
Ja se si nobelisti Montagnier po hedh në erë Big Farmën dhe po zbardh veprimet kriminale me covid 19

Felaj: Berisha dhe Basha janë urdhërdhënësit e vrasjeve të “21 Janarit”, ngjarja do të zbardhet, Policia e Shtetit ka kërkuar rihetim

Shkruar nga SOT.COM.AL 22 Janar 2021

Teksa u bënë 10 vite nga “21 Janari” përgjegjësit e kësaj ngjarje ende nuk janë dënuar. Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Ermonela Felaj teksa foli lidhur me këtë ngjarje në një intervistë televizive, u shpreh se Sali Berisha ishte urdhërdhënësi më 21 janar dhe ende vijon dhe siguron mbrojtje për përgjegjësit e tjerë për vrasjen e 4 protestuesve në bulevard. “Përgjegjësit e kësaj ngjarjeje janë përgjegjës penalisht. Janë të njohur dhe mbeten edhe sot e kësaj dite. Sali Berisha dhe Lulzim Basha janë urdhërdhënësit dhe siguruan mbrojtje edhe sot e kësaj dite për përgjegjësit e tjerë”, tha Felaj. E pyetur se pse edhe pas 8 viteve në qeverisje, PS nuk ka arritur të vendosë drejtësi për “21 Janarin” Felaj u përgjigje se, PS ka reaguar sa i përket kësaj ngjarje. Ajo u shpreh po ashtu edhe ngjarja është hetuar, ndërsa theksoi se kësaj ngjarje do t’i shkohet deri në fund dhe do të bëhet rihetim. “Ne nuk kemi pretenduar në asnjë moment që me ardhjen në pushtet të zëvendësonim prokurorinë dhe gjykatën. Por ne kemi reflektuar duke u sjellë ndryshe. Duke i dhënë qytetarit të drejtën për të protestuar pa frikë. Ne hoqëm murin që rrethonte Kryeministrinë, një gjest i vogël, por shumë kuptimplotë. Ne reaguam fort edhe kur bëmë reformën në drejtësi. Ngjarja e 21 janarit është hetuar në mënyrë të mangët. Urdhrat e dhëna nga Prokurorja e Përgjithshme nuk u zbatuan aso kohe, përkundrazi ajo u denigrua. Shumica e atyre prokurorëve dhe gjyqtarëve nuk e kaluar dot vetingun. Këto janë arsyet pse nuk është bërë drejtësi. Që kjo ngjarje të zbardhet absolutisht që po, ne e kemi ndjekur si çështje. Policia e Shtetit ka kërkuar rihetim. Ne shpresojmë edhe me impaktin që ka dhënë reforma në drejtësi do të bëhet sa më shpejt reforma në drejtësi”, tha Felaj. Deputetja e Partisë Socialiste foli edhe për fushatën. Ajo thotë se sukseset e arritura kanë bërë që PS të ketë një bazë të fortë për të kërkuar mandatin e tretë.
Më të lexuarat


‘Shqipëria buzëqesh’, Rama nxjerr fotot: Vazhdon vaksinimi ndaj koronavirusit i gjyshërve mbi 80-vjeç!

Kryedemokrati Basha mori timonin por harroi rripin, ‘PLAS’ humori në rrjet, ja fotot që po bëjnë xhiron në mediat sociale

“100 dështimet e Ramës”/ Lulzim Basha ‘kap’ mat kryeministrin

Ka surpriza! Nga aktori i njohur te vajza e biznesmenit, zbulohen kandidatët për deputetë të PS në qarkun e Kukësit (EMRAT)

“Kanë përdorur të dhënat e personave të regjistrit civil”, sulmohet nga hakerat Ministria e Financave

Do jenë kandidatë për deputetë me 25 Prill, këto janë 10 finalistët e parë të përzgjedhur përmes platformës “Deputeti që duam” në Partinë Socialiste (EMRAT)

‘Me 25 prill do bëjmë gol të gjithë bashkë’ Agron Duka publikon foton dhe ‘përfshin’ vëllanë në fushatën elektorale

Çfarë po ndodh? Do të nënshkruajë nesër marrëveshjen me Kryemadhin, Basha bën lëvizjen e papritur

As PS dhe as PD, Salianji nxjerr videon dhe kërcënon Ramën: Më 25 prill fiton ...

Bashkëshortja i publikoi foton ndryshe Lulzim Bashës, reagon ‘flakë për flakë’ Erion Braçe dhe kap shkeljen e rëndë të kryedemokratit: Nuk je ndryshe nga mileti ti edhe pse zgjohesh në drekë!
