BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Fatos Klosi: Strehimi i muxhahedinëve akt i dyshimtë, të gjitha vendet e Europës i refuzojnë si persona të akuzuar për terrorizëm

Fatos Klosi: Strehimi i muxhahedinëve akt i dyshimtë, të gjitha
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, e sheh me dyshim marrëveshjen e përfolur të qeverisë shqiptare për strehimin e një grupi të madh muxhahedinësh iranianë në Shqipëri. I pyetur rreth pasojave që mund të ketë ky vendim mbi sigurinë e Shqipërisë dhe Rajonit, Klosi tha se fakti që të gjitha vendet refuzojnë t’i strehojnë muxhahedinët, ky nuk është një vendim pozitiv që po ndërmerr qeveria shqiptare. “Përderisa nuk i strehojnë në një vend tjetër, nuk janë pa gjë. Pra, mund të përbëjnë rrezik për vendin dhe Rajonin.
 
Pse nuk i marrin vendet e tjera?”, u shpreh Klosi, në një prononcim për gazetën “Sot”. Nuk është e para herë që në Shqipëri strehohen muxhahedinë edhe pse Shqipëria është një vend i vogël me një ekonomi jo të qëndrueshme. Ka qenë SHBA ajo që i ka kërkuar Shqipërisë strehimin e muxhahedinëve. Shqipëria nga ana tjetër, nuk ka mundur t’i thotë jo partnerit tonë strategjik, superfuqisë që po udhëheq botën. “Deri tani duhet të themi se nuk ka ende një qëndrim zyrtar nga qeveria shqiptare. Por, megjithatë, besoj se qeverisë shqiptare do i jetë marrë një mendim në lidhje me mundësinë e strehimit të këtyre njerëzve në Shqipëri dhe, siç ndodh gjithmonë kur SHBA-të flasin, ajo është e treguar e gatshme t’i mirëpresë. Por, SHBA-të e kanë kërkuar këtë strehim, pasi askush në botë nuk dëshiron që t’i ketë pranë vetes disa persona, pa i paragjykuar, që janë akuzuar për veprimtari terroriste në botë”, ka deklaruar Klosi. Pra, fakti që e gjithë bota i refuzon për arsye sigurie, Shqipëria nga ana tjetër i pranon, do të thotë se qeveria jonë është e pafuqishme të kundërshtojë Amerikën. 
 
Lisen Bashkurti
 
Presidenti i Akademisë Diplomatike, Lisen Bashkurti, në një prononcim për gazetën, sqaron se strehimi i muxhahedinëve do të bëhet nëpërmjet zbatimit të marrëveshjes së posaçme Shqipëri-SHBA. Ai theksoi se muxhahedinët nuk përbëjnë rrezik për vendin, ndërsa SHBA do të garantojnë siguri dhe mbështetje financiare. Ai tha se SHBA kanë detyrimin t’u sigurojnë mbrojtjen muxhahedinëve, që është opozita iraniane dhe se Shqipëria nuk ka pse të shqetësohet, pasi është vend anëtar i NATO-s. Pra, me pak fjalë, Shqipëria është e detyruar të presë muxhahedinët sepse ka bërë një marrëveshje paraprake me Amerikën. Bashkurti thekson se askush nuk duhet të shqetësohet përsa kohë që SHBA do të mundësojnë financimin dhe sigurinë kombëtare për vendin dhe Rajonin. “SHBA janë mbështetje financiare, logjistike dhe sigurie. I sjellin te ne sepse Shqipëria ka një marrëveshje të posaçme me SHBA për këto raste të veçanta, si dhe për shtetasit amerikanë. Muxhahedinët janë opozita iraniane për të cilën SHBA kanë obligim juridik ndërkombëtar për t’i marrë në mbrojtje. Shqipëria i garanton paprekshmëri dhe siguri si të ishin në SHBA”, u shpreh Lisen Bashkurti. Eneida Jaçaj 
 

Më të lexuarat