Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Fitouessi: Sulmi s’ka lidhje me fenë, ata janë vrasës, Evropa të mësojë nga Shqipëria paqen mes besimeve fetare

Fitouessi: Sulmi s’ka lidhje me fenë, ata janë vrasës, Evropa të mësojë nga Shqipëria paqen mes besimeve fetare

Postuar: 08/01/2015 - 17:21

Ambasadori i Francës në Shqipëri, Bernard Fitoussi, ka theksuar se atentati terrorist i një dite më parë në revistën satirike “Charlie Hebdo”, nuk ka asnjë lidhje me fenë. Ndërsa, ka pohuar se Evropa duhet të mësojë nga Shqipëria se si të vendosë harmoni mes besimeve fetare. 
 
“Kundërshtoj fort të bëj ndonjë lidhje fetare me këtë krim, ata janë vrasës, janë kriminelë pa ligj dhe pa nder. Dua të shpresoj që vendi im dhe gjithë Evropa të mësojnë nga Shqipëria, që të bëjnë të jetojnë në paqe të gjithë pjesëtarët besimeve fetare”, ka theksuar ambasadori.
 
Më tej, ai ka shtuar se dita e sotme është shpallur nga presidenti francez si ditë zie, ndërsa ambasada franceze në Tiranë ka ulur flamurin në gjysmështizë.
 
Ndërkohë, ai ka njoftuar se duke filluar nga dita e premte, në ambientet e ambasadës do të hapet një libër, ku të gjithë të kenë mundësi të shkruajnë ngushëllimet e tyre, në lidhje me ngjarjen që tronditi mbarë botën.
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 23:55

Lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, ka reaguar edhe avokati Spartak Ngjela.

Postuar: 19/07/2019 - 23:54

Avokati Spartak Ngjela, duke komentuar zhvillimet e reformës në drejtësi dhe ngritjen e instituci

Postuar: 19/07/2019 - 23:26

Kreu LZHK, Dashamir Shehi e ka konsideruar gjest shtetari vendimin e kryeministrit kosovar Ramush

Postuar: 19/07/2019 - 22:58

Avokati Spartak Ngjela tha se Sali Berisha duhet të ndërrojë lidershipin e Partisë Demokratike pa

Postuar: 19/07/2019 - 22:51

Deputetja e PD-së Rudina Hajdari ka reaguar për miratimet e dy ligjeve në kuvend për Reformën në

Postuar: 19/07/2019 - 22:00

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në sheshin e qytetit

Postuar: 19/07/2019 - 21:50

Kryebashkiakja në ikje e Shkodrës Voltana Ademi thotë se padia e bërë nga Shoqata e Bashkive në G