BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të
x
BREAKING NEWS

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues
x
BREAKING NEWS

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me
x
BREAKING NEWS

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin
x

Politike

Fillon “lufta” brenda llojit në “Foltore”, “foleja e dhelprave” nis kacafytjet për postin e Sekretarit të Përgjithshëm, Ervin Salianji kërkon “kokën” e Flamur Nokës

Fillon “lufta” brenda llojit në “Foltore”,

“Lufta” brenda llojit duket se ka mbërritur edhe brenda “Foltores”. Gazeta “SOT” ka mësuar se besnikët e Sali Berishës kanë nisur të kacafyten (zihen) me njëri-tjetrin për ndarjen e posteve. Kur nisi “rebelimin” kundër Lulzim Bashës, Berisha mblodhi me kuç e me maç në të ashtuquajturën “Foltore”, por shumë nga ata që prisnin të shpërbleheshin u hodhën në rrugë si “limon i shtrydhur”. Kështu që disfatë që Berisha korri në zgjedhjet e 14 majit, ka bërë që situatë të ndryshojë, pasi shumë figura që janë atashuar pas tij, kanë shfaqur ambicien për poste drejtuese. Njëri prej tyre është ligjvënësi Ervin Salianji, i cili duke qenë se si i deleguar i “Rithemelimit” në Bashkinë e Kavajës dha kontribut në fitoren e kësaj bashkie nga koalicionin “Bashkë Fitojmë”, i ka vënë syrin postit të Sekretarit të Përgjithshëm, të cilin e mban besniku i Berishës, deputeti Flamur Noka. Mësohet se Salianji kërkon vendin e Flamur Nokës, me argumentin se ky i fundit dështoi në zgjedhjet e 14 majit si i deleguar në Qarkun e Elbasanit, kështu që ai synon “kokën” e “Mulit”. Zoti Salianji si mjeshtër i lëpirjes dhe hipokrizisë, pasi të gjithë e kujtojnë që në 8 janar të vitit 2022, kohë kur selia e PD u dhunua nga mbështetësit e Berishës, hodhi akuza të forta ndaj kryefoltoristit, ndërkohë që sot ai është krah tij. Salianji po shfrytëzon situatën dhe po sulmon ish-kryetarin Lulzim Basha që ta dëgjoj Berisha, me shpresën se “non grata” do t’i japë mundësinë atij, të katapultohet tek posti i Flamur Nokës. Kjo do të thotë se “foleja e dhelprave” siç quhet “Foltorja” zien nga debati dhe pazaret, teksa Berisha e nisi “Rithemelimin” për të kthyer “demokracinë” në PD, por po e bitis në një parti qokash e pazaresh ku mbështetësit kacafyten me njëri-tjetrin për të ndarë postet. Megjithatë me gjithë përpjekjet për të lëpirë atë që ka pështyrë një vit më parë, duket se Salianji e ka të vështirë të marr vendin e Flamur Nokës. Berisha mund ta përdorë atë, duke e diskredituar, pasi po e përdor për të thënë të kundërtat që ka thënë kundër tij një vit më parë. Kjo sepse historia na mëson se të gjithë e duan tradhtinë, por tradhtarin nuk e do askush. Më poshtë gazeta “SOT” në respekt të transparencës për publikun po pasqyron më poshtë disa deklarata që Salianji ka thënë për Berishën dhe çfarë ka thënë tani së fundmi për Bashën.

Ja çfarë ka thënë Salianji për Berishën

Ervin Salianji: Sali Berisha po minon demokracinë

“Sali Berisha po minon demokracinë”, ky ka qenë qëndrimi i deputetit demokrat Ervin Salianji, teksa ishte i ftuar në “Radarin Informativ”. Salianji e ka konsideruar SHBA si një arbitër që është pranuar dhe vendimet duhet të konsiderohen si të mirëqena si në të mirë si në të keq. Deputeti demokrat mes të tjerash ka hedhur akuza ndaj Berishës duke thënë se ai po cënon elementet e demokracisë në vend që ai vetë në të shkuarën ka kontribuar për t’i ndërtuar në Shqipëri. “Fakti që ka një vendimmarrje të qartë, përgjigja është e qartë. Vendimi flet në këtë rast. Është artikuluar qartë kur pranohen si arbitër SHBA. E pranon edhe për Penallti dhe për Karton të Kuq. Padiskutim Basha po provon që po tenton të minojë demokracinë. Nuk po e minon demokracinë Sali Berisha ? Plotësisht. Të gjithë trashëgimia e Berishës, po dëmtohen tani. A është i korruptuar do e shikojmë. Minues i demokracisë. Absolute me qëndrimet publike të tij. Duke tentuar të minojë opozitarizmin dhe elementëve të demokracisë opozita. Dua të shoh nga e ardhmja”, deklaroi Salianji në 8 dhjetor të vitit 2021.

