BREAKING NEWS

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta bën deklaratën e fortë, zbulon planin e fshehtë: Le ta bëjnë gjatë kohës që jam President! Do e paguaj vetë biletën e ekstradimit, të mi ngrijnë asetet dhe llogaritë

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta
x
BREAKING NEWS

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë, por...

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë,
x
BREAKING NEWS

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të zbulojë provat që kanë fundosur Sali Berishën

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i mblodhi provat për të shpallur non grata Sali Berishën

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i
x
BREAKING NEWS

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo shpresë’: Ka prova! I iku drejtësisë...

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë në pushtet, nëse u kërkohet llogari duhet që të…

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë
x
BREAKING NEWS

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së
x

Politike

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40 për qind e buxhetit shkonte në xhepin e tij, paratë i transportonte me çanta

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40

Ish-ambasadori shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Fatos Tarifa ka lëshuar akuza të forta në drejtim të presidentit Ilir Meta. I ftuar në një studio televizive ai ka plasur bombën duke treguar se sistemi i vjedhjes dhe korrupsionit në Shqipëri është “shpikur” nga Ilir Meta dhe partia e tij. Ai u shpreh se nga qeveria e tij filloi korrupsioni dhe tenderët teksa deklaroi se nga doganat dhe taksat vetëm 60 për qind shkonin në buxhetin e shtetit ndërsa 40 për qind në xhepin e presidentit. Tarifa tha se korrupsioni ishte aq i madh në kohën e tij saqë kjo pjesë e 40 përqindëshit shkonte në çanta me para kesh tek Meta. Sipas tij, është e habitshme sesi pas 30 vitesh njerëzit duan që të tillë figura si Meta të qëndrojnë në pushtet. “Unë di që vjedhja në sistemin e shtetit tonë filloi me Ilir Metën. Filloi nga qeveria e tij, me tenderët që u dhanë me urdhër ekzekutiv dhe vazhdoi pastaj si një procedurë normalë. Unë di që në kohën që drejtonte PS-ja, ky, Nano më vonë në buxhetin e shtetit hynin vetëm 60 për qind e të ardhurave nga doganat dhe taksat. 40 për qind shkonin në xhepat e kujt? Është e dëgjuar nga këta veshë që ishte në këtë institucion dhe ma thoshte. Kaq i madh ishte korrupsioni, 60 për qind vetëm hynin në buxhet, 40 për qind shkonin me çanta me kesh që i kemi parë me sy vetë disa herë. Ky ka qenë kryeministër në atë kohë. Ka qenë zëvendëskryeministër dhe që atëherë ka filluar kjo punë. Dhe unë habitem se si këta njerëz duan që pas 30 vitesh sërish të qëndrojnë në pushtet” , tha ai.

Vila luksoze e presidentit

Nga ana tjetër ish-ambasadori u ndal edhe tek vila luksoze e presidentit në Gjir të Lalëzit ku u shpreh se si ajo vilë nuk kanë as milionerët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tarifa tha ishte idiotësi nga ana e Monika Kryemadhit që të tregonte se sa kishte kushtuar seti i enëve prej 30 mijë dollarësh teksa shtoi se gjithë kjo e habit shqiptarin që të pyesë se ku i ka gjetur presidenti gjithë këto para. Sipas Tarifës, kaq do të mjaftonte për të hedhur dyshimet tek Meta se ishte një i korruptuar. “Dikur, është bërë një dokumentar është treguar vilë e tyre në “Gjirin e Lalëzit”. Jam bërë kurioz… një vilë luksoze, që milionerë nuk e kanë në SHBA, apo vende të tjera dhe me idiotësinë më të madhe, gruaja e tij, i tregonte gazetares se sa ka kushtuar seti i lugëve, pjatave… 30 mijë dollarë… 40 mijë dollarë… Dhe kur shqiptari e sheh, habitet. Si i kanë bërë këta njerëz këto para? Kaq do mjaftonte që ky njeri të quhej i dyshimtë, i korruptuar”, u shpreh Tarifa. I pyetur për marrëdhënien e dyshes Meta-Berisha, ish-ambasadori tha se janë të dy të humbur. Ai u shpreh se presidenti është i rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese dhe nuk ka më asnjë autoritet moral apo fizik për të vepruar. Ndërsa për ish-kryeministrin Sali Berisha, Tarifa tha se është një i padëshiruar nga aleati kryesor i vendit dhe nuk ka se çfarë bën veçse trazirave pa destinacion.“Të dy janë të humbur. Dhe nuk e di, se si një president i rrëzuar nga Kushtetuesja, pa një autoritet moral, për të mos thënë pa një autoritet politik dhe Berisha është një person i padëshiruar nga aleati im kryesor. Çfarë mund të bëjnë këta të dy? Asgjë, veç trazirave, të cilat nuk i çojnë askund”, tha ai.