Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Fatos Klosi: E vërteta e rrahjes së Ramës nga shikasit me xhupa të zinj të Gazidedes, pse nuk e ndëshkuam Berishën dhe kush i urdhëronte rrahjet

Fatos Klosi: E vërteta e rrahjes së Ramës nga shikasit me xhupa të zinj të Gazidedes, pse nuk e ndëshkuam Berishën dhe kush i urdhëronte rrahjet

Postuar: 20/02/2015 - 07:18

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, në një prononcim për gazetën “Sot”, ka sqaruar të vërtetën e rrahjes së Edi Ramës në vitin 1997. Ish-kreu i SHISH i është kundërpërgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u shpreh dje nga foltorja e Kuvendit, se rrahja e Edi Ramës në 97 ishte krim pasioni dhe jo krim politik. Berisha përfshiu Klosin në këtë histori, duke deklaruar se Klosi nuk mori masa më vonë pasi e dinte se Rama u rrah për çështje pasioni, duke aluduar për një femër.
 
Fatos Klosi deklaroi se Edi Rama është rrahur nga SHIK-u i Gazidedes dhe i Sali Berishës, pasi kryeministri aktual në atë kohë guxoi të shkruante dhe të fliste kundër atij pushteti dhe vetë Berishës. Klosi pohoi se alibia e Berishës nuk qëndron. Sipas Klosit, përpos Edi Ramës janë rrahur edhe intelektualë të tjerë që kishin guximin të thonin atë që mendonin, nga shikasit e Gazidedes, të cilët ishin individë me xhupa të zinj dhe me gjuhë të trashë. “SHIK-u rrahu sa mundi jo vetëm Edi Ramën. Unë gjysmën e SHIK-ut nuk e kam gjetur aty. Si t’i largoja ata që rrahën politikanët? Ishte shumë qartë që ajo dhunë që u përdor, ishte vepër e SHIK-ut. Mua më kërkuan që t’i ndryshoja emrin institucionit. Ata që rrahën Edi Ramën ishin individë me xhupa të zinj, njerëz me një gjuhë të ashpër. Rama u rrah se foli kundër pushtetit të Berishës. E njëjtë gjë ndodhi edhe me Ndre Legisin. Ai ishte SHIK-u i Gazidedes dhe i Sali Berishës, të cilët urdhëruan sulmet ndaj Edi Ramës dhe intelektualëve të tjerë”, deklaroi Klosi. Ish-kreu i SHISH, shprehet se Berisha me bëmat e tij e ka merituar që në atë kohë vendin që i takonte. “Të gjitha ata djem që kishin guximin të thonin hapur atë që mendonin, e pësuan duke u goditur, ashtu siç ndodhi edhe me Teodor Kekon. Asokohe qe një frymë që nuk mund të merrje hak, se do na quanin djem të komunizmit. Berisha e meritonte që atëherë vendin që i takonte, sepse e dogji këtë vend. Por ne nuk donim hakmarrje!”, u shpreh Klosi. 
 
Berisha, shpifës
 
Fatos Klosi e ka cilësuar shpifje deklaratën e Berishës dje në Kuvend se rrahja e Edi Ramës ishte krim pasioni, duke u shprehur se ish-kryeministri kërkon të gjejë alibi për të mbuluar dhunën ndaj kundërshtarëve të tij politikë. “Kur Berisha thotë se ai ishte krim pasioni dhe ko krim politik, ai shpif. Berisha i shet shpifjet për të vërteta. Kjo është një metodë e vjetër e të bërit politikë. Më habit fakti që Berishën e lejojnë të flasë pa pushim në Parlament. Ai po krijon alibi për të mbuluar dhunën ndaj kundërshtarëve politikë. Me atë sigurinë e tij që e karakterizon kur flet, përpiqet që t’i imponohet atyre që e dëgjojnë. Klosi për Berishën”, u shpreh Klosi.  Eneida Jaçaj
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 21

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/10/2018 - 18:07

Ditën e sotme, ka reaguar deputetja demokrate, Jorida Tabaku, e cila ka thënë se sot shqiptarët paguajnë më shtrenjtë çmimet e hidrokarbureve.

Postuar: 20/10/2018 - 17:54

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Ministrin e Jashtëm.Teksa ka publ

Postuar: 20/10/2018 - 17:30

Kryeministri  Rama, i pranishëm në anëtarësimet e reja të Partisë Socialiste në Kamëz, dekla

Postuar: 20/10/2018 - 17:26

 Kryeministri Edi Rama tha se qytetarët kanë akses në çdo kohë për të përçuar ankesën tek pl

Postuar: 20/10/2018 - 17:14

Nga kamza ku kryeministri Edi Rama po vijon turin e takimeve dhe anëtarësimeve të reja në Partinë

Postuar: 20/10/2018 - 17:00

Ndërsa Ministrja e Drejtësisë i kërkon KLD-së të zhbëjë vendimin ose ndryshe paralajmëron padi në

Postuar: 20/10/2018 - 15:16

Debati në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që miratoi dy vjet l