Deputeti Salianji për dhunën e 8 janarit dhe zgjedhjet e 6 marsit:

Vijmë më pas në protestën e 8 Janarit 2022. Ervin Salianji ishte brenda godinës së PD. Ishte ai që u fotografua me shkop në dorë, dhe që dyshohet se ka dhunuar demokratët para selisë së PD. Edhe në lidhje me zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit, Ervin Salianji deklaronte se grupi i Bashës do fitonte gjashtë bashkitë. “Ne do të dalim të parët, do të fitojmë 6 bashkitë. Partia Demokratike do të fitojë 6 bashkitë në të cilat është në garë. Partia Demokratike ka marrë aq vota sa me gjithë represionin, me gjithë blerjen, me gjithë masakrën zgjedhore, diferenca është shumë më pak se sa votat e pavlefshme se sa mandatet e atyre që janë non grata”, deklaroi Salianji në atë kohë. Pas 6 Marsit, ku grupi i Bashës humbi, ku jo vetëm që nuk morën asnjë bashki, por u katandisën forcë e tretë politike, Ervin Salianji “kapërcen ylberin”. Del kundër Bashës, dhe i kërkon këtij të fundit të japë dorëheqjen nga drejtimi i PD-së.  Por, pasi doli kundër Bashës, “Babale” tashmë duket se ka ngrënë “turpin me bukë”, dhe po kërkon strehim tek Berisha. Pra, Ervin Salianji është hedhur në “prehrin” e Berishës, edhe pse vetë e deklaronte se “cënon partneritetin me SHBA”.

Fillon “lufta” brenda llojit në “Foltore”,

Salianji sulmon Berishën: Për shkak të non-gratës bën hipokrizi

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tha se vota e PD pro zgjatjes së afateve të mandatit të vetingut është për interesin e Shqipërisë dhe integrimit të saj evropian. Në një dalje për mediat jashtë Kuvendit, Salianji sulmoi dhe ish kryeministrin Sali Berisha kur kujtoi se një pjesë e anëtarëve te komisioneve te vetingut “janë zgjedhur për rastësi nga një pjesë e deputetëve që sot janë në anën tjetër e bëjnë hipokrizi e inkoherencë”. “Nuk i lëmë asnjë alibi PS, dëgjojmë thirrjen e partnerëve ndërkombëtar. Të gjithë partnerët kanë kërkuar të votohet për interes të Shqipërisë se votimi i vetingut po e quaj me kontroll ndërkombëtar e jo pa kontroll ndërkombëtar siç e kërkon Edi Rama i hap rrugën Shqipërisë sa na takon ne duke dhënë votën për procesin e integrimit. Çdo hipokrizi tjetër, mos harrojmë në 2016 kur PD atëherë dhe gjithë opozita ka votuar me 140 vota komisionet e vetingut që janë sot, mos harrojmë që një pjesë të deputetëve që sot për shkak te marrëdhënieve te përkeqësuar te ndërprera dhe për shkak të non gratës nuk duan të kemi marrëdhënie me partnerët ndërkombëtarë kanë zgjedhur gjysmën e komisioneve të vetingut. Pra gjysma e anëtareve te komisioneve te vetingut sot jane zgjedhur për rastësi nga një pjesë e deputetëve që sot janë në anën tjetër e bëjnë jo vetëm hipokrizi e inkoherencë jo qe s’kanë interesin e PD e publikut por kane interesin për te thënë element për te shpërqendruar vëmendjen. Ne vendosim interesin e qytetarëve dhe marrëdhëniet me partnerët strategjikë te cilat nuk duhet te dëmtohen për asnje moment”, u shpreh Salianji në 10 shkurt të vitit 2022.

“Shërbyesi kryesor i Ramës”, Salianji për rikthimin e Bashës

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka deklaruar se rikthimi i Lulzim Bashës është për interesat e tij personale. I ftuar në një media u shpreh se Basha duhet të largohet dhe t’i lërë demokratët që të bashkohen. Salianji tha gjithashtu se Bashës i janë dhënë të gjitha mundësinë e mundshme nga demokratët, por se është pikërisht ai që e katandisi PD-në në gjendjen ku ndodhet sot, duke i shërbyer kryeministrit Edi Rama. “Thellësisht për interes personal. Logjika më çon se është për t’i shërbyer Edi Ramës, për t’i vendosur një barrierë tjetër bashkimit të demokratëve. Ndërkohë që demokratët janë detyruar të ulen të bashkëpunojnë me kolegë të PS në komisione, sot deputetet e dalë nga lista nuk ulen me njëri tjetrin. Nuk ka një interes për të ndihmuar demokratet. Nuk duhet marrë seriozisht fare, për ta thënë në mënyrë metaforike. Është si dikush që zgjohet nga gjumi kap play station-n dhe mendon se do luajë. 20 njerëz i mbledh edhe militanti më fundor. Mund t’i mbledhë dhe të thotë do jem shpëtimtari. Po t;ju them unë që ai do jetë shpëtimtari, ju nuk do e mbani dot të qeshurën”, nënvizoi Salianji në 29 maj të këtij viti.