Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Financimi rus i PD, tkurret opozita në Gjirokastër, 3 këshilltarë i bashkohen PS

Postuar: 13/03/2018 - 17:09

 Pas skandalit të publikuar nga gazeta amerikane investigative “Mother Jones”, që lobimi i PD-së në Amerikë është financuar nga rusët, ka ardhur një tjetër reagim nga ana e anëtarëve të opozitës. Bëhet fjalë për dy këshilltarë të LSI dhe një i PDIU, në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës që kanë shpallur bashkimin me PS. Arsyeja kryesore të “tkurrjes së opozitës”, siç e kanë pranuar edhe vetë, është financimi rus i së partisë kryesore të opozitës.  Arben Rexhaj dhe Adrian Hyska nga LSI dhe Selaudin Mosho i PDIU kanë bërë publik vendimin e tyre, të detyruar nga qëndrimi kundër interesave të qytetarëve që po mban LSI.  Në qëndrimin e tyre, nuk munguan edhe akuzat ndaj LSI-së, duke e quajtur edhe parti tepsije që nuk i interesojnë interesat e shqiptarëve.

 “Me aleancën PD-LSI nuk kishte më asgjë çfarë na bashkonte, aq më tepër kur sot jemi përpara një fakti të rëndë. Partia që para 27 vitesh lindi si shpresë për shqiptarët, sot merr financime okulte nga oligarkë rusë, vetëm e vetëm për të nxirë Shqipërinë dhe për të krijuar trazira. Besoj se kjo turpëron edhe kolegët e tjerë demokratë në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës dhe gjithë mbështetësit e PD-së. Lulzim Basha duhet të shkojë përpara drejtësisë për këtë aferë të rëndë kundër Shqipërisë, ndërsa LSI-ja mund të vazhdojë t’i qëndrojë nga pas duke rikonfirmuar sërish se ka qenë dhe mbetet parti tepsie dhe që s’i intereson asgjë tjetër veç pushtetit”, thanë në qëndrimin e tyre para opinionit publik këshilltarët.

 

 



/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 17

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/06/2018 - 23:33

Ngritja e një kampi refugjatësh në Shqipëri është një nga çështjet më të komentuara në vendin tonë.

Postuar: 23/06/2018 - 21:32

Drejtuesi i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima i ftuar në studion e Ora News, e konsideroi si katas

Postuar: 23/06/2018 - 21:23

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar të tjera detaje rreth projektit “Smile Albania”.

Postuar: 23/06/2018 - 21:16

Pas hapjes së sezonit turistik, kryeministri Edi Rama ka vijuar me postimet që udhëzojnë qytetarë

Postuar: 23/06/2018 - 21:10

Pas hapjes së sezonit turistik, kryeministri Edi Rama ka vijuar me postimet që udhëzojnë qytetarë

Postuar: 23/06/2018 - 19:54

Prej disa muajsh artistët po protestojnë kundër shembjes së godinës historike të Teatrit Kombëtar

Postuar: 23/06/2018 - 19:51

Analisti Ilir Kulla ka argumentuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24 se ve