BREAKING NEWS

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se çfarë ndodhi mes Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes Vasilika Hysi

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në qeveri

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja çfarë e ka fundosur

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa vota morën Berisha dhe Elezi

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset spitali

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset
x
BREAKING NEWS

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës
x
BREAKING NEWS

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas 30 vitesh të shohësh...”/ Deklarata e fortë e Robert Papës: Edi Rama nuk do të e jap këtë të drejtë nëse vërteton që...

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas
x

Opinion / Editorial

Muharrem Xhafa: Ja kush ishte Heroi i Popullit Qemal Stafa, ka pasur rol kyç në LANÇ, figurën e tij nuk e bëjnë dot pis ballistët

Muharrem Xhafa: Ja kush ishte Heroi i Popullit Qemal Stafa, ka pasur rol

Nuk është hera e parë që palo historianë dhe të tjerë si ata e shtrembërojnë me dashje historinë e vendit tonë, në veçanti historinë e LANÇ-it, për shkak të trysnisë politike mbi ta të borgjezisë, të shtetit të saj e të organizmave të tij. E vërteta e 5 majit dihet. Madje historianët sharlatanë e dinë të vërtetën e 5 majit 1942, por e fshehin dhe e përdorin historinë për qëllime politike, për kolltuqe dhe ofiqe! Është rasti t'u themi pseudohistorianëve shërbëtorë të borgjezisë fashiste dhe të bashkëpunëtorëve të pushtuesve se historia nuk është politikë. Se 5 Majin e vitit 1942 nuk mund ta bëjnë pis mercenarë të paneleve të televizioneve e të faqeve të shtypit borgjez! Askush! Rigels, Qemal Stafa ka pasur rol kyç në LANÇ dhe është Hero i Popullit. Po, Dita e vrasjes së tij, më 5 Maj 1942, është shpallur në mënyrë simbolike si Dita e Dëshmorëve të Atdheut, por kjo është vendosur pas çlirimit dhe me vendim të Qeverisë e të KQ të PKSH-së. Duhet të jenë sharlatanë, neofashistë dhe bashkëpunëtorë të zellshëm të pushtuesve ata që vënë në dyshim kontributin e Qemal Stafës gjatë LANÇ-it! Se zor të ketë shqiptarë me gjak shqiptari që të dyshojë se Qemal Stafa ishte komunist militant dhe udhëheqës i shquar i Lëvizjes dhe Partisë dhe i Rinisë Komuniste Shqiptare dhe i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare Shqiptare. Fashistët nuk kanë guxuar të thonë se Qemal Stafa s'ka qenë pjesëmarrës në Mbledhjen Themeluese të PKSH-së, më 8 Nëntor 1941, se ai nuk ka qenë themelues i PKSH-së, organizator i organizimit të kryengritjes së armatosur dhe i organizimit dhe themelimit të Rinisë Komunistë të Shqipërisë. Asnjë fashist nuk ka guxuar të thotë se Qemal Stafa, i lindur në Elbasan më 20 mars 1920, s'ishte bir i një familjeje patriote elbasanase dhe nxënës i zellshëm i gjimnazit të shtetit të Shkodrës loce, ku përqafoi idetë komuniste, hyri në një nga celulat ilegale të partisë komuniste të Shkodrës, mori pjesë aktive në lëvizjen revolucionare të rinisë shkodrane dhe u bë njëri ndër drejtuesit e shquar të shoqërisë jashtëshkollore "Besa shqiptare"! Asnjë nuk kemi dëgjuar të mohojë se, pasi u lidh me Vasil Shanton e madh, Qemal Stafa u organizua