrë nesër vendimin e duhur.

Megjithatë le t'i urojmë suksese takimit të Ohrit”, shkruan Berisha.

Më të lexuarat