BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Firmoset marrëveshja për portin e ri të jahteve në Durrës, Haxhinasto: Projekti me rëndësi për ekonominë shqiptare

Firmoset marrëveshja për portin  e ri të jahteve  në
Ditën e sotme në ambientet e ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, është zhvilluar ceremonia e firmosjes së kontratës Konçesionare për Portit e ri të jahteve në Durrës.
 
Gjatë ceremoninë ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, tha se ky projekt ka një rëndësi të madhe për industrinë e turizmit.  Por gjithashtu ministri renditi edhe impaktin pozitiv për banorët e zonës, pasi pritet të hapen vende të reja pune.  
 
Ministri Haxhinasto, tha se investimi kap  vlerën e 15 milion dollarëve, dhe parashikon  ndërtimin e infrastrukturës që do i shërbejë në masë të konsiderueshme turizmit. Haxhinasto i konsideroi si sinjale pozitive për ekonominë Shqiptare, interesin e madh të investitorëve të huaj dhe vendas për të zhvilluar fushën e marinave turistike.  
                                                                    
Fjala e plotë e ministrit Edmond Haxhinasto
 
Sot realizojmë firmosjen e një kontrate konçesionare me subjektin, “Albania Bay Marine”, një kontratë që ka si objekt, realizimin e një porti jahtesh në pjesën veriore të portit të Durrësit. Projekti ka rëndësi sepse përveç investimit që arrin në 1,5 miliard lekë të reja, reth 15 milion dollar, parashikon të ndërtojë  objekte të tjera në funksion të kësaj marine, si dhe të investojë në infrastrukturën që do I shërbejë këtij porti. Është një port I rëndësishëm sepse së bashku me portet e tjera që po ndërtojmë  në Shqipëri, do të ofrojë një sërë shërbimesh të rëndësishme në industrinë e turizmit, veçanërisht për marinat, shërbimet që  janë akoma në fazën fillestare. Ky port vjen së bashku me portin e Synej në Kavajë, një investim edhe ai I rëndësishëm rreth 45 milion dollar, apo  porti turistik I Shëngjinit rreth 5 milion dollar, si dhe ai i Bunecit në jug të vendit që është duke u trajtuar si kontratë konçesionare. Pa lënë menjanë portin e ndërtuar tashmë të Orikumit që është në fazën e plotësimit të gjithë kuadrit ligjor, për tu bërë një port I hapur ndërkombëtar për t”ju shërbyer jahteve që operojnë në detin Adriatik dhe Jon. Këto janë sinjale shumë pozitive për industrinë tonë turistike, për zhvillimin e porteve tona turistike, me qëllim që të plotësojë edhe atë gam të shërbimeve që kjo industri e ka të nevojshme. I uroj kompanisë sukses dhe të realizojnë sa me shpejt, në kohë, dhe sigurisht  me standarde këtë port, që do të sjellë angazhimin e mjaft punonjësve e inxhinjerëve, duke u bërë edhe një mundësi shumë e madhe për punësimin e banorëve në qytetin e Durrësit. 
 

Më të lexuarat