BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Fitorja e Merkel, Ylli Manjani: Zgjedhje jo shaka!

Fitorja e Merkel, Ylli Manjani: Zgjedhje jo shaka!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar për zgjedhjet parlamentare të mbajtura gjatë ditës së sotme në Gjermani.

Menjëherë pas daljes së exit-polleve, të cilët shpallën fituese Angela Merkel, Manjani shkruan në “Facebook”, se të gjitha partitë i lexojnë rezultatet dhe shprehin mirënjohje për votuesit.

Më tej, ai kërkon që situata të mos krahasohet me atë që ndodh në vendin tonë, duke shtuar se ata s’kanë fare lidhje me ne.

Postimi i plotë:

Zgjedhje jo shaka!

-------

Publikohen exit pollet. Askush nuk i konteston! Të gjithë partitë i lexojnë dhe shprehin mirënjohje për votuesit.

Partitë kryesore kanë rënie të dukshme, por pranojnë gabimet që kanë bërë. E bëjnë këtë gjë menjëherë pas votimit, pa pritur rezultatin zyrtar.

Meqë ra fjala, nuk del askund "komisioni i zgjedhjeve"...

Kulturë, respekt, tolerancë dhe përgjshmëri maksimale.

Asnjë zë i ngritur, megjithë pezmin që parti tradicionale përjetojnë kur shohin se votues të tyre kanë votuar parti tjetër. Seehofer psh, leader i CSU Bavareze, pranoi i pari gabimet e partisë së tij, që favorizuan rritjen e AFP ( parti e ekstremit të djathtë).

Martin Schulz bëri të njejtën gjë megjithëse SPD e tij është në rënie të thellë. Edhe ai pranoi gabimet për politikat e gabuara të ndjekura ndaj "koalicionit te madh"; ndaj ekonomisë; ndaj Refugjatëve dhe luftës kundër terrorit.

Eksponentë të CDU bëjnë fiks të njëjtën gjë.

Edhe AFP që ka rritje (ekstrem i djathtë) vijon të mbështesë pa ndrojtje idetë e veta të cilat u votuan goxha mirë...

Gjithçka mbi idetë dhe veprimet politike. Asgjë personale...

Të gjithë besojnë votën! E nderojnë dhe vlerësojnë duke analizuar vetveten, jo kundërshtarin.

Pash zotin, në keni zot, mos na krahasoni me ata! Nuk kemi fare po fare lidhje!

Nuk kemi për të patur, në fakt! Jo në të gjallët tonë, të paktën...

P.S. shihni më mirë kanale të huaja...

Më të lexuarat