BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e
x
BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x

Politike

Fatos Klosi: Ja pse Ilir Meta dhe Sali Berisha po sulmojnë prokurorët e SPAK dhe si emrat në ‘listat e zeza’ nga SHBA po shkaktojnë “gjëmën” në Shqipëri

Fatos Klosi: Ja pse Ilir Meta dhe Sali Berisha po sulmojnë prokurorët

Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi, ka kometuar akuzat e hedhura nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PL Ilir Meta në drejtim të SPAK. Dje, në një propnoncim për gazetën “SOT” i pyetur lidhur me sulmet e Berishës ndaj SPAK dhe veçanërisht ndaj prokurores Enkelejda Minollai e trajnuar në SHBA dhe që ka në dorë dosjen e dhëndrit të tij dhe djalit, sikundër është “Gërdeci” dhe privatizimi i sh-kompleksit “Partizani”, ai tha se Berisha i sulmon të gjithë ata që i duken se janë kundërshtar të tij. Ai deklaroi, se është për t’ja qarë hallin këtij populli se kë ka pasur në krye për disa vite.“Berisha kë nuk ka sulmuar, kushdo që është dukur se është kundërshtar i tij. Berisha për këtë mbahet, ka qenë në detyra të rëndësishme, por që nuk e mbaj se ka bërë ndonjë çudi në politik. E kam  provuar edhe në veten time dhe s’ka lënë gjë pa thënë për mua më ka nxjerr agjent të rusëve, bullgarëve. Është për t’ja qarë hallin këtij populli se kë ka pasur në krye, që 90 për qind e atyre që thotë i ka të sajuara. Berisha atë zanat ka”, tha ai. I pyetur lidhur me sulmet e Metës ndaj SPAK, ai tha se për të është folur dhe njerëzit presin dhe nuk duhet që të sulmoj SPAK. Sipas tij, SPAK sabotohet nga të gjitha anët sepse është tentativëpër të vendosur drejtësi dhe të gjithë ata që kanë përfituar nga drejtësia sot janë armiq të SPAK. “Ai kaloj disa peripeci me drejtësinë e vjetër, e cila në atë kohë ishte vartëse e Berishës, ai i kishte emëruar të gjithë ata. Për të është folur dhe njerëzit presin, nuk ka pse sulmon SPAK sepse është institucion i ri që po përpiqet që të bëjë punën e tij. SPAK sabotohet nga të gjitha anët, sepse është tentativëpër të vendosur drejtësi dhe të gjithë ata që kanë përfituar nga drejtësia janë armiq të SPAK. SPAK sulmohet nga  të gjithë ata të cilët nuk duan  drejtësi në Shqipëri. Iliri  është nga ata pak njerëz që i kanë provuar të gjitha pozicionet dhe nuk duhet që ta bëjë këtë gjë”, tha ai.

Klosi: Shpallja non grata e Berishës bëri që në PD të ndodhte gjëma

Ndërkohë, i pyetur për aludimet se SHBA ka gati një tjetër “listë të zezë” për Shqipërinëm nëse beson se do të vazhdojë DASH të shpalltë tjerë persona “non grata” sa u përket politikanëve dhe zyrtarëve të lartë të korruptuar e inkriminuar, ai tha se Berisha nuk ishte i fundit, pasi edhe ambasadorja Yuri Kim pak kohë më parë se do tëketë edhe të tjerë persona që do të shpallen non grata. Sipas tij, shpallja non grata e Berishës bëri që në PD të ndodhte gjëma, sepse Basha për shkak të shpalljes së tij non grata e përjashtoi Berishën.“Në fakt e kemi dëgjuar që kanë thënë që Berisha nuk ishte i fundit, por edhe ambasadorja e ka thënë që ai ishte më i rëndësishmi qëështë shpallur dhe do ketë edhe të tjerë. Por, do ti bënte mirë Shqipërisë nëse SHBA do të merrej me Shqipërinë dhe për të shpallur persona të tjerë non grata, sepse drejtësia në vendin tonë e ka treguar se nuk ka qenë në gjendje  që të merret me politikën. Ndërkohë, sistemi i drejtësisëështë ai që duhet që të jap verdiktin për të gjitha fenomenet që ndodhin në këtë vend, sistemi duket se po funksionin sepse kanë ndodhur  gjëra të rëndësishme që më parë nuk kanë ndodhur. Por, shpallja non grata e Berishës bëri që në PD të ndodhte gjëma, sepse Basha për shkak të shpalljes së tij non grata e përjashtoi Berishën dhe PD u përça”, nënvizoi Klosi për gazetën “SOT”.

Më të lexuarat