BREAKING NEWS

E rëndë në Korçë! 27-vjeçari gjendet i pajetë në malin e Moravës, dyshimet e para

E rëndë në Korçë! 27-vjeçari gjendet i
x
BREAKING NEWS

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do thyejmë lidhjet e...

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me
x
BREAKING NEWS

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e zezë’ edhe 2 persona të tjerë, zbardhet për çfarë akuzohen (EMRAT)

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x

Politike

Fatos Klosi: Meta nuk e bllokon dot qeverinë e re, Berisha është në grahmat e fundit, askush nuk i merr seriozisht thirrjet e tij për revolta

Fatos Klosi: Meta nuk e bllokon dot qeverinë e re, Berisha është

Pas prezantimit të qeverisë së re nga kryeministri Edi Rama, Partia Socialiste ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm. Dy ditë më parë, PS ka dërguar në Presidencë shkresën me propozimin e Edi Ramës si kryeministër dhe tashmë topi ndodhet në fushën e presidentit Ilir Meta, i cili ka dy rrugë ose të nxjerrë dekretin që e mandaton Edi Ramën si kryeministër, ose ta refuzojë atë. Në të kaluarën, presidenti Meta ka dhënë prova që mund t’i hapë telashe Ramës, siç ndodhi në rastin e refuzimit për të dekretuar Gent Cakajn si ministër të Jashtëm në qeverinë “Rama 2”. Por për të skanuar më shumë këtë çështje kaq të rëndësishme, gazeta foli dje me ish-kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi. Ky i fundit gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, theksoi prerë dhe qartë se Meta nuk e bllokon dot qeverinë e re. “Mendoj se Ilir Meta nuk do ta bllokojë dekretimin e qeverisë së re! Madje dhe miku i tij Nikoll Lesi e zbuloi që Ilir u ngut dhe ka ikur me vrap, duke lënë plazhin në Gjirin e Lalzit dhe shkoi në Presidencë të firmosë dekretin për emërimin e Edi Ramës Kryeministër. Kështu s’besoj se do bllokojë dekretimin e qeverisë së re”, deklaroi ai.

Berisha është në grahmat e fundit

Duke u ndalur tek thirrjet e ish-kryeministrit Sali Berisha për kushtrim dhe revolta të fuqishme anti-qeveritare në vjeshtë, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi u shpreh se ato janë thirrje dëshpëruese. Sipas tij, Berisha është në grahmat e fundit dhe këtë gjë e tregojnë edhe këto thirrje për revolta. “Thirrjet e Sali Berishës për kushtrim dhe revolta më kujtojnë atë thënien që thonë italianët "Kolpo Finale" që si kafshët edhe njerëzit në fund kur nuk kanë asnjë shpresë hidhen në sulm për të bërë goditjen e fundit! Edhe puna e Saliut kështu është, që duke qenë se është në grahmat e fundit dhe e sheh që nuk ka asnjë hapësirë, jo për t’u rikthyer në PD, por edhe për të qëndruar aty ku është, natyrisht qe do përdorë kartën e fundit duke iu bërë thirrje njerëzve të vet për t’i ngritur në protesta antiqeveritare”, u shpreh ai për gazetën “SOT”.

Askush nuk i merr seriozisht thirrjet e tij për revolta

Më tej, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi u shpreh i bindur se ka ikur koha kur qytetarët “çmendeshin” për Sali Berishën dhe i shkonin pas në protesta dhe revolta. Sipas zotit Klosi, sot që flasim asnjë qytetar nuk i merr seriozisht thirrjet e Berishës për revolta. “Mendoj se nuk ka nga ata që do të përkrahin Berishën në revolta. Askush nuk sakrifikon më për Saliun, pasi e dinë që ai nuk iu bën dot asnjë nder. Kohë më parë kanë sakrifikuar njerëzit për Berishën dhe janë hedhur e përplasur me shtetin për të. Por tani Saliu nuk ua shpërblen më, pasi nuk ka asgjë në dorë dhe unë jam i sigurtë që nuk do ta dëgjojë më askush për t'iu bashkuar thirrjes së tij për revolta e kaos. Sali Berisha tani për mua është personazh historik”, nënvizoi ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi për gazetën “SOT”.

Më të lexuarat