BREAKING NEWS

Ja ministrat që pritet të shkarkohen në vjeshtë, Majko e Lleshaj më të rrezikuarit, sondazhet fundosin shumicën e anëtarëve të kabinetit

Ja ministrat që pritet të shkarkohen në vjeshtë, Majko e
x

Politike

Fatos Klosi: Ndryshimet kushtetuese të nevojshme, reagimet e Metës aspak normale, shfrytëzon tribunën e presidentit për të bërë opozitë

Fatos Klosi: Ndryshimet kushtetuese të nevojshme, reagimet e Metës

Ish kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi komentoi ditën e djeshme miratimin e ndryshimeve kushtetuese nga Parlamenti, si dhe qëndrimet e mbajtura nga politikanët në vend. Për Klosin, ndryshimet kushtetuese dhe hapja e listave ka qenë e nevojshme dhe qytetarët sipas tij kanë kohë që e presin këtë gjë. I kontaktuar nga gazeta “SOT”, ish kreu i SHISH deklaroi se ndryshimet kushtetuese janë vetëm një hap i rëndësishëm drejt demokratizimit të të gjitha proceseve zgjedhore në vendin tonë. “Miratimi i ndryshimeve kushtetuese ishte i nevojshëm. Populli ka kaq kohë që i pret. Tani unë do të doja që të ishin formuluar direkt listat e hapura, por megjithatë aty është lënë mundësia që çdo parti të bëjë ashtu siç e konsideron ajo vetë, kështu që problemi pothuajse është i zgjidhur. Ky është një hap vërtet i rëndësishëm, sipas meje drejt një demokratizimi të gjithë proceseve zgjedhore”, u shpreh Klosi. Por duke iu referuar reagimit të ndërkombëtarëve, ish kreu i SHISH u shpreh se ata kanë qenë më të moderuar, pasi sipas tij kanë qenë me kohë për këto ndryshime dhe listat e hapura. Ndonëse ndryshimet kushtetuese u miratuan në mënyrë unanime nga mazhoranca dhe opozita në Parlament, për Klosin do të ishte më mirë që edhe PD-LSI të kishte rënë dakord për hapjen e listave. Ndërsa duke iu referuar formulës së koalicioneve parazgjedhore, Klosi tha se kjo gjë mund të rregullohet në Kodin Zgjedhor dhe nuk ka nevojë për të ndërhyrë në Kushtetutë për këtë gjë. “Ndërkombëtarët është e vërtetë që reaguan më të moderuar dhe nuk ishin kundër. Ata sigurisht kanë qenë me kohë për listat e hapura. Ata nuk janë me këtë situatë që është krijuar. Miratimi i ndryshimeve kushtetuese nuk u bënë me unanimitet, por vetëm nga pozita dhe opozita parlamentare. Nuk morën pjesë opozita jashtëparlamentare. Diferenca mes aprovimit të plotë mes tyre dhe këtij qëndrimi që kanë qenë dakord por jo me entuziazëm. Më mirë do të kishte qenë që edhe opozita jashtëparlamentare të binte dakord me këto ndryshime. Pastaj problemi i aleancave parazgjedhore mund të shikohet në ligjin për zgjedhje, s’ka nevojë të futet në Kushtetutë për atë problem”, u shpreh Fatos Klosi për gazetën “SOT”.

Reagimet e Metës

Por pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, presidenti Ilir Meta ishte më i ashpër në reagim e tij, ku kërcënoi për revolta. Në lidhje me këto deklarata, Klosi tha se këto reagime nuk janë aspak normale për një president, duke theksuar se për një kohë të gjatë Meta e ka kthyer tribunën e Presidencës në një vend për të bërë opozitë. Por për Klosin, qytetarët janë mësuar me këto veprime jo normale për presidentin, ku përmendi çdekretimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit dhe dekretimin e një date të re në tetor. “Sigurisht që nuk është normal reagimi i presidentit. Iliri ka kohë që po hiqet si shef i opozitës dhe e shfrytëzon tribunën e presidentit për të bërë opozitë. Ne u mësuam tashmë, që nga çdekretimi i zgjedhjeve të 30 qershorit, përcaktimi i datës së re. Pra ato ishin hapa goxha më të mëdha se kjo, se kjo që bëri tani është thjeshtë një deklaratë nuk ka ndonjë gjë konkrete. Kurse ato qëndrime që mbajti me anulimin e zgjedhjeve dhe përcaktimi i një date në tetor që nuk u mor parasysh, ishin hapa akoma më të rëndë. Por që jemi mësuar me të”, u shpreh ish kreu i SHISH Fatos Klosi.