Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Financimi rus i PD, tkurret opozita në Gjirokastër, 3 këshilltarë i bashkohen PS

Postuar: 13/03/2018 - 17:09

 Pas skandalit të publikuar nga gazeta amerikane investigative “Mother Jones”, që lobimi i PD-së në Amerikë është financuar nga rusët, ka ardhur një tjetër reagim nga ana e anëtarëve të opozitës. Bëhet fjalë për dy këshilltarë të LSI dhe një i PDIU, në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës që kanë shpallur bashkimin me PS. Arsyeja kryesore të “tkurrjes së opozitës”, siç e kanë pranuar edhe vetë, është financimi rus i së partisë kryesore të opozitës.  Arben Rexhaj dhe Adrian Hyska nga LSI dhe Selaudin Mosho i PDIU kanë bërë publik vendimin e tyre, të detyruar nga qëndrimi kundër interesave të qytetarëve që po mban LSI.  Në qëndrimin e tyre, nuk munguan edhe akuzat ndaj LSI-së, duke e quajtur edhe parti tepsije që nuk i intereson interesat e shqiptarëve.

 “Me aleancën PD-LSI nuk kishte më asgjë çfarë na bashkonte, aq më tepër kur sot jemi përpara një fakti të rëndë. Partia që para 27 vitesh lindi si shpresë për shqiptarët, sot merr financime okulte nga oligarkë rusë, vetëm e vetëm për të nxirë Shqipërinë dhe për të krijuar trazira. Besoj se kjo turpëron edhe kolegët e tjerë demokratë në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës dhe gjithë mbështetësit e PD-së. Lulzim Basha duhet të shkojë përpara drejtësisë për këtë aferë të rëndë kundër Shqipërisë, ndërsa LSI-ja mund të vazhdojë t’i qëndrojë nga pas duke rikonfirmuar sërish se ka qenë dhe mbetet parti tepsie dhe që s’i intereson asgjë tjetër veç pushtetit”, thanë në qëndrimin e tyre para opinionit publik këshilltarët.

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 15

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/06/2018 - 18:44

Pas qëndrimit të Kryeministrisë e cila nuk ishte dakort me vendimin që kishte marrë Bashkia e Hasit, e cila i akordoi titullin ‘Qytetar Nderi’ Gafur Mazrekut, i cili plagosi në 1997 Azem Hajdarin, vjen rea

Postuar: 18/06/2018 - 18:01

Riparimi i autostradës Tiranë-Durrës ka krijuar trafik, çka ka sjellë reagime të shumta si nga

Postuar: 18/06/2018 - 17:44

Në kuadër të programit “100 fshatrat”, Kryeministri Rama zhvilloi një takim ditën e s

Postuar: 18/06/2018 - 17:29

Një përgjigje negative nga Brukseli këtë fund qershori për negociatat e Shqipërisë me BE-në, për

Postuar: 18/06/2018 - 17:17

Kryeministri Edi Rama vijon replikat me qytetarët në Facebook për taksat dhe problemet që i shqet

Postuar: 18/06/2018 - 17:03

Pas vendimit të Këshillit Bashkiak Has, që shpalli qytetar nderi Gafurr Mazrekun, ka reaguar krye

Postuar: 18/06/2018 - 16:24

Këshilli Bashkiak i Hasit shpalli “Qytetar nderi”, Gafur Mazrekun, ish deputetin që