BREAKING NEWS

Priten stuhi të fuqishme/ Ulje temperaturash dhe rrebeshe shiu në të gjithë vendin, si parashikohet të jetë moti për ditën e sotme

Priten stuhi të fuqishme/ Ulje temperaturash dhe rrebeshe shiu në
x
BREAKING NEWS

Tritol në Vlorë, policia jep informacion për ngjarjen! Nisin kërkimet për kapjen e autorit

Tritol në Vlorë, policia jep informacion për ngjarjen! Nisin
x
BREAKING NEWS

Shqiptarët me gomone për në Angli/ Ambasadori britanik takon Gledis Nanon dhe bën deklaratën e fortë: Do depërtohen, nuk mund të kenë kurrë...

Shqiptarët me gomone për në Angli/ Ambasadori britanik takon
x
BREAKING NEWS

Publikohet dokumenti i gjykatës, Donald Trump po hetohet për ‘Spiunazh’, ja çfarë u gjet gjatë kontrollit nga FBI (Dokumenti)

Publikohet dokumenti i gjykatës, Donald Trump po hetohet për
x
BREAKING NEWS

Kamioni me grurë përmbyset në mes të autostradës, reagon ashpër Erion Braçe: Zotërinj të policisë, buka nuk shkelet, nuk kalojnë makinat mbi...

Kamioni me grurë përmbyset në mes të autostradës,
x
BREAKING NEWS

Foto/ Aksident i frikshëm në Levan-Tepelenë, plagosen 8 persona, detajet e para

Foto/ Aksident i frikshëm në Levan-Tepelenë, plagosen 8 persona,
x
BREAKING NEWS

“Do ketë ‘non-grata’ të tjerë politikanësh”/ Ambasadorit britanik bën paralajmërimin tronditës: Ja kur do të fillojë vala e dytë

“Do ketë ‘non-grata’ të tjerë
x
BREAKING NEWS

Veliaj i përgjigjet ‘flakë për flakë’ ish-presidentit: Për të jetuar unë shisja fiq, Ilir Meta spiunonte miqtë

Veliaj i përgjigjet ‘flakë për flakë’
x

Politike

Festa e Pavarësisë, Basha homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve”, demokratët kritika mazhorancës për distancimin nga aktiviteti në Vlorë

Festa e Pavarësisë, Basha homazhe në “Varrezat e

Dita e Flamurit ka bërë bashkë politikanë e zyrtarë të lartë në vend. Këtë vit u shënua 109 vjetori nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa kanë ardhur urime të shumta nga politika, si edhe janë mbajtur homazhe. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i shoqëruar edhe nga drejtues dhe deputetë të Partisë Demokratike, ka kryer homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve” për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Lideri demokrat Lulzim Basha, u shpreh, se kjo është një ditë që bashkon më shumë shqiptarët. Basha theksoi, se duhet që të përulemi para heronjve dhe dëshmorëve të kombit tonë. “Kremtojmë ditën më të bukur të Kombit tonë që mbush me krenari zemrat e shqiptarëve, kudo ku ndodhen dhe na bashkon në kujtesën e betejave të mëdha për liri dhe pavarësi, e në nderimin e bijve dhe bijave të kombit tonë, që sakrifikuan gjithçka në emër të Kombit dhe nën flamurin kuqezi. Ne përulemi me mirënjohje të thellë për heronjtë dhe dëshmorët e Kombit tonë, luftëtarët e Pavarësisë dhe të rënët për çlirimin nga pushtuesit, tek bijtë dhe bijat e Kosovës e mbarë kombit që luftuan për lirinë e Kosovës dhe dinjitetin e shqiptarëve kudo në trojet e tyre stërgjyshërore. Sakrifica e tyre sublime, na frymëzon për plotësimin e aspiratës europiane të shqiptarëve për bashkim, liri dhe demokraci”, tha ai.

Leskaj akuza

Ndërkohë, që ditën e djeshme është zhvilluar ceremonia e ngritjes së flamurit kombëtar në 109-vjetorin e pavarësisë, ku të pranishëm ishin presidenti Ilir Meta, kryeministri Rama, kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe kryebashkiaku Dritan Leli dhe ra në sy fakti që nuk kishte asnjë përfaqësues të opozitës. Lidhur me këtë ka reaguar deputeti Bujar Leskaj, i cili e ka cilësuar një defekt teknik të mazhorancës. Teksa ka uruar gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë, Leskaj theksoi se deputetët e opozitës nuk janë lajmëruar për të qenë pjesë e aktivitetit. “28 nëntori është dita e kombit, është dita e të gjithëve, është themeli i shtetit shqiptar ku të gjithë ne, pa dallim bindje apo ndasi politike apo fetare përulemi me respekt para varrit të atit të kombit, Ismail Qemalit dhe gjithë shtetarëve që themeluan dhe konsoliduan ndër vite shtetin shqiptar. Kjo datë natyrisht festohet kudo ku ka shqiptarë. Por lezetin kjo festë e ka në Vlorë, të përulemi përpara varrit, tek monumenti i Pavarësisë tek ky qytet që i dha shtetit shqiptar themeluesin e tij. Kur do të bashkohet politika që më 28 nëntor të jeni bashkë? Në 28 nëntor ne të gjithë jemi bashkë pasi është respekti homazhi ynë për atin e kombit, Ismail Qemalin. Sot duhet të ishte defekt teknik që përfaqësues të qeverisë nuk kanë lajmëruar deputetët e opozitës apo drejtues të Partisë Demokratike megjithatë le ta konsiderojmë si defekt teknik pasi ne, më 28 nëntor jemi gjithë bashkë pasi jemi të gjithë shqiptarë”, tha Leskaj.

Më të lexuarat