Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Fjalët janë si ku*vat”, analisti i njohur del në krahë të Ramës dhe bën deklaratën e papritur

Postuar: 19/12/2018 - 08:54

Analisti Lorenc Vangjeli në studion e emisionit “Opinion” është shprehur se çështja e studentëve duhet të zgjidhet me dialog, por Vangjeli ka zgjedhur një mënyrë krejt të veçantë për të dalë në përfundimin e tij.

Fillimisht analisti ka pranuar një lloj faji publik për veten dhe kolegët që kanë patur mundësinë për të folur dhe nuk e kanë ditur realitetin shqiptar, por ai tha më pas se numri i studentëve në Shqipëri duhet të vijë duke u ulur.

“Kemi krijuar një distancë të jashtëzakonshme nga brezi në brez. Ne në diferencë me ta kemi një humnerë të madhe moskuptimi dhe jokuptimi. Protesta është refleks i frustrimit të prindërve të tyre. Është refles i frustrimit për pabarazinë sociale, arrogancën, hipokrizinë, për atë që nuk shkon si duhet. Për ata që u shpresua, por nuk u bë.

Dhjetorin e 90 na e vodhën komunistët. Kjo protestë të mos mbahet peng i mendësisë komuniste. Komunistët vendosin ultimatume. Të kuptojmë që gjithë shoqëria shqiptare është në krizë, por nuk ndreqet duke i rregulluar çatinë. Universiteti është çatia. Secili nga ne ka nga pak hipokrizi.

E kam shkruar më parë, fjalët janë si kurvat. Kurrë nuk thonë atë që mendojnë. Reforma fillon nga arsimi fillor, nga arsimi i mesëm dhe pastaj nga krijimi i filtrave për të vajtur në shkollë të lartë. Nuk ka vend Shqipëria për 140 mijë studentë.  Për fatin e keq të tyre dhe tonin, ulja graduale e numrit të studentëve. E vetmja zgjidhje është dialogu. Ne preferojmë gënjeshtra të sheqerosura se të vërtetën e hidhur. Nuk do harrojmë borxhin ndaj jush për këto 28 vjet vanitet”, tha Vangjeli.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/01/2019 - 18:59

Mazhoranca miratoi dekretet e Presidentit sa i takon ministrave të rinj.

Postuar: 16/01/2019 - 18:32

Banorët e “Unazës së Re” kanë dalë sërish sot në protestë nga ku kërkojnë  që të

Postuar: 16/01/2019 - 18:30

Seanca e jashtëzakonshme plenare për të votuar dekretet e presidentit Ilir Meta mbi ndryshimet

Postuar: 16/01/2019 - 18:23

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është duke zhvilluar mbledhje me aleatët e PD-së.

Postuar: 16/01/2019 - 17:50

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla nga jashtë ambienteve të Kuvendit komentoi

Postuar: 16/01/2019 - 17:44

Pasi opozita kërkoi që seanca e sotme e jashtëzakonshme të shoqërohej me debat, kërkesë që nuk

Postuar: 16/01/2019 - 17:43

Seanca plenare për shqyrtimin e dekreteve të Presidentit për shkarkimin dhe emërimin e ministrave