Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Flaka e Bashës dhe Kryemadhit do fiket shpejt!", shpërthen ish deputeti demokrat: Zoti e ndihmoftë PD-në

Postuar: 14/03/2019 - 20:16

 Ish deputeti demokrat Sherefedin Shehu ka komentuar deklaratën e kreut të PD, Lulzim Basha, të bërë para dibranëve për dosjen 184.

Nga Dibra, Basha përmendi emrat që sipas tij implikohen nga kjo dosje, ndërsa Shehu në një postim në rrjetet sociale ka një pyetje për të gjithë dibranët që pritën kreun e PD.

Postimi i plotë i Shehut:

Të Dashur Dibranë,

U gëzova shumë që ju pashë të shtuar dhe me entusiazëm në mbështetje të PD-së. Por, meqenëse Basha foli më shumë për dosjen 184, duhej ta kishit pyetur se ku e ka protagonistin e tij që kjo dosje e viktimizoi dhe PD-së i legjitimoi çadrën.

Dhe këtë nuk po jua kërkoj që unë të fitoj pikë por kjo pyetje e ndihmon PD-në për të gjetur rrugën e fitores.

Nëse shqiptarët shikojnë se kreu i PD-së nuk është në gjendje të mbajë shtëpinë e tij nuk mund të besojnë se ai do të rregullojë Shqipërinë.

Nëse standartet e mira që i përmend çdo ditë nuk i zbaton për vete, nuk besoj se mund t’u mbushësh mendjen të tjerëve se do ti zbatosh për Shqipërinë.

Dosja 184 dhe shumë dosje të tjera tregojnë se kjo nuk është Qeveria që shqiptarët duan, por askush nuk mund të pranojë Republikë të Re me mendje të vjetër.

Sepse kjo bëri që të hysh në çadër dhe të mos dish si të dalësh prej andej dhe tani që i dogje mandatet kam frikë se flaka e tyre do të fiket shpejt.

Zoti e ndihmoftë PD-në dhe Shqipërinë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 21:34

I ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën”, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi teksa komentoi turizmin në vend tha se zgjedhjet e 30 Qershorit mund të ndikojnë në sezonin turistik.

Postuar: 21/05/2019 - 21:15

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka komentuar Reformën në Drejtësi si një realitet fake dhe i h

Postuar: 21/05/2019 - 21:15

Deputet i Partisë Socialiste,Ervin Bushati, i ftuar  në A2 CNN, deklaroi se agjenda e opozit

Postuar: 21/05/2019 - 21:02

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se shumica e Komisionerëve në KZAZ do të ishin gra

Postuar: 21/05/2019 - 20:57

 Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit Rudina Hajdari tha se opozita parlamentare

Postuar: 21/05/2019 - 20:50

Deputetja e PS Milva Ikonomi shprehet se protesta e thirrur nesër nga studentët përpara Ministris

Postuar: 21/05/2019 - 20:48

Pjerin Ndreu, kandidati i Partisë Socialiste ka deklaruar në zgjedhjet e 2017-ës, ishte LSI që bl