BREAKING NEWS

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat, deputetja ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat,
x
BREAKING NEWS

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD, skenar si në 1998 për të sulmuar selinë dhe larguar me forcë Bashën

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD,
x
BREAKING NEWS

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca po mbështet në prapavijë Saliun në luftën me SHBA, bashkë me Metën synojnë trazira

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca
x
BREAKING NEWS

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në politikë, tregohet i gatshëm të dëshmojë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në
x

Politike

Fatos Klosi: SHBA ka planifikuar të gjithë hapat kundër reagimit të Berishës para se ai të shpallej “non grata”, dosja e tij e kopsitur

Fatos Klosi: SHBA ka planifikuar të gjithë hapat kundër reagimit

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka komentuar thirrjet e ish-kryeministrit Sali Berisha për protestat, ndërsa shpreh bindjen se ai s’ka këllqe që të çojë vendin drejt destabilizimit. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Klosi theksoi se thirrjet e Berishës për protesta janë të kota, ndërsa shtoi se amerikanët i kanë planifikuar veprimet e tij dhe s’lejojnë destabilizim. Madje, ish-kreu i SHISH shkoi deri atje se tha se amerikanët e dinë edhe çfarë sheh në ëndërr Sali Berisha, ndërkohë që theksoi se ky i fundit është në grahmat e fundit dhe se po përdor “Foltoren” për t’iu treguar “muskujt” Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

-Zoti Klosi, ish-kryeministri Berisha vijon takimet me demokratët, pas vendimit të kryetarit të PD, Lulzim Basha për ta lënë jashtë grupit themeluesin e Partisë Demokratike. Në thuajse të gjitha takimet e zhvilluara deri më tani ai ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD, Lulzim Basha, ndërkohë që ka bërë thirrje për protesta. Si i shikoni takimet e Berishës dhe kërcënimet e tij për protesta?

Lëvizja dhe zbritja e Sali Berishës në bazë është një strategji e mirëmenduar. Saliu ka zbritur në takime me bazën demokrate, pasi i është prekur interesi. Por sa u takon thirrjeve të tij për revolta dhe protesta të fuqishme antiqeveritare si në vitet ‘90, mendoj se Berisha i bën për të frikësuar kundërshtarët dhe sidomos Lulzim Bashën. Berisha me thirrjet për protesta ka hyrë në lojën dhe rolin e tij. Pra, Saliu me këto thirrje dhe retorikë të ashpër politike, po ecën me plan dhe kërkon të mobilizojë ata pak mbështetës të tij për protesta. Nuk ka asgjë për t’u çuditur këtu, pasi Berisha edhe kur ka qenë në opozitë më parë, këto gjëra ka bërë, protesta të dhunshme madje deri në përplasje të forta me Policinë e Shtetit. Kështu që duke e quajtur veten të suksesshëm për ato kohëra, Berisha po bën thirrje për revolta. Nëse marrim rastin e Kukësit ku u ndal së fundmi doktori, pamë që ai kishte mbështetës atje. Por problemi është se nuk është ajo Shqipëria. Ata që i shkojnë pas Saliut, në Kukës apo kudo tjetër ku ai shkon e bën takime me “Foltoren” e tij nuk janë Shqipëria, por janë një pakicë që ndjekin emocionet dhe Berishën. Kaq e thjeshtë është kjo punë. Shqipëria dhe qytetarët shqiptarë nuk e duan Sali Berishën dhe këtë ndërkohë e kanë treguar me votim, duke ndëshkuar Partinë Demokratike në zgjedhje, qofshin këto lokale apo të përgjithshme. Shumica dërmuese e qytetarëve shqiptarë nuk janë si Sali Berisha dhe mbështetësit e tij e për rrjedhojë unë kam bindjen se atij nuk i shkon kush pas. Shumica e shqiptarëve nuk bëjnë zhurmë dhe thirrje për protesta, por e shohin me qetësi lëvizjen e Berishës, ku në vend që ta ndjekin pas, e ndëshkojnë atë me votë. Berisha është në grahmat e fundit dhe amerikanët dhe drejtësia i janë kthyer në makth.

-Dakord, por ish-kryeministri Sali Berisha duket stoik në atë që thotë dhe kërkon që të ketë revolta dhe protesta të fuqishme si në vitet ‘90. Madje, nga qyteti i Kukësit ai i dërgoi edhe një mesazh kryeministrit Edi Rama se nuk do ta gëzojë mandatin e tretë. Sa gjasa ka të ndodhin këto?

Sali Berisha flet broçkulla. Në Shqipëri nuk ka më vend për revolta. Berisha lëshon thirrje dhe kushtrim nga halli, por thellë edhe ai e di që nuk është më kohë revoltash. Megjithatë, po them diçka për gazetën tuaj, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës përpara se ta shpallin “non grata” Sali Berishën, kanë bërë një plan se si do të pasojë vendimi i tyre. SHBA-të ia kanë kopsitur dosjen Saliut dhe janë 10 hapa para tij, e madje nuk do të lejojnë që vendi të shkojë në destabilizim siç kërkon Berisha dhe ata pak njerëz që i shkojnë atij pas. Shqipëria është vend i NATO-s dhe ka institucione ligjzbatuese të forta që kanë mbështetjen e partnerëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian. Kaq e thjeshtë është kjo punë. Ndërkohë, mos harroni edhe faktin tjetër që amerikanët dinë edhe çfarë ëndrrash shikon Sali Berisha në gjumë, ndërsa kanë të dokumentuar çdo aferë dhe krim të tij.

