Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Fatos Klosi dhe Petro Koçi: Autorët e vërtetë të Gërdecit i shpëtuan ndëshkimit, Berisha përgjegjësi kryesor, gjithçka do të zbardhet nga drejtësia e re

Postuar: 16/03/2019 - 09:14

Tragjedia e Gërdecit njihet si një ndër ngjarjet më të rënda gjatë viteve të tranzicionit shqiptar. Në datën 15 mars të vitit 2008 fabrika e demontimit të armëve shpërtheu duke shkaktuar 26 viktima, ndërsa la pas dhjetëra persona të tjerë me dhimbje fizike dhe shpirtërore. Edhe pse kanë kaluar 11 vite, asnjë prej fajtorëve nuk është në burg. Ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi deklaroi dje për gazetën “SOT” se përgjegjësit e vërtetë të tragjedisë i kanë shpëtuar drejtësisë. Sipas tij, deri tani është përpjekur të bëhet drejtësi për problemet teknike të konstatuara në fabrikë, por jo për problemin kryesor. “Fajtorët e vërtetë të kësaj ngjarjeje nuk janë ndëshkuar. Janë ngarkuar me përgjegjësi vetëm ata që patën përgjegjësi teknike atje, ndërkohë që problemi teknik nuk ka qenë kryesori. Aty ndërtimi i një sipërmarrjeje çmontimi municionesh aq afër një fshati dhe pa asnjë lloj mase mbrojtëse, është përgjegjësia kryesore”, tha Klosi. Ai theksoi se fajtori kryesor për këtë ngjarje është kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha. Për të, shteti nuk duhet të kishte lejuar marrëveshjen me privatin për fabrikën. “Përgjegjësia kryesore qëndron tek ata që e organizuan këtë aferë, të gjithë ata që u bënë ndërmjetës për tu lidhur me privatët që gjoja realizonin çmontimin. Vetë ideja për t’ia dhënë privatit është e gabuar. Shteti kishte të gjitha mundësitë ta bënte vetë këtë punë. Përgjegjësia është e atyre që janë në krye, që nga kryeministri i asaj kohe, pastaj edhe të tjerë”, u shpreh Klosi. Ish-kreu i SHISH kërkoi rihapjen e dosjes dhe nxjerrjen para drejtësisë të fajtorëve e vërtetë. “Kjo është një çështje që duhet të rihapet dhe besimi është që me reformën në drejtësi të gjendet edhe drejtësia. Ta shohim çfarë do të bëjë reforma sepse të gjithë po shpresojmë që reforma në drejtësi të na japë drejtësi”, theksoi Fatos Klosi.

Reagimi i Petro Koçit

Në të njëjtën linjë me ish-kryetarin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ishte ditën e djeshme edhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi. Në një reagim të dhënë për gazetën “SOT”, ai deklaroi se përgjegjësit kryesorë të krimit të Gërdecit nuk janë dënuar. Koçi bën me faj sistemin e drejtësisë për moszbardhjen e plotë të ngjarjes. Megjithatë, ai shpreson se me drejtësinë e re gjërat do të ndryshojnë dhe familjarët e viktimave do të kenë mundësi të shohin të dënuar ata që e sollën këtë tragjedi. “Zbardhja e tragjedisë së Gërdecit mbetet një çështje e tradhtuar në sistemin e vjetër të drejtësisë. Ashtu si “21 Janari” i ish ministrit “Xhaferr Deva” që sot drejton dhunën në PD, apo afera e Rrugës së Kombit. Ne vuajmë jo vetëm moszbardhjen dhe mosndëshkimin e atij krimi, por edhe biznesin shumëmilionësh që po bëhet në emër të asaj tragjedie nga i njëjti sistem drejtësie. Prandaj opinioni publik shpreson në institucionet e reja që do bëjnë drejtësi të re”, deklaroi zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi. Vetë familjarët e viktimave në çdo dalje mediatike bëjnë thirrje për drejtësi. Ata kërkojnë që fajtorët e vërtetë të ndëshkohen për jetët e humbura nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec. Familjarët kanë rendur shpesh nëpër dyer gjykatash për të gjetur drejtësinë, por janë zhgënjyer. Për këtë arsye shpresa e tyre tani janë varur të drejtësia e re që pritet të bëhet përmes reformës në drejtësi. 

Mimoza Ibra

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/03/2019 - 23:52

Gazetari Denis Dyrnjaja debatoi me ish-deputetët Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili në studion e “360 gradë” në RTV Ora për manipulimin e zgjedhjeve.

Pjesë nga biseda:

Postuar: 21/03/2019 - 23:45

Shkëlzen Berisha, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për mardh

Postuar: 21/03/2019 - 23:29

Shkëlzen Berisha ka komentuar një kabllogram të ambasadorit Amerikan John Withers pas shpërthimit

Postuar: 21/03/2019 - 23:21

Shkëlzen Berisha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi ku

Postuar: 21/03/2019 - 23:09

Shkëlzen Berisha, është pyetur nga gazetari Ylli Rakipi, lidhur me telefonatën e tij, me Mihal De

Postuar: 21/03/2019 - 23:01

Aktori Laert Vasili dhe ish-deputeti demokrat Oerd Bylykbashi debatuan në studion e "360 Gra

Postuar: 21/03/2019 - 22:51

Të ftuar në emisionin “Open”, avokati Spartak Ngjela ka pasur një përplasje me ish-de