në Grupin Komunist të Shkodrës (1937) dhe bashkë me Vasilin zhvilloi veprimtari të thella revolucionare, ngriti celula komuniste dhe përhapi ide e letërsi revolucionare, u lidh ngushtë me punëtorët, ndonëse - në ilegalitet dhe organizoi, duke qenë në krye, shumë aksione të rinisë shkollore. Nuk ka guxuar zogist a fashist i kohës, me gjithë përpjekjet për ta minimizuar, të ketë mohuar se në janar 1939, Qemal Stafa me shokë u arrestua dhe u dënua me burgim nga gjyqi që regjimi i Zogut, i idhullit të zogistëve organizoi kundër elementëve komunistë shqiptarë. Cili zogist a palokomunist i pas kongresit të 10-të të ish-partisë së Punës nuk e di që Qemal Stafa në atë gjyq nga i akuzuar u kthye në akuzues i regjimit zogist dhe i rendit feudoborgjez, duke deklaruar me zë të lartë e kokën lart se është komunist e se vetëm komunizmi do ta shpëtonte masën e punëtorëve, e njerëzve të punës, nga shtypja e mjerimi? Kush nuk e di le ta mësojë se në prag të pushtimit fashist (prill 1939) Qemal Stafa u arratis nga burgu dhe bashkë me Vasil Shanton punuan ditë e natë për tërheqjen e rinisë në qëndresën antifashiste dhe në lëvizjen e luftën kundër pushtuesve të huaj! Ata që nuk e dinë, le ta mësojnë se Qemal Stafa qe intelektual i kalibrit të lartë dhe vijoi studimet e larta për pak kohë në Itali dhe që, pas kthimit në atdheun e tij, u hodh në ilegalitet. Po ashtu, le ta mësojnë të gjithë ata që nuk e dinë se Qemal Stafa, pasi u njoh me Enver Hoxhën, e mbështeti me bindje platformën e Enverit për shkrirjen e grupeve komuniste në një parti të vetme komuniste marksiste -leniniste. Sa të trashë e të poshtër janë ata që thonë se PKSH-ja ishte ilegjitime?! Jo rastësisht, Qemal Stafa u zgjodh të merrte pjesë në mbledhjen për themelimin e PKSH-së si përfaqësues i Grupit Komunist të Shkodrës, u zgjodh me votë të fshehtë anëtar i Komitetit Qendror (provizor) të PKSH-së dhe në mbledhjen për krijimin e organizatës se RKSH-së u zgjodh Sekretar Politik i saj. Së bashku me Vasil Shanton, Qemal Stafa luajti një rol tejet të rëndësishëm për përfundimin me sukses të Mbledhjes Themeluese të PKSH-sê. Roli dhe veprimtaria e Qemal Stafës përkrah Enver Hoxhës për organizimin e forcimin e PKSH-së e të luftës së armatosur kundër pushtuesve fashistë dhe bashkëpunëtorëve të tij ka qenë i madh! Cili shqiptar gjakprishur mund të thotë se Qemal Stafa nuk mori pjesë në Konsultën e Parë të Aktivit të PKSH (1942) dhe se, ndonëse në moshë të re, po me guximin e një burri të pjekur, me aftësitë e me kulturën e tij, u bë një nga udhëheqësit më aktivë e të talentuar të Partisë Komuniste, udhëheqës i dashur i rinisë, simbol i madh i luftës dhe vetëmohimit për kauzën e PKSH-së : Çlirimin e atdheut! Sado gënjeshtar e të poshtër të jenë janë pak ata shqiptarë që mohojnë se Qemal Stafa u vra si hero në rrethim në Tiranë, më 5 maj 1942, i rrethuar nga fashistët, duke luftuar heroikisht! Cili horr shqiptar mund të mohojë se Qemal Stafa ishte një letrar i talentuar. Trashëgimi i tij letrar është përmbledhur në vëllimin "Qortimet e vjeshtës" (1961). Partia e Punës, pushteti popullor dhe Enver Hoxha, Qemal Stafës ia ngritën lart nderin e lavdinë e heroit, siç ai e meritonte. Lavdi Qemal Stafës! Rroftë 5 Maji- Dita e Dëshmorëve të Atdheut!