
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

FBI trondit politikën, amerikanët pritet të marrin në dorë pastrimin e parave në Shqipëri, kontrolle transfertave dhe pasurive të dyshimta, ja skema që po ndjek DASH

Shkruar nga Elmas Bogdani 26 Shtator 2023

SPAK tani pritet të kalojë në fazën e dytë dhe për këtë po kujdeset Departamenti Amerikan i Shtetit. DASH publikoi në faqen zyrtare një plan të ri për të luftuar korrupsionin. SHBA i ka kushtuar vëmendje të madhe Ballkanit, veçanërisht Shqipërisë për të goditur pushtetarët e lartë të korruptuar që po tentojnë të çojnë vendin në të shkuarën dhe pjesën e planit të amerikanëve është futur në lojë FBI. Sipas dokumentit amerikanët pritet të marrin në dorë pastrimin e parave në Shqipër, ku një pjesë e madhe do kalojnë në sitë nga FBI. Kjo lëvizje e DASH është një kambanë alarmi për gjyqtarët, prokurorët dhe pushtetarët e korruptuar pasi tashmë se nuk do ja hedhin më paq për aferat që kanë bërë. Deri më sot askush nuk është ndëshkuar, por për t’i dhënë fund kësaj situate kanë hyrë në lojë amerikanët. Shumë emrave të njohur pritet t’u verifikohet pasuria. Tani do të kuptohet se sa të përfshirë kanë qenë ata në afera.
Zbardhen objektivat e rinj të DASH
Në paketën e re të luftës kundër korrupsionit, DASH ka si objektiv forcimin e aftësive të qeverive partnere të huaja për të ndjekur pushtetarët e lidhur me afera, kryesisht pastrimin e parave. Për ta bërë këtë gjë të mundur amerikanët pritet të atashojnë në ambasadat e SHBA-së në botë ekspertë të FBI, por edhe agjentë specialë për të përmirësuar aftësitë e institucioneve për të hetuar, ndjekur penalisht dhe gjykuar në mënyrë efektive rastet kundër korrupsionit, veçanërisht ato që përfshijnë ryshfet, pastrim parash dhe rikuperim asetesh. Pra priten kontrolle të transfertave dhe pasurive të dyshimta.
Si po përforëcohet dekreti i Joe Biden
Shtesat nga DASH plotësojnë planin e presidentit të SHBA Joe Biden për të zhdukur korrupsionin në Ballkan. Nëse shikojmë brenda dekretit që është miratuar për Ballkanin Perëndimor, thuhet se SHBA do të bllokojnë pasuritë e cilitdo personi që sipas Departamentit të Thesarit Amerikan kanë cenuar stabilitetin në rajonin tonë, përfshirë edhe zyrtarët shqiptarë. Përveç bllokimit të pasurive, dekreti u ndalon këtyre personave dhe hyrjen në territorin e SHBA. Sipas dekretit presidencial do të përfshihen edhe personat të cilët janë të lidhur me korrupsionin dhe do të ketë efekt mbi ish-zyrtarë apo zyrtarë aktualë të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor që kanë përdorur asetet publike për të përfituar personalisht apo për qëllime politike. Në një farë mënyre prania e FBI në ambasadat e SHBA në vende të ndryshme është një sinjal shumë i fortë që mund të çojë në fundosje të pushtetarëve të lartë. Mund të përsëritet skenari i Arben Ahmetajt, i cili është zyrtari i partë i lartë që u fundos pikërisht nga pasuria. Ishin metodat e FBI të ndjekura nga SPAK që çuan zbulimin e pasurive të paligjshme të ish-ministrit socialist.
Korrupsioni në politikën shqiptare
Pra dita-ditës po konfirmohet se drejtësia e re po alarmon pushtetarët e lartë të korruptuar, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë “në dorë” situatën për të zhdukur korrupsionin galopant në vendin tonë. FBI pritet të japë udhëzime të qarta ndaj Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Jo vetëm inceneratorët, por edhe shumë çështje të tjera që kanë gjeneruar të ardhura marramendëse për politikanët shqiptarë kanë bërë që këta të fundit t’i dërgojnë paratë jashtë vendit. Kokat e politikës shqiptare, të cilët kanë bërë 30 vjet kërdinë me pasuritë e kombit vazhdojnë të largojnë thasë me para. Ka nga ata që flasin se në Qipro e Greqi janë dërguar para me helikopterë. Padyshim një vend ku dhe operojnë bandat kriminale dhe e shfrytëzojnë disa politikanë në vend, përfshirë dhe gjyqtarë e prokurorë është Zvicra, por edhe Austria. Por kjo pasuri e paligjshme do t’i fundosë ata. Janë të shumtë ata që mbrohen duke thënë se nuk kanë kryer asnjë aferë apo se nuk ka prova për emra të caktuar. Por ka një element që mund t’i fundosë të gjithë dhe ajo është pasuria. Në bashkëpunim me ekspertët ndërkombëtarë, SPAK po kryen një sërë hetimesh për mjaft individë dhe në kuadër të operacioneve që pritet të zhvillohen priten të merren informacione mbi llogari bankare të dyshimta apo pasuri të lartë të investuara nga shtetas shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit.
Më të lexuarat


“Mbështetja e ish-kryeministrit e zbehtë nga deputetët e spikatur”, thumbon politologu i njohur: Argita u shfaq si pasardhëse politike e Berishës

“Kemi ngelur në fazën infantil shtetëror”/ Festimet e 28-29 Nëntorit, shpërthen Demaliaj: Cirk që i jepet popullit, ç’na duhen daullet kur tallemi nga fqinjët

“Shqiptarëve po i hiqet dhe dëshira për të jetuar në vendin e tyre”/ Qytetarëve i kanë marrë pronat me 7501-shin dhe investime strategjike, ish-Presidenti ironizon festimet e 28-nëntorit: Nuk janë as ku ishte Enver Hoxha, e veja e tij vdiq në pulari...

“Boll ka parë të tjerët”, Topi ‘parashikon' fundin e ish-kryeministrit: Ka ardhur dita që Berisha të futet në grevë urie si Pjetër Arbnori që rrezikoi jetën

“Komedi për PD-në, por dramë e madhe për shoqërinë” / Rikonfirmimi i Berishës, shpërthen Topi: Erdhi dita kur opozita të bëhet qesharake

Përfundon numërimi i votave në Kuvendin Kombëtar, Berisha sërish në krye të Rithemelimit

“Dështoi revolucioni se s’kishte si ndodhte ndryshe”, Elezi thumbon ish-kryeministrin: Berisha nuk ka më besueshmëri, s’bën dot mosbindje civile

“Lojë mafioze shumë e rrezikshme e Qeverisë”, deputeti i njohur bën thirrjen e fortë: SPAK të veprojë, po rrënohet ekonomia dhe qytetarët

“Nën ombrellën e Partisë së Lirisë”, analisti i njohur flet për mbledhjen e kuvendit: Kërkesa e Berishës për mosbindje civile është e pamundur, sfida më e madhe e PD është…

Argita Malltezi do të bëhet pjesë e politikës, ja si përgjigjet Berisha pas fjalimit të vajzës së tij në Kuvendin Kombëtar
