
Aksident në Tiranë, 23 vjeçari përplas këmbësoren

Acari ‘mbërthen’ vendin, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat ditën e nesërme

Ndodh mrekullia! Pas 29 orësh nën rrënojat e tërmetit, nxirret gjallë foshnja 2 muajshe (VIDEO)

Tërmeti i fuqishëm/ Të mbijetuarit me sytë nga rrënojat: Kam humbur 11 familjarë

A kishte marrëveshje me Rozeta Dobin për paratë? Avokati i Alda Klosit zbulon si qëndron e vërteta e 125 mijë eurove dhe deklarimeve të vëllait të ish-zyrtares

“Ku është Arben Ahmetaj?”/ Taulant Balla zbulon çfarë ka ndodhur me ish-ministrin

Në kërkim për skandalin e inceneratorëve, arrestohet Stela Gugallja. Ja në çfarë vendi të botës është ndaluar

Çështja “Rama-McGonigal”, PS pranon kërkesën e PD, zbardhen me shpejtësi detajet e minutave të fundit

Fatos Klosi: Sali Berisha për 30 vjet i ka rrahur të gjithë, goditja që mori në fytyrë sfumoi Samitin

Shkruar nga SOT.COM.AL 9 Dhjetor 2022

Ish-kreu i Shërbimit Informativ, Fatos Klosi, ka komentuar goditjen që Sali Berisha mori në protestën e 6 dhjetorit. Sipas Fatos Klosit, sulmi duhet dënuar, por shtoi se Berisha gjithë jetën e tij politike ka bërë të njëjtën gjë. Sipas tij, ai ka rrahur dhe dhunuar të gjithë rivalët e tij politikë, teksa ka përmendur dhunën ndaj Imamit, Ramës, Legisit. Po ashtu ka përmendur dhe arrestimin e Fatos Nanos. “Berisha i ka rrahur të gjithë, Servet Pëllumbin, Arben Imamin, Ndre Legisin, Edi Ramën e bëri për spital. Nanon nuk e rrahu, por e futi në burg. Nuk kishte vend për trazira. Ishte një ngjarje që ndodhi me Berishën i rrethuar nga një numër i madh badigardësh. Më vjen keq që ndodhi. Ai korri atë që mbolli. 30 vjet e ka bërë këtë gjë. Ky ishte një incident që ndodhi papritur”, tha ai në një studio televizive. Më tej ai hodhi poshtë mundësinë që një ngjarje e tillë të çonte në trazira. Sipas Klosit, e vetmja gjë që solli ngjarja ishte se sfumoi Samitin e BE. “Nuk është më aq kollaj të bëhen veprime të tilla për të përfituar. Mediat u morën me Berishën dhe e harruan Samitin”, shtoi ai. Më tej ai u ndal dhe te aleanca mes Metës dhe Berishës, por edhe te qëndrimet e ish-presidentit për sulmin fizik ndaj ish-kryeministrit. Klosi ka “shpërthyer” në akuza ndaj Metës, pasi sipas tij ikën nga një parti në tjetrën. Kujtojmë se Gerti Shehu, 31- vjeç sulmoi kreun e Foltores Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe aktualisht po merr mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Më të lexuarat


Çështja “McGonigal”, Enkelejd Alibeaj i bën thirrjen e fortë Ramës: Ka detyrë të japë shpjegime

“Ku është Arben Ahmetaj?”/ Taulant Balla zbulon çfarë ka ndodhur me ish-ministrin

Mocioni me debat me PD për "McGonigal"/ Do jetë i pranishëm Edi Rama? Reagon Balla: Ne mezi e kemi pritur këtë. Nuk na dalin 700 minuta...

“Kryetar i paligjshëm”/ Gjinushi nuk përmbahet, DEBAT të fortë me deputeten e PD-së në studio LIVE: Nuk merrem me zhurmues, të lexojë Kushtetutën!

Çështja “Rama-McGonigal”, PS pranon kërkesën e PD, zbardhen me shpejtësi detajet e minutave të fundit

Tërbohet Berisha, zbulon SMS që Yuri Kim i dërgoi bashkëpunëtores së tij pas shpalljes “non grata”, fton militantët të “rrethojnë” Kuvendin dhe dërgon “kamikazë” te shtëpia e Ramës në Surrel

Pas vendimit të Gjykatës për Alda Klosin, reagon menjëherë avokati i saj: Ka pasur një debat të gjatë në këtë seancë. Ja versioni që ka dhënë Rozeta Dobi për herë të katërt

Sali Berisha i bindur se “Hamza” Ilir Meta do e tradhtojë sërish, ja pse kreu i “Foltores” nuk do futet në zgjedhjet e 14 majit me logon e PL dhe dera e hapur e pazarit për “non gratin” e lirinë e Shkëlzenit

Arben Ahmetaj drejt SPAK për pastrim parash, dëshmia e pastrueses dhe vartëses rëndojnë pozitat, ish-ministri fluturon drejt Suedisë

Fatos Klosi: Saliu i apasionuar pas kaosit, në 11 shkurt mund të ketë përplasje por pushteti nuk merret me dhunë, ja pse qytetarët nuk e duan rikthimin Meta-Berisha në krye të Shqipërisë
