
E rëndë në Peshkopi, plagoset me armë zjarri 16-vjeçarja, zbardhen detajet e para

Partia Socialiste mbledh Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

“Fluturojnë” rastet e reja, Ministria e Shëndetësisë zbardh bilancin e 24 orëve të fundit: Shënohet një humbje jete nga COVID

“FOTO HISTORIKE”/ Kreshnik Spahiu publikon foton e rrallë të Fatos Nanos: Këtu për herë të parë u...

“PD do shpallet...”, paralajmërimi i fortë i Ngjelës për protestën e 7 korrikut: Berisha do destabilizim, do që të jetë sundues! Me katër bomba...

Çfarë pritet të ndodhë në 7 korrik? Spartak Ngjela nxjerr zbuluar planin e Berishës dhe paralajmëron: Presion ndaj...

Maks Haxhia i përgjigjet 'flakë për flakë' Edi Ramës

"Si takohesh me burrin biznesmen?"/ 'Çoroditet' Edi Rama, nuk e mbajnë nervat gjatë konferencës, merr vendimin drastik për gazetarin

Fatmir Mediu i del kundër Berishës: Opozitës i duhet një lidership i ri

Shkruar nga SOT.COM.AL 13 Maj 2022

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka folur në një emision televiziv për zhvillimet në PD. Mediu apeloi që opozita të ulet në tryezë mes vetes për të zgjidhur situatën ku ndodhet. Ai deklaroi se çdo lëvizje e njëanshme krijon vetëm konfuzion dhe nuk jep produktin opozitar që duhet të japë. Mediu shtoi se për momentin është shumë i rëndësishëm një rivitalizim i opozitës.
Sa i përket marrëdhënieve të opozitës me SHBA-të dhe shpalljes non-grata të Sali Berishës, kreu i PR deklaroi se ky është një raport delikat.
“Berisha është një eksponent që lidhet fort me njerëzit në bazë. Ai ka qenë nga ata që i ka njohur njerëzit dhe strukturat thuajse me emra. Për sa i përket raporteve me SHBA unë mendoj që është një raport shumë delikat. Ajo që unë mendoj është që opozita duhet të krijojë një partneritet të qenësishëm me SHBA-të. Nëse kjo do të thotë që lidershipi të jetë në një nivel tjetër me të rinj dhe të reja, pse jo. Nëse e shohim veten jo si përfitues politikë, por kontribues, mund të krijojmë një opozitë shumë efikase në raport me qyterarët shqiptarë” – tha Fatmir Mediu.
I pyetur se si mund të arrihet një partneritet i ri mes opozitës dhe SHBA-ve me situatën ku ndodhet Partia Demokratike, ai tha:
“Opozita duhet të gjejë mekanizmat e saj të veprimit pavarësisht situatës. Ne duhet te kthehemi në faktor stabiliteti. U përpoqëm ta bënim këtë në vitin 2005 duke sjellë një lidership të ri. Jo çdo gjë që është lidership duhet të jetë nesër në qeverisje. Qëllimi i parë i Berishës dhe kujtdo në opozitë është ndryshimi i qeverisjes në vend. Pastaj se kush do të jetë Kryeministri, Berisha e ka thënë se duhet të zgjidhet me votim etj etj. Duhet një moment reflektimi si nga Berisha dhe të gjithë se çfarë mund të sjellim të re në drejtim. Sot për sot në politikën shqiptare politikanët identifkohen si njerëz që kërkojnë vetëm për veten e tyre. Ne duhet të provojmë të kundërtën” – tha Mediu.
Më të lexuarat


Partia Socialiste mbledh Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

Berisha thirrje BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë, ja paralajmërimi që i bën Ramës për 7 korrikun

“FOTO HISTORIKE”/ Kreshnik Spahiu publikon foton e rrallë të Fatos Nanos: Këtu për herë të parë u...

“Edi Rama projekt tjetër pabesie”, PD del me deklaratën e jashtëzakonshme: Vendi është në rrezik!

Çfarë pritet të ndodhë në 7 korrik? Spartak Ngjela nxjerr zbuluar planin e Berishës dhe paralajmëron: Presion ndaj...

“Pse mos ta marrë dhe nusja ime statusin e investitores strategjike”/ Debati për mandatin e ministres Xhaçka, deputeti demokrat bën deklaratën e papritur: Na thoni ku merret leja se...

“7 korriku, një test force”, analisti i njohur zbulon skenarin e Sali Berishës: Ka qëllim të...

Maks Haxhia i përgjigjet 'flakë për flakë' Edi Ramës

"Si takohesh me burrin biznesmen?"/ 'Çoroditet' Edi Rama, nuk e mbajnë nervat gjatë konferencës, merr vendimin drastik për gazetarin

Opozita kërkon heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës/ Burri i ministres investitor strategjik? Rama: Vendimi që kam marrë
