BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Financimet e Athinës trazojnë Tiranën, mediat greke publikojnë emra gazetarësh e politikanësh, të akuzuarit mohojnë të kenë marrë para

Financimet e Athinës trazojnë Tiranën, mediat greke

Financimet greke në vendin tonë vijojnë të trazojnë aktualitetin politik e mediatik në vend. Pak ditë më parë u bë e ditur se Nikos Kotzias dha dorëheqjen nga posti i Ministrit të Jashtëm për shkak se kishte dhënë rreth 1 milionë euro për gazetarë e media në Shqipëri për të mbështetur Athinën. Dje ka qenë një artikull i mediave greke që e ka tensionuar akoma dhe më tepër situatën. Në portalet shqiptare ka qarkulluar një artikull i gazetës greke “Eleftheri Ora”, në të cilin jepen disa emra të njohur në Shqipëri, ku pretendohet se kanë marrë para. Më konkretisht emrat që pretendohen e janë financuar janë: Qamil Lirza, pedagog në Universitet, 63.000 Euro; Olta Gixhari, aktore, 12.000 Euro; Shpëtim Idrizi, kryetar i PDIU në Shqipëri, 340.000 Euro; Dashamir Tahiri, ish Deputet i Partisë të Çamëve, 25.000 Euro; Eni Vasili, gazetare, 20.000 Euro; Mustafa Nano, gazetar Tv, 30.000 Euro; Si dhe: Artur Zheji, Kosta Braka, Henri Cili, Artan Hoxha, Alfred Cako, Mentor Nazarko, Ardit Gjebrea, Ervin Salianji, Noizy, Rudina Magjistari, Anila Basha, Sonila Meço. Gazeta bëri dje një kërkim të gjatë për këtë artikull, por në faqen zyrtare të gazetës greke nuk figuron diçka e tillë. Vetë kanë reaguar dhe protagonistë dhe e kanë cilësuar si lajm të fabrikuar. Në artikull përmendet dhe një analist grek, i quajtur Nikiforos Diamanduros, i cili flet gjatë për kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi. Sipas asaj që pretendohet aty, kreu i çamëve paguhet nga grekët. “Këto para kanë filluar të shkojnë në Shqipëri që pas luftës se Kosovës, pasi shërbimet e fshehta greke zbuluan se ata që mbështeten shqiptarët në atë luftë po përgatiteshin për të kërkuar territor në dëm të Greqisë. Fillesat ishin me ushtrinë Çlirimtare të Çamërisë e cila u ideua pikërisht në 1999 dhe u shfaq për herë të parë në vitin 2005 nën udhëheqjen e Festim Lato dhe Mirsad Ndrecaj i vrarë gjatë luftimeve me ushtrinë Maqedonase të Veriut në atë qe njihet si Incidenti i Kumanovës. Beg Rizaj, gjithashtu i vrarë në të njëjtën mënyrë si Ndrecaj ishte përfshirë. Baza e kësaj ushtrie ishte Bestrova në Vlorë. Kush i financoi këta? Festim Lato ishte në Holandë çfarë e solli Shqipëri? Lobi Hebre a ka ndikuar? Disa thonë CIA mbase Mosad, pra janë paguar para. Edhe Greqia ka bërë të njëjtën gjë”, thuhet të jetë shprehur analisti grek.

Reagojnë gazetarët

Artikulli që ka qarkulluar në portale ka trazuar dje mediat dhe politikën. Shumë prej tyre reaguan, ndërsa disa heshtën. Gazeta u mundua të kontaktojë me disa për të marrë një reagim, por ishte e pamundur. Megjithatë të vetmit që reaguan publikisht ishin gazetarja Eni Vasili, gazetari Artur Zheji dhe studiuesi Alfred Cako. Eni Vasili përmes një statusi në rrjetet sociale mohoi të gjitha pretendimet e shkrimit në fjalë. “Për të gjithë miqtë e mi që më pyesin sinqerisht në lidhje me këto lista fantazmë: Nuk ka absolutisht asgjë të vërtetë në këtë shpifje të ulët e cila bëhet me qellim për tu larguar të vërtetës dhe emrave reale në këto lista. Do të impenjohem personalisht në investigimin e burimit të këtyre listave dhe së shpejti të gjitha në një emision për të vërtetat e kësaj çështje që vlen të sqarohet larg spekulimeve dhe shpifjeve. Për sa më takon nuk kam firmosur kurrë në asnjë listë që nuk është e borderosë time të punës”, tha ajo.

Rigels Seliman

Më të lexuarat