Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Fillojmë me ish-deputetët, tek ish-kryetarët e bashkive dhe senatorët politikë", Grida Duma ngre alarmin tek PD-ja, zbuloni arsyen pse

Postuar: 21/10/2019 - 16:12

Ish-deputetja demokrate Grida Duma, ka bërë me dije se PD është gati për protesta dhe i bën thirrje demokratëve se asnjë hap nuk duhet të vazhdojë më me Ramën.

Ajo shkruan se sot duhet të thirret çdo demokrat të përfshihet në vendimmarrje, nga ish-deputetët tek ish-kryetaret e bashkive, tek senatorët politikë. Asnjë minutë për t’u humbur, shkruan Duma.

POSTIMI I PLOTË
 
Europa foli ne duhet të veprojmë pa asnjë apati më. Ndaluam aksionin radikal dhe sakrifikuam për të vepruar me të gjitha energjitë pro hapjes së negociatave! Sot i vetmi diskutim duhet të jetë cilat janë hapat e vlefshëm për rrëzimin e Ramës.
 
 
Rama vetë nuk ikën dhe me Ramën nuk mund të ketë zgjedhje, ne nuk duhet t’i falim qeverisë atë që nuk ja falin partnerët! Qeveria sot nuk ka legjitimitet as brenda vendit dhe as jashtë!
 
Asnjë moment s’mund të jetë më i qetë kur Rama penalizoi Shqipërinë dhe Ballkanin, sot i ranë të gjitha alibitë, Europa foli, asnjë hap më me Ramën!
 
Çdo demokrat duhet të jetë në mbrojte të vetes dhe të ardhmes së shqiptarëve. Asnjë apati apo zvarritje, çdo minutë vonesë e çon vendin në të kaluarën, PD duhet të jetë e ardhmja dhe ta nxjerrë vendin nga e shkuara ku e zhyti Rama.
 
Europa foli, ne duhet të veprojmë, me urgjencë pa asnjë apati me! Ne duhet të protestojmë për largimin e Ramës dhe të jemi gati sot me alternativën konkrete për çdo çështje duke filluar nga reforma zgjedhore, tek zgjidhjet ekonomike.
 
Sot më shumë se gjithmonë vlen protesta, vlen të përballet Rama me papranueshmërinë e largimit nga Europa. Sot duhet të thirret çdo demokrat të përfshihet në vendimmarrje, nga ish-deputetët tek ish-kryetaret e bashkive, tek senatorët politikë. Asnjë minutë për t’u humbur.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 21:14

Partia Demokratike ka marrë në mbrojtje Ilir Metën, në debatin që po zhvillohet për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka akuzuar si mafioz kreun e KED-it, Ardian Dvorani.

Postuar: 15/11/2019 - 21:02

Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë shumë të fortë teksa po fliste të premtën para gazetar

Postuar: 15/11/2019 - 20:46

Nga samiti i Selanikut, ambasadori i SHBA-së në Greqi Geoffrey R.

Postuar: 15/11/2019 - 20:33

Në programin “Historia ime”, Arbër Kodra tregoi si ka ndryshuar jeta e tij pasi trego

Postuar: 15/11/2019 - 20:30

Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha pasditen e sotme në një konferencë me gazetar

Postuar: 15/11/2019 - 20:21

Presidenti Ilir Meta ka pritur ditën e sotme në Presidencë ish-eurodeputeten, Doris Pack.

Postuar: 15/11/2019 - 20:03

Ditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi një takim me mediat për të folur lidhur me ngër