BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura anëtare të Kryesisë së PD-së

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura
x
BREAKING NEWS

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e Kryesisë së PD-së, cili është kandidati më i votuar (Emri)

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e
x
BREAKING NEWS

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si humbën jetën nëna me dy vajzat

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si
x
BREAKING NEWS

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat (Emrat)

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike,
x
BREAKING NEWS

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë
x
BREAKING NEWS

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh ngushëllimet: Kontributi i tij për PD, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri do të mbahen mend

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh
x
BREAKING NEWS

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja momenti kur KFOR-i dhe ekipi RENEA-s shpëtojnë oficerin (Video)

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja
x

Politike

Fillojnë kulisat në PS, “këshilltari mediatik” i Edi Ramës propozon largimin e Erion Veliajt për t’i hapur rrugë Belinda Ballukut

Fillojnë kulisat në PS, “këshilltari mediatik” i Edi

Teksa gjithë vëmendja e debatit publik dhe politik është fokusuar tek përplasjet në Partinë Demokratike, situatë aspak të qetë duket se po kalon edhe Partia Socialiste. Alarimin e ka dhënë këshllitari i kryeministrit Edi Rama, Baton Haxhiu, i cili përmes një editorial të publikuar në median e tij në “Albanian Post”, ka dhënë sinjale se kryebashkiaku aktual i Tiranës, Erion Veliaj pritet të mos jetë kandidat i PS në zgjedhjet lokale të vitit 2023. Zoti Haxhiu është një ndër njerëzit më besnik të kryeministrit Rama dhe me sa duket, ai jovetëm që po flet me gjuhën e kryesocialistit, por përmes kësaj deklarate të fortë kërkon largimin e Veliajt. Ky i fundit është forcuara dhe në korridoret e politikës flitet se do të jetë paraardhësi i Ramës në krye të Partisë Socialistë. Mirëpo kjo ambicie dhe këto aludime që po qarkullojnë për Veliajn, nuk është pritur mirë nga Rama dhe talent në PS. Në artikullin e publikuar prej tij, analisti Baton Haxhiu propozon si kandidatët nga Partia Socialiste për Bashkinë e Tiranës ministren e Infrastrukturës, Belinda Ballukun ose zv;kryeministrin Arben Ahmetaj. Madje në artikull shtrohen edhe pyetjet: Koha për një njeri të besuar si Arben Ahmetaj që udhëhoqi rindërtimin në rang kombëtar?! Koha për një kryebashkiake femër si Belinda Balluku? Apo Rama do të dëshirojë një mandat të katërt që ndërlikohet prej konsumit politik. Kjo është dilema që ngrin buzët e socialistëve. Kush do të jetë e ardhmja e Kryeministrit të Tiranës?”. Pra, nisur nga ky shkarkim, duket qartë që kryeministri Edi Rama po përdor Baton Haxhiun për t’i çuar selam kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke i thënë indirekt se nuk e ka në plan ta kandidojë në zgjedhjet e ardhshme vendore si kandidat të Partisë Socialiste. Megjithatë, gazeta ka mësuar se kjo lëvizje e binomit Rama-Haxhiu, ka ardhur pas vizitës së suksesshme të kryebashkiakut Veliaj javën që shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili u takua me zyrtarë të lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, senatorë amerikan dhe madje ka zëra se ai është takuar edhe zv/presidenten e SHBA, Kamala Harris. Thënë troç suksesi i Veliajt është “kthyer në dhimbje koke” për Ramën, i cili ka nxjerrë Baton Haxhiu për t’i dërguar atij mesazh të koduara.

Klanet në PS, ja çfarë po ndodh në prapaskenë

Por ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj synon të rikandidojë nën siglën e Partisë Socialiste në zgjedhjet vendore për të marrë një mandat të tretë në krye të Bashkisë së Tiranës, në lojë është futur edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Kjo e fundit sipas burimeve nga selia rozë, mësohet se është hedhur në sulm për dhe madje ka shfaqur ambicien për t’i marrë bashkinë Veliajt. Mësohet se në klanin që ajo ka krijuar për të dobësuar dhe mposhtur Erion Veliajn, zonja Balluku ka afruar pas vetes numrin dy të qeverisë “Rama 3”, Arben Ahmetajn dhe Damian Gjiknurin. Në këtë kontekst, mësohet se në prapaskenë po bëhet një luftë shumë e fortë, ku secili klan po punon fort, në mënyrë që të fitojë simpatinë e kryeministrit Rama, me qëllim që në zgjedhjet vendore të vitit 2023 ose zonja Balluku, ose zoti Veliaj të jenë kandidat për Bashkinë e Tiranës nën siglën e PS. Kështu që nisur nga këto të dhëna dhe lufta e fortë që po bëhet në prapaskenë, duket qartë se pas Partisë Demokratike, edhe në Partinë Socialiste pritet të plasë skandali. Pra, përtej buzëqeshjes para kamerës dhe tentativës për t’i paraqitur publikut harmoninë që ekziston brenda PS, aty më së shumti ka intriga, thika pas shpine dhe luftë për pushtet. Megjithatë mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht. Kujtojmë që disa nga deputetët aktualë të Partisë Socialiste janë shfaqur kritikë ndaj punës së qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku padyshim që më të ashpër janë treguar Fatmir Xhafaj dhe Erjon Braçe.

Më të lexuarat