Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Fatmir Xhafaj: S’kam punuar as në strukturat e Sigurimit të Shtetit, as në organet e hetimit gjatë komunizmit

Postuar: 20/03/2017 - 17:33

Ministri i ri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj thotë se nuk ka punuar asnjë ditë në strukturat e Sigurimit të Shtetit dhe as në organet e hetimit në periudhën e komunizmit, të cilat në atë kohë ishin pjesë e Ministrisë së Brendshme. Në një deklaratë të gjatë lëshuar për mediat nga zyra e shtypit e Partisë Socialiste, Xhafaj sqaron periudhën për të cilën është akuzuar ditët e fundit, duke i dhënë përgjigje kështu edhe Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.  

“Në vitin 1982 kam përfunduar studimet për drejtësi në Universitetin e Tiranës. Në shtator të atij viti jam emëruar Këshilltar Ligjor pranë Zyrës së Ndihmës Juridike në Gjykatën e rrethit Krujë. Në maj 1983 jam zgjedhur gjyqtar në Gjykatën e rrethit Krujë. Në qershor 1984 krijohet për herë të parë organi i hetimit penal, si institucion i veçantë dhe i pavarur nga institucione të tjera, pjesë e organeve të sistemit të drejtësisë të asaj kohe pranë prokurorive të rretheve, tërësisht i ndarë nga organet e hetimit të Ministrisë së Brendëshme. Po atë vit, në qershor, më emëruan në punë pranë këtij organi. Në këtë periudhë prej një vit e gjysmë, (qershor 1984 – dhjetor 1985), kam kryer edhe stazhin gjashtëmujor në prodhim, pranë Ndërmarrjes Bujqësore Krujë. Në fund të vitit 1985 jam larguar përfundimisht nga puna në organet e sistemit të drejtësisë në moshën 26-vjeçare. Sikurse del qartë nga këto fakte, asnjë ditë të jetës sime nuk kam shërbyer në strukturat e sistemit të Sigurimit të Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme të asaj kohe dhe as në organet e hetimit që ishin pjesë e Ministrisë së Brendshme”, sqaron Xhafaj.

Ai thotë se pretendimet e dy qytetarëve se janë dhunuar prej tij, janë të pavërteta dhe të porositura.

“Një shtetas shqiptar me banim jashtë atdheut pretendon me mesazhe e telefonata të porositura se në vitin 1986, e paskam dhunuar apo torturuar, vit në të cilin, unë nuk kam qenë fare në punë në organet e drejtësisë të asaj kohe. Në Janar të vitit 1986 kam filluar punë si drejtues i rinisë në Tiranë dhe ky fakt është i dokumentuar”, shkruan ai.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2017 - 22:06

Shqipëria dhe Gjermania kanë firmosur marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të kontributeve shoqërore.

Marrëveshja me përfaqësuesen gjermane u firmos nga ambasadori shqiptar në Berlin, Artur Kuko.

Postuar: 19/09/2017 - 21:48

Eurodeputeti Knut Fleckenstein, njëkohësisht reporter për Shqipërinë në Parlamentin Europian, thotë se Shqipëria nuk rrezikon rikthimin e regjimit të vizave me zonën Shenge

Postuar: 19/09/2017 - 21:41

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstien është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” përballë gazetarit Sokol Balla për të folur për si

Postuar: 19/09/2017 - 21:32

Një incident ndodhi mbrëmjen e djeshme në Elbasan ku një makinë luksoze "Audi A8" e blinduar goditi një automjet të policisë.

Postuar: 19/09/2017 - 20:54

Presidenti i Rajonit të Abruzzo-s, Itali, Luciano D’Alfonso zhvilloi një vizitë pune në Tiranë me ftesë të Kryetarit të Qarkut dhe Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Da

Postuar: 19/09/2017 - 20:46

Opozitarët kanë reaguar menjëherë pas vendimit nga ana e Partisë Socialiste për të marrë një vendim bashkë me popullin në lidhje me ligjin e mbetjeve.

Postuar: 19/09/2017 - 20:36

Organet e reja të vettingut pritet të nisin punën në tetor, me dosjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve.