BREAKING NEWS

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon studimin: Vdekshmëria e koronavirusit është krahasuar me vdekshmërinë që sjell një aksident automobilistik. Lajmi i mirë është që…

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon
x

Politike

Fjalët e fundit të Hashim Thaçit para se të intervistohet

Fjalët e fundit të Hashim Thaçit para se të intervistohet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, para intervistimit të tij në Hagë, e ripërsëriti se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër dhe se ftesa e tij, është një njollosje e luftës së UÇK-së dhe se sipas tij, kjo më tepër është propagandë politike, pasi që siç theksoi Thaçi, Kosova është në momentet e saja kyçe politike, pra me dialogun me Serbinë.

Tutje në fjalimin e tij në gjuhën angleze drejtuar edhe medieve të huaja, presidenti Thaçi tha se, do t’i përgjigjet çdo ftese të Gjykatës Speciale për të treguar pafajësinë e tij, Veselit dhe të gjithë atyre që luftuan për lirinë e vendit të tyre.

Thaçi edhe një herë theksoi se ka qenë Sllobodan Millosheviq ai i cili ka kryer krime dhe gjenocid në Kosovë.

Sipas Thaçit, populli i Kosovës ka luftuar për lirinë e tij dhe ka mbrojtur tokat e veta.Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është paraqitur në Dhomat e Specializuara për t’u intervistuar, ashtu siç kishte marrë ftesën ditë më parë.

Thaçi tha se beson të drejtësia dhe e vërteta dhe ky ishte çmimi i lirisë që duhet ta paguajë.

“Sot jam këtu në respekt të ëndrrës time dhe për atë që kam luftuar, një Kosovë të lirë dhe të pavarur, bazuar në të drejta të barabarta dhe në sundimin e ligjit. Jam gati të përballem me sfidat e reja dhe të fitoj, për djalin tim, për familjen time dhe për vendin tim. Askush nuk mund ta rishkruajë historinë. Ky është çmimi i lirisë. Unë besoj në paqe, në të vërtetën dhe në drejtësi. Unë besoj në dialog dhe në marrëdhënie të mira me vendet fqinje. Kosova është një histori suksesi dhe unë jam shumë krenar. Destinacioni i Kosovës është integrimi në Bashkimin Evropian, NATO dhe marrëdhëniet e mira me SHBA,” deklaroi Thaçi.

Ndërkohë, një grup mbështetësish të UÇK-së dhe presidentit Hashim Thaçi janë mbledhur jashtë Gjykatës Speciale në Hagë dhe kanë brohoritur emrin e kreut të shtetit, “UÇK” si dhe me pankarta në duar kanë kërkuar drejtësi për krimet e kryera në Kosovë gjatë luftës së fundit.

Më të lexuarat