BREAKING NEWS

"E shqetësuar për financimet ruse në Ballkan", senatorja amerikane: Shqipëria duhet të vendosë vetë

"E shqetësuar për financimet ruse në Ballkan",
x
BREAKING NEWS

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund "makthi" rus, Von der Leyen jep lajmin fantastik

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund
x
BREAKING NEWS

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë zbulon se çfarë po ndodh në vend

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë
x
BREAKING NEWS

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin paralajmërimin, zbulojnë planet e Putinit për Ballkanin

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin
x
BREAKING NEWS

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet
x
BREAKING NEWS

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha “syri” i Moskës në Tiranë, ja kush është oligarku rus që ka shpërndarë para në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me kreun e “Foltores”

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x

Politike

Fatos Klosi "hap letrat": Si u zbulua lidhja mes Berishës dhe Metës nga një telefonatë e Shehut në 1997

Fatos Klosi "hap letrat": Si u zbulua lidhja mes Berishës dhe

Marrëdhënia mes kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha është një ndër më të komentuarat. Raporti mes tyre është i hershëm, e këtë mendim ndan edhe ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi.

I ftuar në emisionin “Shqip”, Klosi u shpreh se bashkëpunimi i Berishës me Metën ka qenë i hershëm, madje tregon se si në vitin 1997 me anë të një telefonate u zbulua rastësisht se Meta merrte porosi nga Berisha.

“Në vitin 1997 ka pasur një telefonatë të ambasadorit italian Foresti në atë kohë me Tritan Shehun dhe në ato telefonata u zbulua krejt rastësisht se Ilir Meta merrte porosi nga Sali Berisha. Zbulimi i asaj telefonate ka qenë një rastësi e madhe. 

Janë ato telefonat shtëpiakë që punojnë me valë dhe një telefon me të cilin po bëhej biseda nuk punonte mirë dhe kështu që biseda dëgjohej edhe nga telefona të tjerë dhe u kap fare rastësisht biseda, por aty u zbulua që Berisha i jepte porosi Ilir Metës”, u shpreh Fatos Klosi.