BREAKING NEWS

Asnjë marrëveshje për Zgjedhoren, PD akuzon PS por nuk tërhiqet nga asnjë kusht dhe qeveria teknike

Asnjë marrëveshje për Zgjedhoren, PD akuzon PS por nuk
x

Politike

Feston sot ditëlindjen, kolegët i bëjnë surprizën e papritur Mimi Kodhelit/ Nuk do ta besoni se sa vjeç bën ish-ministrja (FOTO)

Feston sot ditëlindjen, kolegët i bëjnë surprizën e

Ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ditën e sotme feston ditëlindjen e saj të 55-të.

Ditëlindja mesa duket e ka pritur në punë socialisten, megjithatë kolegët e saj politikanë kanë ditur si ta surprizojnë.

Me një tufë lule, ka qënë Reme Lala ajo që i ka shkuar në zyrë Kodhelir për ta uruar me rastin e ditëlindjes. Më pas deputetes i janë bashkuar edhe të tjerë, demokratë e socialistë, si: Ditmir Bushati; Rudina Hajdari apo dhe Ralf Gjoni.

Kodheli është rikthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes pasi ditën e djeshme gjatë seancës tek Krimet e Rënda, Tahiri tha para togave të zeza se radarët e ushtrisë nuk punonin dhe për këtë problem kishte vënë në dijeni ministren e Brendshme të asaj kohe, Mimi Kodhelin.

Pas deklaratës së ish-ministrit të Brendshëm, Kodheli tha se kur kishte marrë detyrën në shtator radarët i kishte gjetur të fikur. Sipas saj, Tahiri i kishte çuar letrën në tetor, ndërsa vetëm në dhjetor radarët kishin nisur punën.