BREAKING NEWS

Skandali i Bill Gates, aplikacioni i Covid-19 instalohet automatikisht në telefonat android

Skandali i Bill Gates, aplikacioni i Covid-19 instalohet automatikisht në
x

Politike

Fatmir Xhafaj flet për vëllain: Në çdo gjykatë do ta humbiste çështjen, ja pse

Fatmir Xhafaj flet për vëllain: Në çdo gjykatë do ta

Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj, i ftuar në “Real Story” është pyetur për çështjen e vëllait të tij, i cili po vuan dënimin në Itali.

Pse u dorëzua Agron Xhafaj përballë një sajimi, siç ju e quani audio-përgjimin që publikoi PD?

“Në çfarëdo gjykate që ai të ishte gjykuar, ai do ta humbiste çështjen, sepse siç u sajua audio-përgjimi mund të sajoheshin gjëra të tjera. Ai ka qenë i ri dhe ka bërë gabimet e veta për të cilat po vuan dhe do vuajë në vazhdim, sidomos për faktin që është vëllai i ministrit”, tha ministri Xhafaj.