BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush përflitet se do të ikë nga kabineti

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush

Shtatori pritet të vijë me surpriza për qeverinë Rama, e cila ka hyrë në vitin e dytë të mandatit të tretë me një mbilodhje për shkak të problemeve që i kanë shpërthyer me korrupsionin dhe futjen në lojë të një sistemi të ri drejtësie. Ministra, deputetë, kryebashkiakë apo dhe zyrtarë të lartë janë pas hekurave ose nën hetim për veprime korruptive. Ish ministri Koka, ish ministri Tahiri deputeti Blako, kryebashkiaku i Lushnjës, drejtori i RTSH dhe shumë zyrtarë të tjera ndodhen të dënuar me burg ose në qeli në ndjekje tëhetimeve. Fenomeni korruptiv i inceneratorve duket se nuk do e mbyllë ciklin vetëm me personat që janë aktualisht nën hetim. Në radhët e mazhorancës ndodhen dia personazhe të tjerë publikë që janë implikuar rëndë me rastin në fjalë. Largimi i Arben Ahmetajt mund të pasohet edhe me largimin Engjëll Agaçit, i cili de facto është lënë në hije nga Edi Rama dhe rolin e tij e ka marrë zëvendësja Kokona e cila drejton sekretariatin e përgjithshëm të qeverisë. Në situatën aktuale qeveria shqiptare ndodhet në një momentum depresiv, ku një pjesë e qeverisë rri me sytë nga SPAK ndërkohë që pjesa tjetër ndihet e terrorizuar nga fati i kolegëve. Mpirja që ka mbërthyer qeverinë duket se po vë kryeministrin Rama në lëvizje për të bërë transformime të qenësishme në ekzekutiv për të përgatitur skuadrën e tij me një tjetër fytyrë në zgjedhjet lokale. Në bazë të zërave që qarkullojnë në enturazhin Rama mësohet se një nga emrat që do të lëvizë do të jetë Niko Peleshi i cili nuk është personazh i admirueshëm nga aleatët, por njëkohësisht nuk është në skuadrën e afërt të Edi Ramës. Një tjetër ministre që mund të lëvizë është edhe ajo e Bujqësisë, Frida Krifca e cila megjithëse është e sponsorizuar fuqishëm nga biznesmeni Samir Mane, nuk ka plotësuar asnjë pritshmëri apo objektiv të vendosur nga Kryeministri Rama. Dështimet e ministres së akademisë së çobenjve në menaxhimin e problemeve të bujqësisë shqiptare janë të shumta, duke filluar nga disbursimi i naftës, zbatimi i politikave ndihmëse të fermerëve dhe inefektshmëria vdekjeprurëse e këtij dikasteri. Probleme reale të këtij dikasteri i ka bërë të qarta deputeti Braçe në prononcimet e tij në parlament.

Ministrat e rrezikuar

Sipas zërave që qarkullojnë mësohet se një pjesë e mirë e ministrave që do lëvizin janë hallkat e dobbëta të qeverisjes Rama. Ministrja e Turizmit, ajo e Kulturës, Ministrja e Jashtme, Ministrja e Sipërmarrjes dhe Ministrja e Financave përflitet që do të hyjnë sistemin e qarkullimit që do të bëjë Edi Rama ditëte para të vjeshtës. Meqenëse së shpejti do të ndizen motorët e fushatës elektorale të zgjedhjeve për pushtetin vendor, Edi Rama ka vendosur të rikthejë figura të njohura të PS. Meqenëse zgjedhjet elektorale për pushtetin vendor pritet të jenë shumë të ashpra në varësi të goditjeve që mazhoranca do të marrë nga SPAK, kanë nisur që tani lëvizjet e forta për të vendosur emrat e kryebashkiakëve. Lëvizja e fundit e Ramës me kalimin në postin e numrit 2 të qeverisë së Belinda Ballukut, duket se po i hap rrugë kandidimit të saj në krye të Bashkisë së Tiranës. Prej kohësh ministrja Balluku ka bërë lobim të hapur kundër Erion Veliajt duke i hapur luftëra të nëndheshme për ti dobësuar pozitat në raport me kryeministrin Rama. Ky i fundit duke parë se protagonizmi i Veliajt në arenën ndërkombëtare, apo dhe  në raport me një grupim të caktuar brenda PS është shumë i fuqishëm,kërkon ta zëvendësojë me një personazh si Balluku, e cila në aspektin e intelektit, apo dhe staturës politike është një nulitet në raport me Erion Velinë. Nisur nga situata amorfe e qeverisë dhe  paparashikueshmëri e lëvizjeve të SPAK pas kthimit nga Uashingtoni, Edi Rama do adaptojë lëvizjet e emrave në qeveri si një mburojë ndaj imazhit negativ që mund ti krijohet nga goditje të emrave të përzierë me korrupsion. Në pritje janë një sërë figurash për të rihyrë në skemën qeveritare që nga Taulant Balla, Bledi Klosi, Erion Braçe, Damian Gjiknuri, Blerina Gjylameti apo dhe ndonjë rrokadë në kabinet. Në prapaskenë u bë kohë që pritet një rikthim i Ditmir Bushatit karriera e të cilit u ndërpre nga zemërimi i padishaut Erdogan. Dritat e shpresës janë ndezur për të pas ftohjes së tejskajshme të kryeministrit tonë me sulltanin turk.  Padyshim që në muhabetet e korridoreve të pushtetit bëhen përditë qeveri sipas orekseve të lojtarëve politikë që vegjetojnë në mazhorancë. Një gjë është e sigurt që Edi Rama mbetet njeri i surprizave dhe pritet që shtatori të ketë shumë të tilla.

Më të lexuarat