
“Do të vëmë bombën kudo që të jesh"/ Kërcënohet me jetë drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Prokuroria e Tiranës vihet menjëherë në lëvizje, zbardhet SMS-ja e rëndë

Fatos Klosi dhe Petro Koçi: DASH goditje nën brez armiqve të reformës në drejtësi, Meta-Berisha dyshja më e shqetësuar

Shkruar nga Rigels Seliman 25 Shkurt 2021

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi dhe zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi e cilësojnë vlerësimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Ardian Dvoranin si një mesazh të fortë për armiqtë e reformës në drejtësi. Dy ditë më parë Ardian Dvorani renditej në mesin e 12 personaliteteve që kanë marrë çmim ndërkombëtar të kampionëve antikorrupsion të dhëna nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Por gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, zoti Klosi u shpreh se përmes këtij titulli akorduar ndaj Dvoranit, sipas tij, DASH i dha një goditje nën brez armiqve të reformës në drejtësi. Madje, ish-kreu i SHISH theksoi se amerikanët në këtë rast kanë vrarë me një gur dy zogj, pasi siç nënvizoi ai, Meta-Berisha janë dyshja më e shqetësuar, sepse u vlerësua gjyqtari që është sulmuar më shumë nga presidenti dhe ish-kryeministri. “Për mendimin tim vlerësimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për ish-kreun e KED, Ardian Dvorani, i cili u rendit mes 12 kampionëve Kundër Korrupsionit, të përkushtuar ndaj transparencës dhe llogaridhënie, e konsideroj si shumë të drejtë. Gjyqtari Dvorani ka qenë një ndër personat kyç të reformë në drejtësi dhe një ndër personat më të atakuar dhe sulmuar politikisht. Kështu që ky vlerësim i DASH është një mesazh dhe goditje nën breza për të gjithë armiqtë e Dvoranit, reformës në drejtësi dhe të korruptuarave. Pra, fakti që amerikanët po e vlerësojnë Dvoranin, tregon se ky i fundit nuk ka bërë shumë gabime siç pretendonte Berisha, presidentit, etj”, deklaroi ai për gazetën “SOT”.
Klosi: SHBA-të janë në dijeni të presioneve
Më tej gjatë reagimit të tij, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi komentoi edhe faktin që Departamentin Amerikan i Shtetit e ka cilësuar Ardian Dvoranin si gjyqtar që iu ka bërë ballë presioneve politike, ndërsa theksoi se amerikanë dinë shumë gjëra për Shqipërinë. “Sa i takon nënvizimit që Departamenti Amerikan i Shtetit në vlerësimin që i bën Ardian Dvoranit, e cilëson si kampion të luftës kundër korrupsionit dhe gjyqtar që nuk u tundua apo zmbraps para presioneve politike është një mesazh tejet i fortë. Në dijeninë time Shtetet e Bashkuara të Amerikës dinë shumëçka për Shqipërinë. Madje, DASH di edhe presionet politike që iu bëhen gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndërkohë që unë dhe ti nuk i dimë”, nënvizoi ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi për gazetën “SOT”.
Koçi: Meta, kampion i korrupsionit
Por në të njëjtën linjë me ish-kreun e SHISH, Fatos Klosi është rreshtuar ditën e djeshme edhe zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi. Ky i fundit gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, e cilësoi vlerësimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Ardian Dvoranin, si një grusht të fortë për presidentin Ilir Meta. Sipas zotit Koçi, presidenti Meta është kampion i korrupsionit dhe kapjes së shtetit. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës me shpalljen e Ardian Dvoranit kampion të luftës kundër korrupsionit, i ka dhënë një grusht të fortë turinjve kampionit të korrupsionit dhe kapjes se shtetit, presidentit Ilir Meta. Por edhe babait shpirtëror të tij, Sali Berisha. Me ketë akt lufta kundër korrupsionit dhe kundër kapjes së shtetit ka marre oksigjen të ri, shprese të re dhe natyrisht besim të ri. Qytetarët kanë marrë mesazhin e qartë politik se duhet të mos mbështesin kurrë simbolet publike të korrupsionit dhe krimit, si Presidenti Meta dhe ish-kryeministri Berisha”, deklaroi zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi për gazetën “SOT”.
Më të lexuarat


Përçarje brenda LSI? Reagon për herë të parë Luan Rama, zbulon arsyen se pse nuk ishte në takim me nënkryetarin

“Janë gati të djegin Shqipërinë”, kryeministri Edi Rama zbulon çfarë po përgatit PD-ja dhe LSI-ja për zgjedhjet e 25 prillit

Kryeministri Rama i surprizon të gjithë, tregon bisedën private që ka bërë dje me një gazetar të njohur shqiptar: Më tha po janë shumë!

“Do t’ia bëjnë fora, do marrin armët”, Gjiknuri zbulon çfarë po përgatit Ilir Meta: Presidenti kandidat përzuri Luan Ramën dhe tani vjen për t'i hedhur...

Fushata zgjedhore/ Lulzim Basha u jep premtimin e madh qytetarëve: Do të anulojmë...

“Gropat e zeza i thithën paratë”/ Presidenti Meta nuk gjen qetësi, lëshon paralajmërimin e rëndë për zgjedhjet e 25 prillit: Kundër mafies së...

“Pas vështirësive vjen lehtësimi”, kryeministri Rama inspekton projektin e rëndësishëm dhe jep mesazhin e fuqishëm për gjithë shqiptarët: Me orën e re policore do...(VIDEO)

Kush i nxori të dhënat personale të qytetarëve? Ministrja Spiropali flet hapur dhe zbulon strategjinë që po ndjek PS: Asnjë gjë për t’u habitur!

“Askush nuk ia ka ngarkuar këtë gjë”, Frrok Çupi nxjerr zbuluar Ilir Metën, tregon çfarë fshihet pas heshtjes së presidentit për çështjen e bujshme: Ngjitet në interesat e tij personale. Ndryshe veproi kur rrahu policët

“Po të isha unë në krye të PD-së...”, Jozefina Topalli nxjerr marrëveshjen e fshehtë të Lulzim Bashës dhe tregon çfarë do të ndodhte me Edi Ramën
