Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Fillimi i vitit të ri shkollor, ministrja Nikolla raporton në Komisionin e Medias:Mbyllen 350 klasa kolektive, opozita politikë me Mengelin

Postuar: 11/10/2018 - 08:00

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik u mblodh dje nën drejtimin e zv/ kryetares së komisionit, Milva Ekonomi dhe zhvilloi një seancë dëgjimore me ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla, në lidhje me fillimin e vitit të ri shkollor në sistemin e arsimit para universitar. Nikolla në fillim të prezantimit u shpreh se fëmijët nga klasa e parë deri tek e katërta përfituan librat falas, dhe se kjo nismë që këtë vit pilotohet për herë të parë, pritet të zgjerohet edhe me klasa të tjera në vitet pasuese. Ndërkohë që bëri me dije se rreth 350 klasa kolektive ku merrnin mësim nxënës të grupmoshave të ndryshme u mbyllën këtë vit të ri arsimor. Sipas saj, janë zhvendosur në shkollat më të afërta rreth 2900 nxënës.

“Kemi të bëjmë me 228 shkolla që kishin klasa kolektive dhe në fakt janë shkolla vartëse, shkolla që kishin dhe 5 nxënës. Janë 348 klasa kolektive që ne i kemi mbyllur dhe nuk funksionojnë më si të tilla”, deklaroi ajo. Po ashtu, ministrja Nikolla iu përgjigj akuzave në lidhje me shkollën në Mengël të Elbasanit, ku tha se deputetët e Partisë Demokratike krijuan një stuhi në gotë, duke e politizuar protestën e banorëve atje. “Nëse e shikojmë me një sy të vëmendshëm atë video, autobusët e Bashkisë dhe Drejtorisë Arsimore prisnin ndërkohë që deputeti pengonte nxënësit dhe prindërit e tyre për të vijuar mësimin normalisht”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, Nikolla foli edhe për shërbimin e ri që ofrohet, në cilësinë e mësueseve ndihmës për nxënësit me aftësi të veçanta, kjo gjë në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare si UNICEF por dhe të tjera të cilat po mundësojnë trajnimin dhe kualifikimin e këtyre mësueseve. “Do të doja t’ju informoja për procesin e fillimit të vitit të ri shkollor, por duke shtuar se ka qenë një nisje, që jo çdo gjë ka qenë perfekte. Ne kemi ende shkolla që kanë nevojë për ndërhyrje emergjente në rikonstruksionin e tyre. Kemi ende mungesë komunikimi, për nga niveli i përgjegjësisë me Bashkitë ne vend, të cilët duhet të përgatisin në kohën e duhur mjediset shkollore, në mënyrë që të jenë gati për fillimin e vitit shkollor”, nënvizoi ministrja e Arsimit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/10/2018 - 10:30

Deputeti i Partisë Socialiste,  Erjon Braçe tha se Parlamentin e Shqipërisë kanë hyrë deputetë, njëherësh pronarë të pikave të lotove sportive.

Postuar: 17/10/2018 - 10:20

Lëvizjet e fundit të prokurorisë kanë rritur panikun në radhët e opozitës.

Postuar: 17/10/2018 - 10:16

Kreu i mazhorancës Edi Rama ndodhet në sallën e hartave, në bashkëbisedim me qytetarëve.

Postuar: 17/10/2018 - 10:15

Deputeti socialist Erjon Braçe ka komentuar paketën anti-shpifje të propozuar pak ditë më parë ng

Postuar: 17/10/2018 - 10:10

Ndërkombëtarët janë angazhuar shumë fort që reforma në drejtësi në vendin tonë të rezultojë e suk

Postuar: 17/10/2018 - 10:01

Ish-ministri i Drejtësisë ka deklaruar se kryeministri Rama gjendet në një armiqësi patologjike m

Postuar: 17/10/2018 - 10:00

Drejtimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit duket se do të jetë beteja e radhës mes kryeministrit E