Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Fatmir Mediu: PD të mos bëjë pazare me FRD, të vlerësojë aleatët tradicionalë

Fatmir Mediu: PD të mos bëjë pazare me FRD, të vlerësojë aleatët tradicionalë

Postuar: 24/04/2013 - 10:20

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i ka bërë thirrje dje Partisë Demokratike të mos bëjë pazare me subjekte të ndryshme, por të vlerësojë aleatët tradicionalë. Kryetari i Partisë Republikane i kujtoi PD se ka marrë 102 mijë vota nga partitë aleate, të cilët të gjitha së bashku janë përfaqësuar vetëm me një deputet në Kuvend. Ai tha se Partia Demokratike ka marrë mbi 10 deputetë me votat e partive të vogla. Mediu zhvilloi dje një takim me komunitetin fierak, që banon në Tiranë. Mediu u ndal dhe në momentin e zgjedhjeve të 23 Qershorit, duke e konsideruar si një sfidë jo vetëm për PR-në, por për të gjithë ata që pretendojnë të jenë pjesë e familjes së madhe evropiane. "Ne duhet të jemi patjetër në një kohezion të plotë marrëdhëniesh politike, ndërmjet subjektesh politike të së djathtës por dhe sidomos dhe qytetarët tanë. është e rëndësishme që ne të bëjmë një analizë të thellë të të gjithë zgjedhjeve të 2009. Janë 120 mijë vota të cilat i kanë sjellë partitë e tjera të koalicionit të PD që në një analizë të thjeshtë do të thotë mbi 10 deputetë. Prandaj është shumë e rëndësishme që në vend të shikojmë pazaret me subjekte të ndryshme, të shikojmë njëherë brenda shtëpisë sonë si mund ta menaxhojmë këtë marrëdhënie për të maksimalizuar rezultatin elektoral të këtij koalicioni", tha Mediu. Partisë Republikane është një parti aleate tradicionale e Partisë Demokratike që nga themelimi i saj. Edhe pse kanë pasur përplasje për çështjen e pronave dhe zgjedhjet, PR do të rreshtohet në krah të PD edhe në zgjedhjet e 23 Qershorit. Megjithatë, ende nuk ka një marrëveshje mes PD dhe PR, për konvertimin e votave të republikanëve në mandate. Në zgjedhjet e 2009, PR mori mbi 30 mijë vota, por e pati shumë të vështirë për të marrë një mandat në Tiranë.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 10

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/07/2017 - 21:46

Partia Demokratike ka publikuar të dhënat përfundimtare të anëtarëve që votuan sot për zgjedhjen e kryetarit të PD, ku në garë ishin Lulzim Basha dhe Eduart Selami.Siç shihet nga të dhënat afro gjysma e anëtarësisë ka bojkotuar zgjedhjet.

Postuar: 22/07/2017 - 21:39

Ka përfunduar votimi për zgjedhjet në PD, se kutitë po sillen drejt Tiranës.

Postuar: 22/07/2017 - 20:17

Kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu në një postim në “Facebook” ka komentuar zgjedhjet që u mbajten sot në PD për kryetarin e ri të saj.

Postuar: 22/07/2017 - 19:58

Kryeministri Edi Rama bëri thirrje nëpërmjet një statusi në “Facebook”, që “duhet të ngremë krye ndaj këtij soji grabitqarësh”.

Postuar: 22/07/2017 - 19:26

Ka përfunduar afati zyrtar i procesit të votimeve për zgjedhjen e kryetarit të PD ka përfunduar.

Postuar: 22/07/2017 - 19:15

Sot demokratët votojnë për të zgjedhur kreun e ri të partisë së tyre, ndërsa në garë marrin pjesë Lulzim Basha dhe Eduart Selami.

Postuar: 22/07/2017 - 19:05

Deputetja demokrate Majlinda Bregu kujton se si sot një vit më parë, në Parlament është votuar reforma në drejtësi me konsensusin e mazhorancës dhe opozitës.