BREAKING NEWS

ZYRTARE/ Kuvendi zgjedh kryetarin e ri të KLSH-së

ZYRTARE/ Kuvendi zgjedh kryetarin e ri të KLSH-së
x

Politike

Finalizimi i super-operacionit, reagon Ambasada e SHBA-së dhe jep mesazhin e fuqishëm

Finalizimi i super-operacionit, reagon Ambasada e SHBA-së dhe jep mesazhin

Ditën e sotme autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare shkatërruan një organizatë kriminale italo-shqiptare, të cilët merreshin me trafikimin e lëndëve narkotike. Lidhur me këtë ka ardhur reagimi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ambasada ka përshëndetur operacionin e SPAK dhe anti-mafias italiane.

Sakaq, në postim thuhet se SPAK duhet të vazhdojë punën dhe të japë rezultate në emër të popullit shqiptar.

“Urime SPAK-ut për akuzat dhe përfshirjen në çështjen italiane anti-mafia për lëndët narkotike dhe krimin e organizuar. Vazhdoni punën e mirë & të jepni rezultate në emër të popullit shqiptar,” shkruhet në postim.