-A po e përdor ish-kryeministri Sali Berisha “Foltoren” dhe po përdor demokratët për të kërcënuar e madje treguar “muskujt” amerikanëve?

Padyshim që po! Unë jam shumë i bindur që ish-kryeministri Sali Berisha po përdor “Foltoren” e tij, pra takimet me anëtarësinë, simpatizantët dhe bazën demokrate, vetëm për interes të tij. Saliut nuk i intereson askush, përveçse tarafi i vet. Kështu që nga kjo pikëpamje dua të theksoj se Berisha po përdor aksionin e tij në bazën demokrate, si mburojë për t’u mbrojtur nga drejtësia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Saliu e ka ngritur “Foltoren” vetëm për t’iu treguar muskujt amerikanëve dhe për të përzënë nga Partia Demokratike, kreun aktual të saj Lulzim Basha. Berisha përmes aksionit të tij, kërkon të rimarrë sërish PD-në dhe të veshë në një farë mënyre kostumin e imunitetit. Po do të pyesni ju si do ta bëjë këtë?! Është fare e qartë, shkarkojnë Bashën dhe merr drejtimin e Partisë Demokratike. Është shumë e thjeshtë filozofia e Berishës. Kaq. Pasi nëse do të ishte e kundërta, Sali Berisha nuk e justifikon dot që për tetë vite kyçi gojën, duke i vënë tutkall dhe nuk tha asgjë për Lulzim Bashën. Tani na del edhe nga tregon se Basha është lideri i thyer, që nuk respekton statutin apo ku ta di unë se çfarë. Berishës tani që iu prekën interesat e tij, ç’nuk po thotë për Lulin, duke e sulmuar dhe akuzuar fort. Kështu që kuptohet lëvizja e Berishës, që gjithçka që po bën, ai po e bën për të marrë PD-në që kjo parti ta mbrojë pastaj. Po si do mbrohet?! Do mbrohet përmes Partisë Demokratike, ku si akuzat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që shkojnë në adresë të tij, si akuzat që mund të ngrejë drejtësia, ai do t’i quajë ato si akuza politike. Pra, Berisha po shkon me strategji, që me statusin e kryetarit të PD, ai do mbrojë veten dhe do të thotë shiko që po tentojnë të burgosin apo denigrojnë kryetarin e partisë më të madhe të opozitës. Kjo është e gjitha, mendoj unë.

-Pas përjashtimit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar demokrat, Partia Demokratike ndodhet në një moment delikat. Berisha vijon sulmet dhe akuzat ndaj Bashës, ndërkohë që ky i fundit përveçse po tregohet i vendosur, po “hakmerret” ndaj ish-liderit demokrat. Pak ditë më parë, kryedemokrati Basha shkarkoi deputetin Flamur Noka si nënkryetar të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, ndërsa e paralajmëroi atë për përjashtim nga grupi parlamentar i PD-së. Kështu që pyetja ime e drejtpërdrejtë për ju është se a po hakmerret Basha ndaj Berishës, pasi po i heq besnikët e tij nga Partia Demokratike, referuar Flamur Nokës që ka mbështetur hapur ish-kryeministrin?

Shiko! Mendoj se ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i kanë hyrë një lufte pa kthim. Si Berisha, ashtu edhe Basha tashmë e duan njëri-tjetrin në hell. Në këtë kontekst mendoj se edhe Luli e ka kuptuar lojën e Saliut dhe po hakmerret ndaj tij. Së pari e përjashtoi atë nga grupi parlamentar i PD-së, ndërkohë që tani po i shkarkon dhe po i përjashton nga Partia Demokratike edhe njerëz apo deputetë që janë besnikë të tij, sikundër ndodhi me rastin e deputetit demokrat, Flamur Noka, të cilin Basha e shkakori si nënkryetar i Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare dhe për rrjedhojë ai largohet edhe nga Kryesia e vogël e PD-së. Kështu që tani ndodhet në një situatë delikate, pasi kanë dalë në ring Basha dhe Berisha, ku secili do të luftojë deri në pikën e fundit, për të pastruar partinë nga njerëzit e tyre. Pra, s’ka më armëpushim mes Lulit dhe Saliut, ata tani kanë hyrë në një “luftë” me njëri-tjetrin, betejë kjo që s’ka kthim pas. Kjo është Partia Demokratike dhe na u dha rasti që me këtë që ndodhi me Bashës dhe Berishës, ta njohim se kush është PD-ja e vërtetë. Por megjithatë, unë dua të shtoj se një meritë këtu e kanë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat me shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha na dhanë një panoramë të qartë të kuptojnë se kush është Partia Demokratike dhe kulisat brenda saj, çfarë prite është, si funksionon, etj, etj.

Intervistoi: Rigels Seliman

Më të lexuarat